Connect with Us

Presidenti Trump sulmon John Bolton/ Një budalla i vërtetë, kërkonte vetëm luftë

Bota

Presidenti Trump sulmon John Bolton/ Një budalla i vërtetë, kërkonte vetëm luftë

Publikuar

-

Presidenti Trump sulmon John Bolton/ Një budalla i vërtetë, kërkonte vetëm luftë

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump, ka sulmuar ish-këshilltarin e tij për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump deklaron se Bolton është një ndër njerëzit më budallenj që ai ka pasur në qeveri.

Presidenti i SHBA thotë se Bolton nuk bëri asgjë për sigurinë kombëtare, por pretendon se ka nxjerrë në publik në mënyrë të paligjshme shumë informacione të klasifikuara.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

John Bolton ishte një nga njerëzit më budallenj në qeveri me të cilët unë kam pasur ‘kënaqësinë’ të punoj. Një njeri i shurdhër dhe i heshtur, ai nuk bëri asgjë për Sigurinë Kombëtare përveç faktit se thoshte, ‘Gee, le të shkojmë në luftë. Gjithashtu, ai nxori në publik në mënyrë të paligjshme shumë informacione të klasifikuara. Një budalla i vërtetë!”, shkruan Trump./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shpërthimi në Gjermani/ Ndërrojnë jetë dy persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga një shpërthim i madh i ndjekur nga një zjarr në një park industrial kimik në Leverkusen, në Gjermani.

Ndërkohë që mediat vendase raportojnë se pesë persona janë të zhdukur.

Shpërthimi ndodhi në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

” Për fat të keq, po zbehet shpresa për t’i gjetur ata të gjallë“.” tha Lars Friedrich, kreu i Chempark, në një deklaratë fillestare.

LEXO EDHE:  Hapja e kufinjve/ Rama për median franceze: Bëmë punë serioze

LEXO EDHE:  Hapja e kufinjve/ Rama për median franceze: Bëmë punë serioze

Currenta tha se shpërthimi ndodhi në incenerator dhe shkaqet mbeten ende të paditura.

Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh helmues. Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.

LEXO TE PLOTE

Bota

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Publikuar

-

Nga

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Në përgjithësi, shtoi ajo, 57 për qind e mbi 18-vjeçarëve në 27 vendet e BE-së janë tani plotësisht të vaksinuar.

“Këto shifra e vendosin Evropën në mesin e të parëve në botë. Por, ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet”, tha von der Leyen.

Sipas saj, varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta, është duke u përhapur në kontinent dhe duke rritur normat e infeksionit.

“Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithëve – që kanë mundësi – të vaksinohen. Për shëndetin e tyre dhe për t’i mbrojtur të tjerët”, tha von der Leyen.

LEXO EDHE:  Raportime dhe porosi për zgjedhjet e 25 prillit/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe

LEXO EDHE:  Raportime dhe porosi për zgjedhjet e 25 prillit/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe

Komisioni Evropian – i cili ka qenë përgjegjës për sigurimin e vaksinave për bllokun – ka vendosur më herët si synim vaksinimin e plotë të 70 për qind të të rriturve deri në fund të verës.

Më 10 korrik, von der Leyen ka thënë se BE-ja ka shpërndarë mjaft vaksina për të arritur atë nivel.

Në BE më shumë të vaksinuar sesa në SHBA

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhëna për pandeminë, në të gjithë botën janë dhënë deri më tash mbi 3.9 miliardë vaksina.

Koronavirusi ka prekur gjithsej mbi 194.9 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

CDC, rishikim udhëzimesh për mbajtjen e maskës në SHBA

Publikuar

-

Nga

CDC, rishikim udhëzimesh për mbajtjen e maskës në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet të njoftojë udhëzimet e rishikuara për mbajtjen e maskave për amerikanët plotësisht të vaksinuar pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Zyrtarët i thanë agjencisë Reuters se CDC-ja pritet të rekomandojë që amerikanët plotësisht të vaksinuar të mbajnë maska në ambjentet e brendshme të paktën në disa raste, por detajet nuk janë ende të qarta.

Udhëzimi i ri do të shënonte një kthesë të fortë nga vendimi i agjencisë ne maj sipas së cilit njerëzit e vaksinuar nuk kanë nevojë të mbajnë maska në shumicën e ambjenteve të brendshme.

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të mprehtë të numrit të rasteve të reja me COVD-19. Në 48 nga 50 shtetet ka patur një rritje prej 10% ose më shumë të infeksioneve javën e fundit. Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve të reja gati është katërfishuar në korrik, nga rreth 13,000 raste në ditë në më shumë se 50,000 aktualisht.

LEXO EDHE:  Biden mbajti një fjalim optimist, por tani duhet të udhëheqë dhe qeverisë si një centrist

Rritja është theksuar veçanërisht në shtetet me norma të ulëta vaksinimi dhe ndërsa varianti Delta i virusit, i zbuluar së pari në Indi, është përhapur në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në CNN zoti Fauci tha se, “Pesëdhjetë për qind e vendit nuk është vaksinuar. Kjo është problematike.”

LEXO EDHE:  Trump dhe Biden, fushatë në 4 shtete vendimtare

“Ne po e vëmë veten në rrezik,” tha Fauci, këshilltari kryesor për shëndetësinë i Presidentit Joe Biden.

Ai tha se njerëzit e vaksinuar “janë shumë të mbrojtur”, përfshirë edhe nga varianti Delta. Por ritmi i vaksinimeve ka rënë në SHBA me më shumë se 80% që nga mesi i prillit./VOA

LEXO TE PLOTE