LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdari i kërkon llogari Ramës/ "Si mundet një qytetar të shtyjë ditën me 2 mijë lekë?"

16 Nëntor 2020, 11:30, Politikë CNA
Hajdari i kërkon llogari Ramës/ "Si mundet një qytetar

Deputetja Rudina Hajdari hodhi akuza ndaj qeverisë Rama pasi ka akorduar për qytetarët vetëm 110 milionë euro gjatë periudhës së pandemisë.

Deputetja shprehet se sipas disa përllogaritjeve, çdo qytetari i takon vetëm 2 mijë lekë të vjetra në ditë të cilat nuk mjaftojnë për të bërë asgjë.

Hajdari u shpreh nga foltorja e Kuvendit se qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit dhe e gjithë kjo krizë ka ardhur pasi kryeministri Rama gjatë kohës së pandemisë ka paguar më shumë konçesionet se qytetarët.

Sipas Hajdarit nuk është e vërtetë që qeveria nuk ka pasur mundësi ekonomike për të ndihmuar qytetarët gjatë pandemisë.

?Gjatë vitit 2020 qeveria pseudo e majtë iu ka dhënë qytetarëve në krizën më të madhe 110 milionë euro. Po ta shpërndajmë këtë shifër do të dalë që cdo qytetar ka marrë 400 mijë lekë të vjetra për tre muaj. Në këto tre muaj i bie që këto banorë kanë 130 mijë lekë, ku ato paguajnë 70 mijë fatura në muaj dhe iu mbeten vetëm 60 mijë lekë. Kështu, qytetarët kanë marrë vetëm 2 mijë lekë të vjetra në ditë. Po çfarë mund të bëhen sot me 2 mijë lekë të vjetra?

Më thoni kryeministër si mundet sot një qytetar të shtyjë ditën me 2 mijë lekë të vjetra, në këtë kohë pandemie e krize? Qytetarët janë të lënë në mëshirë të fatit. Kjo krizë e madhe erdhi, sepse ju vetëm paguat koncesionet më shumë se qytetarët. Nuk është e vërtetë që qeveria nuk ka pasur mundësi ekonomike për të ndihmuar qytetarët gjatë pandemisë. Sot ne po përballemi me pasoja shumë më të mëdha?, deklaroi Hajdari./CNA.al

Lajmet e fundit nga