LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miratimi i buxhetit/ Shehi: Paratë ‘prenotohen’ për miqtë e kryeministrit

16 Nëntor 2020, 19:02, Politikë CNA
Miratimi i buxhetit/ Shehi: Paratë ‘prenotohen’ për

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar buxhetin e miratuar sot në Kuvend.

Ai tha se ky është një buxhet i gënjeshtërt dhe do ketë abuzime pasi një pjesë parash do shpenzohen para zgjedhjeve.

Paratë do ?prenotohen? për miqtë e qeverisë dhe të kryeministrit, për miqtë e partisë për të blerë vota.

Në këtë vit të çuditshëm këta kanë vendosur të rrisin të ardhurat me 7 përqind, kur mesatarja vjetore ka qenë dy përqind.

Paratë e buxhetit shkojnë për oligarkët. Shifrat e qeverisë janë të pabesueshme.

Ata thonë se janë investuar qindra milionë në shëndetësinë shqiptare, por nuk i shoh këto para. Aq më tepër që pandemia i nxori zbuluar. Shikoj një mani për shpenzime të mëdha,? tha Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga