Connect with Us

KLP e shkarkoi/ Kuvendi emëron Ilirjana Nano, kryetare të Komisionit Rregullator në KQZ

Lajme

KLP e shkarkoi/ Kuvendi emëron Ilirjana Nano, kryetare të Komisionit Rregullator në KQZ

Publikuar

-

KQZ/ Kryetarja e Komisionit Rregullator ish shefe kabineti e Komisionerit

Bazuar në indicet mbi disa problematika të funksionimit të pjesës Administrative të Këshillit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka iniciuar në korrik 2020 një verifikim të situatës.

Me urdhër të Kryetarit të Këshillit, zoti Gent Ibrahimi është ngritur Komisionin Disiplinor i cili duhej të hetonte problematikat e situatës së krijuar bazuar në konstatimet dhe gjetjet e pasqyruara në dy memo të mbajtura nga këshilltarët e Kabinetit të Kryetarit të Këshillit dhe nga stafi administrativ i Këshillit Me datë 10. 07. 2020, Komisioni Disiplinor ka filluar ecurinë disiplinore për punonjësen znj. Ilirjana Nano, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe me datë 10/07/2020, është njoftuar pezullimi i përkohshëm nga detyra.

Në përfundim të procesit, Komisioni Disiplinor ka konstatuar se veprimet dhe mos veprimet e saj si Nëpunësi më i Lartë i Shërbimit Civil në institucion, kanë sjellë pasoja të rënda për funksionimin normal të KLP, duke pasur dëme materiale dhe financiare. Këto veprime janë konsideruar si shkelje shumë të rënda, të parashikuara në Ligjin e 152/2013 për “Nëpunësin Civil”, neni 57, pika 1, germa “a”, dhe komisioni në përfundim të procesit pasi ka evidentuar shkeljet në Vendimin e tij Përfundimtar ka vendosur marrjen e masës disiplinore “Largimin nga shërbimi civil” për znj. Ilirjana Nano me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në 11.09.2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është njohur me kërkesë padinë e ngritur ndaj tij nga znj, Ilirjana Nano, ku kërkohet shfuqizimin i urdhrit për largim nga detyra dhe detyrimin e palës së paditur për ta sistemuar në të njëjtin pozicion si edhe të paguajë pagën deri në ekzekutimin e këtij vendimi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë dijeni nga mediat se më datë 6 tetor 2020, znj. Nano është votuar nga Parlamenti si kryetare e Komisionit Rregullator.

Pasi eshte shkarkuar nga KLP per shkelje flgrante administrative, Parlamenti e ka votuar se fundi ne nje detyre tjeter te rendesishm, si kryetare e Komisionit Rregullator te KQZ.

LEXO EDHE:  Kaosi në drejtësi/ Shtyhet ngritja e institucioneve të reja

Po si kanë rrjedhur ngjarjet në të vërtetë?

Në ligjin për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë i ndryshuar, neni 13, pika 3, “Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentat apo referencat provuese të kandidatit lidhur me suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3 vjeçare veprimtarie.”.

Në momentin e dorëzimit të dokumentacionit në Kuvend për kandidimim për një pozicion në Komisionin Regullator në KQZ, znj. Ilirjana Nano nuk plotësonte kriteret të cituara më lart; nuk ka një periudhë vazhduese 3 vjeçare veprimtarie dhe e cila, për më tepër, nuk mund të konsiderohet e suksesshme për deri sa largimi nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është bërë me masë disiplinore shkarkim nga detyra.

Ditën e premte, 13. 11. 2020, gjyqtarja e Gjykatës Administrative, znj. Elvana Çiçolli ka vendosur në mënyrë të shpejt ( që në seancën e parë, kur zakonisht caktimi i seancave gjyqësore zgjaten në kohë ) të mos marrë në konsideratë argumentet dhe provat të paraqitura nga juristët të Këshillit dhe të urdhërojë shfuqizimin e urdhrit të kryetarit të Këshillit për shkarkim nga detyra dhe për rrjedhojë, rikthimin të zonjës Nano në pozicionin e mëparshëm.
Në mënyrë paradoksale, më ketë vendim, zonja Ilirjana Nano do të jetë edhe kryetare e Komisionit Rregullator të KQZ edhe Sekretare e Përgjithshme në Këshillin e Lartë i Prokurorisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

108 vjetori i Policisë së Shtetit/ Hoxha kujton sakfiricën e 224 burrave për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Operacioni italo-shqiptar me 37 të arrestar/ Artan Hoxha zbulon si u shit politikisht

Gazetarei Artan Hoxha ka kujtuar themelimin e policisë së Shtetit Shqiptar, më 18 janar 1913.

Përmes një postimi në rrjtet sociale, Hoxha shkruan se 224 burra sakrifikuan jetën e tyre për këtë vend gjatë 30-të viteve të postkomunizmit. Gazetari thekosn se sot, ata janë yje mbi një memorial te zi, duke na dhënë shpresë, se ky komb, ende nuk është mposhtur nga krimi.

“Me 13 janar 1913, vetem nje muaj e gjysem pas shpalljes se pavarsise, qeveria e Ismail Qemalit vendosi te themeloje Policine e Shtetit Shqiptar. 108 vite me pas, nje memorial i zi, vendosur ne oborrin e Ministrise se Brendeshme, perkujton 224 “Deshmoret e Atdheut”, te rene ne krye te detyres gjate 30-te viteve te postkomunizmit. 224 BURRA qe sakrifikuan jeten e tyre per kete vend. Shume prej tyre i kam njohur nga afer, kam marre pjese ne operacione te organizuar dhe drejtuar prej tyre. Kam ngrene buke me ta, ne mencat e varfera te komisariateve te Shqiperise, nga Tropoja ne Sarande. Kam ndare bashke me ta, sukseset e aksioneve dhe me kane lene te vetem, te derdh lot hidherimi ne funeralet e tyre. Sot, ATA jane YJE mbi ate memorial te zi, duke na dhene shprese, se ky komb, ende nuk eshte mposhtur nga krimi… E paharruar qofte sakrifica juaj…”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pesë mësime që na japin filmat klasikë të Krishtlindjeve

Publikuar

-

Nga

Pesë mësime që na japin filmat klasikë të Krishtlindjeve

Ajo që na shoqëron gjatë gjithë muajit dhjetor, ose siç e njohim ndryshe, muajit të festave, janë filmat festivë me Krishtlindje.

Por përveçse zbavitës, këto filma na japin 5 mesazhe shumë të vlefshme për gjithkënd.

Mos zgjidhni punën mbi njerëzit

Ky është një nga mesazhet më të forta që jepet në shumë filma, që mësojnë njerëzit të mos i japin përparësi parave të gatshme mbi lumturinë njerëzore.

Tensionet janë të pashmangshme

Ndonjëherë, pavarësisht se çfarë bëni, gjërat shkojnë pak keq. Shpeshherë vendosemi para situatave të pakëndshme, por ajo që duhet bërë është që të qetësohemi dhe të marrin situatën nën kontroll pa hapur panik dhe duke i parë gjërat me optimizëm.

Familja është ajo që ju e bëni atë

Ka të gjitha llojet e familjeve të ndryshme në botë. Miqtë tanë, personat me të cilët mund të kemi marrëdhënie të ngushta, bashkëpunëtorët tanë, madje edhe qentë tanë mund të jenë familjarë.

LEXO EDHE:  KLGJ dhe KLP/ Ja emrat që do shkojnë në Kuvend për votim

LEXO EDHE:  Kuvendi vendos në kalendar ligjet që kërcënojnë “mediat kritike”

Disa filma Krishtlindjesh na zhvendosin rrënjësisht nga pritjet tona dhe na tregojnë me mënyra të ndryshme se çfarë nënkupton miqësia dhe besnikëria dhe sesi njerëzit mund të gjejnë ndjenjën e tyre jashtë kufijve të familjes.

“Vriteni” të keqen me mirësi

Nëse jeni mërzitur nga xhaxhai që vazhdon të diskutojë për politikën, nga tezja juaj që vazhdimisht ju ngacmon për të gjetur një partner dhe për tu martuar, nuk duhet të silleni vrazhdë me ta. Filmat festivë na japin një mësim, “t’i vrasim me mirësi”. Kështu mund të shmangni stresin e pushimeve dhe të jeni të qetë pa u bezdisur nga të tjerët.

Shpërndani pozitivitet

Vetëm shaka, premtime dhe optimizëm.  Ka një sërë filmash Krishtlindjesh ku mund të merrni pozitivitet.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Humbjet e mëdha në botë/ Figurat e njohura që ndërruan jetë në vitin 2020

Publikuar

-

Nga

Një tjetër humbje për bluzat e bardha/ Ndërron jetë nga Covid mjeku i njohur

Disa prej tyre na bënë të ëndërrojmë me rolet në filma, të tjerë na mbushën zemrat me muzikë, apo ndikuan në jetën tonë me shkrimet dhe projektet e tyre. Do të flasim tani për disa nga njerëzit e njohur që ndërruan jetë gjatë vitit 2020.

Midis aktorëve që humbëm në vitin 2020 ishte Sean Connery i cili vdiq në moshën 90 vjeçare.

Legjenda skoceze e filmit fitoi famë botërore me interpretimin e James Bond-it.

Chadwick Boseman, një tjetër aktor i famshëm ndërroi jetë. Ai ishte 43 vjeç, i njohur kryesisht për rolin e tij në filmin “Black Panther”.

Lista përfshin gjithashtu aktorin veteran të Bollywood-it dhe një nga më të njohurit e Indisë në Hollywood, Irrfan Khan.

Fituesja e dy çmimeve Oskar dhe ylli i filmit “Gone with the Wind” Olivia de Havilland vdiq këtë vit në moshën 104 vjeçare.

Ajo ishte një nga aktorët e fundit të filmit klasik që u shfaq në 1939.

”Gone with the Wind ‘ishte përvoja më e lumtur e gjithë karrierës time. ”

Nga bota e muzikës, humbëm të famshmit Little Richard dhe Bill Withers.

Fituesit e çmimeve Grammy John Prine dhe Kenny Rogers. Ky i fundit preferoi të mbetej i njohur si këngëtar i muzikës “kantri”, pavarësisht suksesit në muzikën “krosover”.

“Mendoj se muzika kantri është “ritmendbluzi” i të bardhëve. Të ngacmon aty ku është dhimbja.”

Në moshën 86 vjeçare vdiq Manu Dibango, i cili bashkoi ritmet afrikane me muzikën “Fank”. Saksofonisti nga Kameruni ishte i njohur edhe për personalitetin e tij të gjallë.

LEXO EDHE:  Gara për kryeprokuror/ Lista 3-emërore i drejtohet Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë

LEXO EDHE:  Kuvendi vendos në kalendar ligjet që kërcënojnë “mediat kritike”

“Qeshja e tij ishte një sinfoni. Ai nuk thoshte dot një fjali pa shpërthyer në të qeshur. Ai kishte brenda vetes një rini të pandryshueshme, ishte gjithmonë pozitiv”.

Vdekja e papritur e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare nga rrëzimi i helikopterit tronditi botën në vitin 2020.

Një humbje tjetër e papritur..,, gjiganti argjentinas i futbollit Diego Armando Maradona, vdiq nga ataku në zemër.

“Ky njeri me flokë të shprishura të cilit i pëlqente të argëtohej, ishte i shkëlqyer dhe kjo është arsyeja pse u quajt El Pibe del Oro, djali i artë.”

Këtë vit vdiq edhe stilisti franko-japonez i modës Kenzo Takada. Ai ishte i njohur për dizajnet e tij me stile nga xhungla dhe shpirtin e lirë artistik.

Figura të tjera publike ishin Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane, e cila u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Një udhëheqës me rëndësi i lëvizjes për të drejtat civile, John Lewis, vdiq në vitin 2020. Ai shërbeu për më shumë se tre dekada në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Kemi shënuar një gur kilometrik, por kemi ende rrugë për të bërë.”

George Floyd, një afrikano-amerikan, vdekja e të cilit në arrest policor shkaktoi trazira kundër padrejtësive racore në Amerikë dhe në të gjithë botën – ishte ndër ata që bota humbi këtë vit.

Por viti 2020 do të mbahet mend edhe për pandeminë COVID-19, që solli vdekjen e qindra mijëra njerëzve, duke shkatërruar ekonomitë dhe jetë njerëzish./ VOA

LEXO TE PLOTE