LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të hënën në serialin “Lule të vetmuara”/ Ejlyl sakrifikohet për të motrën

15 Nëntor 2020, 09:31, Lifestyle CNA
Të hënën në serialin “Lule të vetmuara”/

Nazan dhe Defne shkojnë të jetojnë në shtëpinë e Nerimanit. Meral dhe Serkan marrin një ofertë pune pas performancës së tyre në rrugë. Një muzikant kërkon të bashkëpunojë me ta. Kemal telefonon Ejlylin dhe i vë një kusht. Ai kërkon Metinin në këmbim të Byshrës. Ejlyl nuk pranon ta japë vëllain e saj edhe pse nga ana tjetër dëshiron të shpëtojë motrën.

Ajo vihet në një zgjedhje shumë të vështirë. E dëshpëruar Ejlyl shkon tek varri i Mesudes dhe e pyet se nga cili të heq dorë nga vëllai apo motra. Ejlyl i kërkon Feridesë dhe Toprakut të kujdesen për Metinin sikur ta kishin fëmijën e tyre.

Neriman kërkon të marrë shtëpinë nga Nazan por kjo e fundit e kërcënon dhe arrin t?ja marrë shtëpinë. Ejlyl vendos të vetësakrifikohet për të shpëtuar motrën. Ajo i kërkon Kemalit të lërë të lirë Byshrën dhe të marrë atë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga