LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehen tensionet në Mesdhe/ Anija turke “Oruc Reis” i afrohet territorit të Greqisë

15 Nëntor 2020, 13:33, Kosova & Bota CNA
Rikthehen tensionet në Mesdhe/ Anija turke “Oruc Reis” i

Rikthehen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Mediat greke kanë raportuar se anija turke ?Oruc Reis?, ndodhet më pak se 20 milje në lindje të Rodosit. Kjo gjë do të thotë se Ankaraja ka nisur sërish tensionet me Athinën zyrtare.

Zona e studimit nga turqit është përcaktuar 12 milje nga Rodosi, duke paralajmëruar se do të afrohet akoma më shumë.

Bëhet me dije se Greqia i ka dërguar një mesazh të fortë Turqisë duke theksuar se e dënon këtë veprim në mënyrën kategorike.

?Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor.
Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor?, thekson Athina.

Tensionet në Mesdhe vijojnë prej disa muajsh, por pas tërmetit tragjik ujërat mes dy vendeve u qetësuan disi./CNA.al

Lajmet e fundit nga