LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjike në Zvicër/ Treni përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar

15 Nëntor 2020, 19:25, Kronika CNA
Tragjike në Zvicër/ Treni përplas për vdekje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Nauchatel të Zvicrës.

Mësohet se një i mitur shqiptar është përplasur për vdekje nga treni mbrëmjen e djeshme.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i AKR-së, i cili jep edhe një mesazh ngushëllimi për familjarët e viktimës Adrian Ramadani.

?Mbrëmë humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngushllimet e mia më të sinqerta familjes dhe farefisit?, shkruan Pacolli në rrjetet sociale.

15-vjeçari Ramadani është me origjinë nga Ponorci i Malishevës, por familja e tij prej disa vitesh është shpërngulur në Nauchatel të Zvicrës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga