Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Nuk bëhet kështu shkolla në televizion

Opinione

Nga Artan Fuga/ Nuk bëhet kështu shkolla në televizion

Publikuar

-

Greqia paralajmëroi zgjerim të territoreve detare/ Fuga: duhet të shqetësoheni

Ka disa ditë që më ka tërhequr vëmendjen emisioni për shkollën në televizionin publik shqiptar. Gjoja si zëvendësues ose ndihmës për mësimin në klasë në kohë pandemie.

Dje pata pak kohë ta ndiqja me kujdes disa minuta, sepse një i afërt më tha : Ore, shih se çfarë bëhet! Ka gallatë!

Pëllcet qeliza – thotë mësuesja!

Ishte një lemeri, një banalitet, një mediokritet i paparë! Më mirë pa mësim fare sesa me ato paçavure!

Ishte tema e mësimit në histori: Monarkia franceze!

Nuk kuptohej nëse atë mësim e kishte çertifikuar Ministria e arsimit apo ishte një show e televizionit publik, një koncert variete komike për të na bërë të qeshim.

Uroj që nxënësit të mos e kenë marrë seriozisht dhe t’i kenë kthyer kurrizin! Më mirë pa shkollë sesa me atë lloj mësimi të turpshëm, ku me taksat e qytetarëve disa institucione tallen.

Nuk e ka fajin prezantuesja, së cilës i kërkoj falje, por nuk kuptohej se për cilin cikël ishte mësimi.

Ishte mësim historie, por nuk kishte asgjë historie, më shumë një sociologji banale e feudalizmit, trajtuar si mos më keq. O Zot!

Jepej një citim, por pa pikë reference. Nuk tregohej se në cilat tekste mbështetej mësimi. Asnjë datë veç një gjë që kishte ndodhur si Traktat i Verdunit andej nga shekulli i nëntë. Asnjë shpjegim për këtë.

Asnjë datë tjetër, asnjë ngjarje madhore e përmendur, asnjë personazh veç legjendës të Zhanë d’Arkës që nuk kuptohej se çfarë ishte. Lufta 100 vjecare me Anglinë nuk kuptohej se përse u bë dhe çfarë lidhje kishte me Monarkinë.

Ngatërrohej koncepti mbret i frankëve me atë të mbretit dhe monarkisë të Francës. Veç Hygë Kapetit, sikur nuk kishte as Luigj të 14, as të 15, as të 16.

Nga monarkia hidhej në arsyetime banale për feudalizmin ku feudalët konsideroheshin rivalë të mbretit, i cili gjithë kohën paskësh qenë solidar me byrgerët e qyteteve.

LEXO EDHE:  Studimi nga Spanja me 61 mijë kampionë/ Imuniteti i tufës nuk mund të arrihet

Histori pa histori, monarkia paraqitej e njejtë në të gjitha kohët. A thua se Sharlëmanja nuk kishte ekzistuar fare dhe zëvendësohej me një personazh gjysmë mitologjik si Zhana.

U premtua se do të flitej për asamblenë kushtetuese, por asgjë nga historia e saj. Dukej si aneks i mbretit, siç ka qeveria jonë Kuvendin. Asnjë fjalë për Kishën Katolike dhe pushtetin e saj.

A thua se nuk kishte pasur iluministë! Nuk kishte pasur As Volter, as Danton, as Marat, asgjë prej gjëje!

U premtua se do të trajtoheshin dallimet mes monarkisë franceze dhe angleze, por asgjë nuk u tha. A thua se kanë qenë dy copa guri të palëvizshëm në mal që krahasohen me dy fjalë.

Nuk bëhej fjalë të lexohej ndonjë dokument historik, të jepeshin pjesë të ndonjë dokumentari, të sugjeroheshin romane a lexime, të jepej me skemë historia dhe gjenealogjia e ngjarjeve historike, të tregohej shtrirja gjeografike në kohëra të ndryshme, të tregoheshin mekanizmat e oborrit, të taksave, të ushtrisë, të kështjellave të mëdha.

o Zot, thashë, këta nuk heqin dorë nga Turi, këta nuk kanë dinjitet, nuk dinë se bëjnë krime.

Cfarë bën televizioni publik shqiptar? Pse pranon të tilla surrogato, pse bëhet palë me këto emisione ku banaliteti dhe mediokriteti të bëjnë të vjellësh! Kush vazhdon të tallet me arsimin e rinisë shqiptare edhe pasi dikush që u tall disa vjet më në fund u zbyth.

Në televizion ne po shohim aktin e parë të dramës që prodhon Turin në maturë.

Turi maturi!

Turi imaturi!

Turi aguridhja!

Pasi bëhen këto lloj mësimesh sigurisht në fund pyetjet do të jenë:

A e ke parë filmin me D’Artanjanin?

Kush aktor e ka luajtur rolin e tij në filmin Tre Moskjeterët?

Lutem jepini fund këtij banaliteti!

Këtij maskaralliku televiziv!

Këtij bashkimi midis banalitetit pedagogjik me banalitetin televiziv!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Votimi elektronik, Mondi dhe dublanti humbës Salianji

Publikuar

-

Nga

Nga Artur Ajazi

Në qarkun e Korçës, i deleguari i Lulzim Bashës, ka një dublant të përshtatshëm për të justifikuar humbjen. Ai qark është përzgjedhur nga KQZ si “qark pilot” nga ku mund të realizohet votimi elektronik në 25 Prill, dhe ka peshë të konsiderueshme në zgjedhjet e reja parlamentare. Dhe ndoshta pikërisht për këtë gjë, Lulzimi ka preferuar të dërgojë atje mes dimrit të acartë, Edmond Spahon njeriun që dështoi të riorganizonte degën e PD Elbasan, (duke marrë atje dy humbje rradhazi) dhe humbësin apo njeriun e pavotuar për tu bërë pjesë e listës “së re” Ervin Salianji. Përgjatë gjithë procesit të pergatitjeve për zgjedhjet e reja dhe fushatë, Mondi do të dublohet nga Salianji.

Duket se Lulzimi kërkon që të zgjerohet “rrezja” e goditjeve për të sakrifikuar të tjerët për humbjen e madhe, dhe justifikuar punën e tij të dobët. Dihet se si është bërë përzgjedhja e drejtuesve politikë të cilët do të kenë “fatin” të kenë me vehte edhe dublantë ndihmës, për të mbajtur “peshën” e madhe të kësaj fushate. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë në Elbasan, në qarkun me shumë probleme në fushën e organizimit të asaj partie, Edmond Spaho ka marrë transferimin e papritur, dhe është nisur drejt një qarku tjetër të madh, i cili historikisht njihet si shumicë socialiste. Por në fakt cila është gjendja reale në degën e Partisë Demokratike në Korçë, nga ku Lulzimi ka varur “shpresat”e humbura tek Mondi dhe dublanti Salianji.

Dihet se PD në Korçë, ka marrë goditje të fuqishme qysh nga 2013, dhe nuk mund të bëhet fjalë për “fitore absolute”, aq më tepër që ajo degë pothuajse nuk ka as kryesi të zgjedhur prej vitesh. Ndërkohë, edhe pse shpesh është ankuar se “reforma territoriale ka dështuar dhe se rishikimi i hartës është prioritet absolut i opozitës”, duket se kryetari i PD-së, nuk ka një opsion alternativ në tryezë poskthimit në variantin e 384 njësive vendore, por edhe ai model është provuar si i dështuar në fakt për atë parti. Për këtë ja vlen të përmendim situatën e krijuar në territorin e vendit me ndërtimet pa kriter gjatë mbretërimit të qeverisjes së demokratikasve, dhe kthimin e ish-komunave të dikurshme në qendra punësimi partiak.

LEXO EDHE:  Përtej shkencës, vaksina e Covid-19 është një çështje besimi

LEXO EDHE:  Përtej shkencës, vaksina e Covid-19 është një çështje besimi

Për këtë arsye PD-ja më tepër sesa një opsion për “korrigjim”, duket se propozon një model ku ka siguri elektorale dhe përfaqësimi. Akuza e saj se “reforma territoriale diskriminon elektoralisht atë”,mund të ketë bazë por ajo nuk mund të absolutizohet. Vetëm pak ditë më parë kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se “për sistemin zgjedhor le të vendosin shqiptarët, pasi PD-ja fiton me çdo sistem” pavarsisht se në mënyrë hileqare, aludoi për një “{referendum” që ai e di shumë mirë se nuk ka gjasa të zhvillohet. Por duke u kthyer te Korça, ja vlen të përmendim faktin se, ai qark konsiderohet nga demokratikasit si “barometri i zgjedhjeve”, dhe pikërisht atje Lulzimi delegoi njeriun më apatik dhe më të paaftë, duke i vënë pas edhe kandidatin e përjashtuar nga komisioni Ruli-Nishani. E rëndësishme është se as votimi elektronik,nuk e zgjidh problemin e kësaj opozite,paçka se Edi Rama ka vendosur të pranojë çdo propozim racional që ndihmon procesin zgjedhor.

Korça dhe gjithë Shqipëria, në 25 Prill, do të rikonfirmojnë sërish Partinë Socialiste edhe për një mandat tjetër qeverisës, pasi kjo është e vetmja rrugë që do të bashkojë vendin me familjen e madhe europiane, dhe do ti japë shansin e “artë” Lulzimit të njohë nga afër aftësinë e (pa)dukshme të Edi Ramës, mëshirën ndaj të dobëtit edhe kur e ka kundërshtar.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?

Publikuar

-

Nga

Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?

5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë.

Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të bashkisë e cila ishte shkaktuar nga “brekët e grisuara të Shukriut” ish kryetarit Bashkisë.

I brengosur nga ngjarja perverse vendosa të mbështesja Sherefedin Shehun, për të cilin unë ende kam shumë respekt.

Sapo mbërita në hotelin në qendër të Peshkopisë, dëgjova ulurimat e pronarit, i cili shante me nënē dhe babë disa persona.

U shtanga dhe mendova se do kriste pushka.

Dyshova mos ishte ndonjë bandë hajdutësh që i kishte vjedhur, por jo isha gabuar.

U afrova të ndihmoja pronarin që e njihja paksa dhe ti vija në ndihmë, por u befasova.

Në tavolinën që po shaheshin ishte kryesia e Partisë Demokratike, dy nënkryetarët, sekretarët dhe 10 antarët e kryesisë. Nuk ishte mbledhje. Thjesht ishin nē verandë me gota përpara.

Pronari vazhdonte të uluriste dhe i kërkonte njërit prej tyre të largohej nga hoteli.

“O pis, o maskara, o batakçi që shkatrrove Partinë Demokratike”

“ O plehrë që ke dy javë që pi vetëm raki dhe nuk bën asnjë mbledhje.”

E tërhoqa pronarin e Hotelit veç për të shmangur përplasjen fizike dhe e pyeta:

“Cfarë ka ndodh?”

Ai më tha: “Këta derra hanë dhe pinë pa paguar, dhe e diskredituan Partinë Demokratike. Nuk punojnë fare. Kanë ardhur gjoja për fushatë dhe ma mbaruan fuçinë e rakisë dhe gjithë qoftet apo jufkat e qytetit. Këta hanë dhe pinë si derra 12 orë”

Pas pak na u desh ta bindnim “drejtuesin” e Partisë Demokratike të largohej nga Hoteli se në të kundërt do ndodhte skandal.

Ishte moment tragjik që më ka lënë një shije të hidhur.

“Burri me thinja” mbushi valixhet me zhelet e tij dhe në sy të qindra klientve iku në një hotel tjetër.

Aq e rëndë ishte ngjarja sa mua më vjen shumë rëndë t’ja publikoj emrin dhe po e ruaj disi për etikë.

Mu kujtua kjo ngjarje, tek po lexoja emrat e drejtuesve të listave për deputet në disa qarqe të opozitës shqiptare.

LEXO EDHE:  Shifra të larta të infektuarve në Kosovë/ Humbin jetën 7 qytetarë

LEXO EDHE:  Sa është realisht numri i asimptomatikëve me Covid?

Ishin të njëjtat emra dhe figura që i përzuri pronari i Hotelit në Peshkopi.

I lexova dhe kujtova ngjarjen e pianecve ordiner që nuk fituan dot garën as kundër brekëve të grisura të socialstëve në Peshkopi.

Sot thjesht kuptova: Që zgjedhjet janë shitur, njësoj si ato ndeshjet e futbollit që u kuptohet rezultati para se të filloj ndeshja, që nga momenti kur trajneri përcakton formacionin humbës.

Listat humbëse të Lulzim Bashës në Durres,Fier, Korce, Elbasan, Shkoder, Korçe, Tiranë s’janë as nga budallallëku dhe as nga paaftësia.

Thjesht janë formacione humbëse për një ndeshje të shitur.

Kush ka sy le ta shikoj, dhe kush ka vesh le ta dëgjoj. Rezultati i zgjedhjeve në 25 Prill është bërë pazar në tavolinë, prandaj 6 muaj përpara zgjedhjeve trajneri mori 4 vila me pishinë dhe i vuri në emër të kunatit.

Mund të duronte dhe 6 muaj nëse shpresonte në fitore, por jo aspak. Ai e di rezultatin humbës.

Kap ç’të kapësh para humbjes dhe dorëheqjes.

Në 26 Prill do i duhet të largohet si kryetar por i duhet që të ketë edhe një alibi.

Këtë rradhë do të thotë: Emrat dhe listën pa “Nishan” e bëri Jari dhe Besniku.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë akoma lista

3 muaj para zgjedhjeve po shqyhen mes vetes

3 muaj para zgjedhjeve po ndahen nga LSI

3 muaj para zgjedhjeve grinden për emra

3 muaj para zgjedhjeve sulmojnë partitë e reja

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë zyra elektorale

3 muaj para zgjedhjeve Basha del vetëm kudo

3 muaj para zgjedhjeve deklaron 4 vila

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë asnjē figur te re

3 muaj para zgjedhjeve emrat e njëjt si në 2017

Keqardhje e madhe për mijëra demokratë që kanë 8 vjet enden rrugëve duke protestuar dhe bërē tifozllëk për Lulzimin. Në 26 Prill do ju dal “narkoza” dhe kuptojnë pazarin dhe ndeshjen e shitur në tavolinë nga trajneri, i cili kur e pa të pamundur fitoren, i ra shkurt dhe tha:

“Kap ç’të kapësh se humbjen e kam në xhep”

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Fatos LUBONJA/Si mund ta pranojmë vaksinën “sekrete” të Ramës

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditëve të fillimit të janarit kanë ndodhur dy ngjarje që pushtuan mediat tradicionale, portalet dhe rrjetet sociale. Njëra ishte videoja e darkës në Dubai, që tregonte ministra, zyrtarë të lartë dhe të pushtetit lokal (disa bashkë me gratë) duke ngrënë darkë në një restorant super të shtrenjtë, së bashku me biznesmenin më të fuqishëm të vendit, ndërkohë që Shqipëria ishte nën ujë. Tjetra ishte njoftimi i papritur dhe shumë i çuditshëm dy ditë më vonë nga Kryeministri, se në Shqipëri do të fillonte vaksinimi – me disa vaksina që nuk tregohej se nga kishin ardhur – ndërkohë vaksinimi pritej të fillonte pas javës së tretë të janarit.

Komentet më të shumta kritike që i lidhën të dyja ngjarjet ishin se Rama e kishte nxjerrë lajmin e vaksinimit – duke siguruar shpejt rreth 900 vaksina – për të mbuluar skandalin e Dubait. Dhe në këtë qasje, ajo që ra në sy, në ditët në vazhdim, ishte ngulmimi nga ana e kritikëve për të trajtuar skandalin e Dubait, duke nxjerrë fakte pas faktesh se ajo tryezë ishte treguesi më i mirë se si funksionon shteti ynë i oligarkëve, sesi po shitej Durrësi dhe Vlora pa tender tek arabët, si dhe duke numëruar gënjeshtrat e Kryeministrit lidhur me këtë skandal, ndër to edhe stratagjemën e vaksinave.

Ndoshta, edhe për këtë arsye, ngjarjes së vaksinave, megjithë kritikat serioze të një pakice për mungesë transparence, i mbeti hija e një ngjarjeje pozitive për Kryeministrin tonë. Këtë perceptim sikur e përforcoi edhe një lloj gati heshtjeje e opozitës ndaj kësaj ngjarjeje, nisur nga ideja – të paktën kjo është një nga interpretimet që kam dëgjuar më shumë – se kjo sjellja e vaksinave është në favor të Ramës, se ata nuk mund të dalin kundër vaksinimit, kundër mjekëve që shkuan u vaksinuan në rresht, pasi pjesa më e madhe e zgjedhësve të mundshëm e shohin si pozitive.

Edhe unë mendoj se me shumë gjasa Rama e ka bërë këtë akt për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Dubait me diçka pozitive, por sipas meje vetë fakti që i ka shkuar mendja të përdorë një stratagjemë të tillë, por, mbi të gjitha, mënyra e sjelljes së atyre vaksinave, fjalët me të cilat e shoqëroi në publik, ku si qershia mbi tortë ishte deklarata se “këto i keni pasi keni Edi Ramën Kryeministër”, janë një skandal më vete që jo që nuk e lan aspak skandalin e Dubait, por e plotëson atë në aspektin më dramatik që përmbajnë të dyja skandalet: mënyrën pa institucione, pa ligj, pa kontroll, pa drejtësi se si funksionon ky palo shtet gangsterësh e trafikantësh.

Ndonëse Edi Rama na ka paralajmëruar se “nuk keni parë gjë akoma”, duke na e provuar këtë në mënyrë të progresive me skandale gjithnjë e më të rënda, përsëri do të thosha se kjo mënyra e sjelljes së 900 vaksinave hyn në çuditë që nuk i kishim parë deri tani. Përpara saj nuk mund të mos ngresh me një habi të re pyetjet: si ka mundësi të dalë Kryeministri i një vendi të thotë në publik – për një çështje kaq sensitive – se këto vaksinat na i ka dhënë një vend i BEsë, por unë nuk e them se cili është?! Si ka mundësi t’i trajtojë vendet e BE-së sikur të funksionojnë me mendësinë tonë: si shtet trafikantësh?

LEXO EDHE:  U shërua nga Covid-19/ Budina paralajmëron Ramën: Po bëj gati padinë

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Arrin në 5.2 milion numri i të infektuarve nga Covid-19, ja sa kanë humbur jetën

Dhe kjo habi e re nuk ka të bëjnë thjesht me Edi Ramën, por me pyetjen më të përgjithshme: si ka mundësi që jemi katandisur deri këtu?! Nuk po e lidh habinë me faktin se shteti e ka për detyrë të na bëjë transparencë, veçanërisht duke pasur parasysh skepticizmin që ekziston mbi efektet anësore që mund të shkaktojnë këto vaksina të nxjerra në kohë rekord. Ajo që është shumë më e habitshme dhe shumë alarmante në këtë histori, është se Kryeministri i vendit sillet si një kontrabandist në qiell të kaltër dhe nuk ka asnjë reagim institucional, por as nga opozita, për të ngulmuar në kërkimin e së vërtetës të kësaj ngjarjeje, përveç disa gazetarëve që u jepet nga Kryeministri përgjigjja: “Nuk të përgjigjem”.

Ndër variantet që kam dëgjuar nëpër korridoret e gazetarisë për atë se kush i ka sjellë vaksinat, më kanë tërhequr vëmendjen dy syresh. Njëri që vjen nga më afër zyrave të Kryeministrit, sipas të cilit vendi mik qenka Italia, por Kryeministri Conte nuk dashka që kjo të dalë për shkak të opinionit publik italian që pret me padurim vaksinat për vete. Ky version më duket krejtësisht i pabesueshëm. Sepse, nëse do të ishte vërtet Italia, jo vetëm se kjo nuk do të mbahej e fshehtë për detyrimet e transparencës që ka shteti italian ndaj qytetarëve të vet, por edhe sepse Conte nuk do ta kishte aspak problem t’ua bënte të ditur këtë italianëve, duke u rikujtuar faktin e shumëduartrokitur prej tyre se qeveria shqiptare dërgoi në pranverën e vitit të kaluar grupin e mjekëve dhe infermierëve. Italianët kanë një shprehje: “O mangi questa ministra o salti dalla finestra!”. (O haje këtë çorbë, o hidhu nga penxherja!). Ky varianti i Ramës me shtetin e BE-së që nuk do t’i dalë emri më duket si: “O hani gënjeshtrën time, o hidhuni nga penxherja!”.

Mungesa e paraqitjes së çertifikatës doganore nga vendi prej ku kanë dalë vaksinat për mua bën më të besueshëm një variant të dytë që kam dëgjuar: se vaksinat i paska sjellë një privat që merret me shpërndarjen e vaksinave në Gjermani. Sjellja dorazi e kësaj pakoje, pretendimet e Kryeministrit se nuk ka si na e thotë emrin, gënjeshtrat e atyre mjekëve si Pipero që deklaruan se këto kishin ardhur që dy ditë më parë dhe ruheshin në frigoriferë e posaçëm për to, ndërkohë që ato erdhën ditën që u injektuan, mua më duken si prova të mjaftueshme për të ngritur dyshimin e arsyeshëm se këtu kemi të bëjmë me një trafikim, përveçse me një mashtrim të rëndë të shqiptarëve e prandaj duhet hetuar. Kurse ky reagim kaq i dobët i opozitës, por edhe i opinionit, për të ngulmuar në zbardhjen deri në fund të së vërtetës të kësaj ngjarjeje është një sinjalizim se do të na shohin sytë gjëra edhe më të paimagjinueshme se kjo në degradimin e shtetit./ Panorama

LEXO TE PLOTE