LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ku kishe humbur Blerina Ago?

16 Nëntor 2020, 11:44, Opinione CNA
Ku kishe humbur Blerina Ago?

Nga Bledi Mane

***
U rikthye, u rikthye vajza e hekurt e turizmit të aventurës. Vajza që mori për dore qytetarin e fjetur dhe dembel, pushuesin pordhac të shezllongëve të plazhit, zyrtarin burokrat dhe vajzat e silikonosura të bllokut dhe u zbuloi bukuritë e fshehura të natyrës dhe shpirtin e aventurës brenda gjithësecilit.

Blerina Ago i mungonte turizmit vendas dhe sapo është kthyer më e fortë dhe më energjike se kurrë. Themeluese e Active Albania (www.activealbania.com) me objektiv të qartë e kryesor ?Përqafo Aventurën e Ballkanit”, një super projekt i mbështetur nga USAID për Zhvillim Ekonomik, Qeverisjes dhe Rritjes së Sipërmarrjes.
Këto ditë ndodhet në shtratin e lumit Vjosë në Përnet duke trajnuar operatorët turistikë për turizmin në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Aktivitetet e organizuara nga Active Albania në bashkëpunim me Fakulteti i Aktivitetit Fizik dhe Rekreacionit (Universiti i Sporteve të Tiranës) dhe partnerët lokale MontAlb, BLT D.o.o dhe Webgliders DOOEL, do të formojë 32 të rinj nga katër vende me aftësi në : rafting, ngjitje malore dhe mikpritje.

Blerina u rikthye dhe në këtë kohë pandemie kur të gjithë duhet të tregojmë kujdes, kjo vajza po na përgatit për të nesërmen që të jetë më e shëndetshme. Do na marrë përsëri për dore e do zbulojmë bashkarisht të panjohurat e bukura të atdheut. Me qytetarë që ecin, raftojnë, ngjiten, lëvizin, merren me sport e aventura edhe Shqipëria bëhet me e shëndetshme. Atdheu duket më i bukur e më i fortë!

Ndiqni videon poshtë dhe mos harroni pas pandemisë të prenotoni pushimet tuaja. Përjetoni adrenalinën me Blerinën!

Lajmet e fundit nga