Connect with Us

Buxheti i vitit 2021/ Rama: Kemi dhënë kaparin për vaksinën anticovid

Politikë

Buxheti i vitit 2021/ Rama: Kemi dhënë kaparin për vaksinën anticovid

Publikuar

-

Rama u përgjigjet akuzave të Bashës/ Imagjinoni një kryeministër që fle në këmbë

Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit ku tha se rritja e buxhetit të shëndetësisë në vitin 2021 është rritja më e lartë në të gjitha këto 30 vjet.

Më tej kryeministri deklaroi se do të dyfishohet ndihma ekonomike gjatë periudhës së pandemisë.

Rama insistoi se qytetarët duhet t’i referohen mjekut të familjes dhe të mos marrin receta nga njëri tjetri nëpërmjet what app-it.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë bëri me dije  se qeveria ka paguar dhe kaparin për vaksinën Covax dhe se Shqipëria është në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar vaksinën që pritet të dalë.

“Qytetarët që preken nga virusi COVID-19 dhe ata që hyjnë në kategorinë me ndihmë ekonomike. Së pari rritja e buxhetit të shëndetësisë në vitin 2021 është rritja më e lartë në të gjitha këto 30 vjet për shëndetësinë në një buxhet të shtetit. 

Qytetarët duhet t’i referohem besnikërisht mjekut të familjes dhe t’i referohen këshillave që marrin nga Urgjenca Kombëtare e të mos marrin ilacce dhe të mos shpenzojnë nga buxheti i familjes për të bërë dëm në shëndetin e tyre. Ky është një fenomen që ndodh e në vendet e tjera shumë më të zhvilluara se ne ku vërëhet fenomeni i marrjes së medikamenteveqë nuk ndihmojnë por në shumë raste e dëmtojnë të prekurin nga ky virus. Këtu hyn ankthi familjes, pasiguria e personit të prekur me Covid. Qytetarët të mos marrin këshilla në whtaapp nga njëri-tjetri.

Në pak ditë nis mbështja në financë e recetës bazë. Ne do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën kur na duhet të përballemi me pandeminë.

Qeveria ka paguar dhe kaparin për Covax. Shqipëria ka hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar vaksinën që pritet të dalë. Kam patur edhe një sërë bisedash edhe me kancelarin para se të vija këtu, për të patur një qartësi, pasi vaksina do të dalë, por sasitë nuk do të jenë të menjëhershme për të mbuluar të gjithë popullsinë e Europës. Ne kemi një strategji që të fillojmë me vaksinimin falas të shtresave më të prekshme dhe më par të gjthë të tjerët. 

Është shumë e rëndësishme që të gjithë të marrin sa më shumë informacion të bazuar në fakte, nga autoritet tona shëndetësore dhe sistemi i mbrojtjes“, deklaroi Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Publikuar

-

Nga

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Bregut të Lumit në Laprake, të cilët i shprehën shqetësimet e tyre, duke nisur që nga infrastruktura dhe falimentimi i bizneseve.

Në takimet derë më derë, Vokshi u shpjegoi qyyetarëve planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.

“Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë.  Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë. Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin. Ai është pasuruar vetëm për vete dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Edi Rama do që të rinjtë të largohen, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sundimin. Duhet të qendrojmë këtu. Të votojmë PD në 25 prill dhe të bëjmë ndryshimin për jetën tonë”- tha Albana Vokshi.

LEXO EDHE:  “Rama si Arafati”/ Basha: Qoka me lekët e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Vizat për Kosovën/ Rama: Shyqyr që PE hoqi njollën

Vokshi u shpjegoi qytetarëve planin konkret të PD, duke theksuar se do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit.

“Me qeverinë e re të Lulzim Bashës do të ketë rritje të pensioneve dhe do tju shtohen lekët në xhepin tuaj. Do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe të shumë shërbimeve. Këta 8 vite duhet të marrin fund, sepse nuk e meritojnë shqiptarët një kryeministër që i ka braktisur dhe shton pasuritë e veta. Qeveria jonë do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit dhe përfitimet do të jenë direkt për çdo shqiptar, që të marrë atë që meriton”, theksoi Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Publikuar

-

Nga

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli prezantoi ditën e sotme kandidatët për deputetë në katër qarqe, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Berat.

Në qarkun e Lezhës, Lëvizja për Ndryshim do të kandidojë Matilda Gjinin, një eknonomiste në profesion, e cila ka studiuar në Universitetin e Bocconi-t dhe ka dalë studentja më e mirë.

Ajo ka një eksperiencë mbi katër vite pune në sektorin e financës në Europë dhe Azi.

Ja kush është kandidatja e qarkut të Lezhës:

Matilda Gjini

Ka mbaruar studimet ne Bocconi.

Eshte kandidate e Levizjes per Ndryshim ne Qarkun e Lezhes.

LEXO EDHE:  “Kërkoja një pikë ujë në spital”/ Pacienti i shëruar tregon betejën me Covid tek Infektivi

LEXO EDHE:  Video/ "Një shembull për tu marrë nga piktori dështak..."

Per shkak te situates nuk ishte sot prezente.

Ka studiar Ekonomi ne Milano dhe Madrid dhe ka perfunduar dy Master ne degen Finance Kontabilitet ne Bocconi University dhe Drejtesi Biznesi ne 24ORE Business School.

Ka mbi 4 vite eksperience pune ne sektorin e finances ne Europe dhe Azi. Ka punuar ne Itali per kompani nderkombetare si PëC dhe Epyon Consulting. Nga viti 2019 punon ne Singapor si Account Manager ne Hawskford, nje kompani konsulence qe ndihmon investitoret e huaj ne Azi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Revolucioni dixhital”/ Rama: Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave ku ka folur për revolucionin dixhital.

Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të bëhej dixhitalizimi i shërbimeve, tërmeti dhe pandemia nuk do ishte përballuar siç ka ndodhur deri më tani. Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.

“Nuk do kishim përballuar nëse nuk do ishim në fazën e këtij revolucioni, përfytyroni vetëm për një cast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t’u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë. Nga ana tjetër, kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne do të kishim konsumuar 472 vjet pritje në radha, janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje në radha, si kohë e harxhuar. Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE