LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nën hetim nga SPAK për pasurinë/ Ervin Bushati: Jam i qetë, PD ka degraduar me çështje private

16 Nëntor 2020, 19:52, Politikë CNA
Nën hetim nga SPAK për pasurinë/ Ervin Bushati: Jam i qetë,

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka regjistruar një padi të Partisë Demokratike për kryetarin e PS në qarkun e Tiranës, Ervin Bushati, i cili është vënë nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdekarimin e pasurisë.

Lidhur me këtë lajm dhe me deklaratën e ambasadores së SHBA në tiranë Yuri kim, ka reaguar edhe Bushati, i cili tha se SPAK-u nuk ka konfirmuar hetimin kundër tij.

Socialisti deklaroi në emisionin ?Radar? se nuk shqetësohet pasi pretendon se nuk ka punuar asnjë ditë në shtet dhe në ekzekutiv dhe se pronat i ka të gjitha të trashëguara nga familja.

?Kjo është një iniciativë e PD-së, kam qe në 2011 që i kam deklaruar të gjitha. Në 2017 me iniciativë të PD, ka dërguar dy çështje ndaj meje, kur u hapën diskutimet për taksën e kunatit të Bashës, një e ka humbur, tjetra u mbyll në prokurori. PD nuk e pranoi mbylljen dhe e çoi në SPAK. Unë nuk kam punuar në role ekzekutive, nuk kam vendosur asnjë pasuri në politikë janë prona të familjes. PD ka degraduar duke u marrë me çështje private, të familjes, të trashëguara nga im atë?, u shpreh deputeti.

?Unë i kam të ardhura private. Unë nuk kam punuar asnjë ditë në shtet. Por le t?ia lëmë drejtësisë?, nënvizoi Bushati më tej./ CNA.al

Lajmet e fundit nga