LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha akuzon sërish Ramën/ Shkatërrove ekonominë, e vërteta mund të jetë dhe ndryshe

16 Nëntor 2020, 14:47, Politikë CNA
Basha akuzon sërish Ramën/ Shkatërrove ekonominë, e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur dhe një herë tjetër akuza për keqeverisjen e kryeministrit Rama në këto 7 vite, dhe ka shkruar që nën drejtimin e tij e vërteta mund të jetë dhe ndryshe.

Basha shkruan në rrjetet sociale se Rama ka shkatërruar ekonominë dhe shëndetësinë dhe se shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe, por e vërteta thotë kreu i opozitës mund të jetë ndryshe.

?Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.
Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!?, shkruan Basha në Twitter./CNA.al

Lajmet e fundit nga