LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zgjedhjet në SHBA u manipuluan”/ Alfred Cako: Votat e presidentit Trump ia kanë kaluar Bidenit

15 Nëntor 2020, 22:11, Kosova & Bota CNA
“Zgjedhjet në SHBA u manipuluan”/ Alfred Cako: Votat e

Konspirancionisti Alfred Cako, ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Cako deklaroi se zgjedhjet në SHBA janë manipuluar nga një kompani kompjuterike e quajtur ?Dominion?, ku pretendon se është aksionere edhe Hillary Clinton.

Sipas tij, kjo kompani ka fshirë votat e presidentit aktual të SHBA Donald Trump dhe votat e këtij të fundit i ka kaluar studiuesit Joe Biden.

?Nuk ka përfunduar, diçka që dua të them është që në zgjedhje manipulimin e kanë bërë nëpërmjet kompjuterave. Janë bërë dy lloj vjedhjesh, janë fshirë votat e Trump-it, por edhe vota të Trumpit i kanë kaluar Biden.

Përveç të burgosurit dhe emrat e personave që kanë vdekur, që janë përfshirë në votime. Serveri i kompjuterit Dominion është kapur i fshehur në Gjermani nga shërbimet sekrete të Amerikës, këto do të zbulohen. Një ndër aksioneret e kësaj kompanie mendohet që është Hillary Clinton, edhe ajo qëndron pas kësaj vjedhje të madhe?, tha Cako në emisionin ?E Diell?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga