LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD në sulm kundër ish- zyrtarëve të vet dhe në mbrojtje të Kaçit

15 Nëntor 2020, 12:18, Aktualitet CNA
PD në sulm kundër ish- zyrtarëve të vet dhe në mbrojtje

Dje pasdite diku tek kodrat e liqenit ndodhi një incident banal. Policët ndaluan për mosmbajtje maske, ish-zyrtarin e lartë të Partisë Socialiste Kaç Islamin.

Për ata rishtarë të Partisë Demokratike, sqarojmë se Kaç Islami nuk ka qenë kurrë anëtar i Partisë Demokratike. Ai është një ish-deputet i Partisë Socialiste, që përdori mandatin si deputet i Partisë Socialiste, për të votuar presidentin e Partisë Demokratike.

Më pas si shpërblim , Sali Berisha e futi në listën e Partisë Demokratike të vitit 2013 si kandidat për deputet, pasi rreshtoi njësoj si ai, dy ish-deputetët e PS-së, që si ai përdorën mandatet socialiste në atë votim dhe 5-6 kryetarë partish aleate.

Kjo është karriera politike e Kaç Islamit. Kaçi pa maskë, u përfshi në lista nga ku dilje deputet me vota demokratësh, në ditën që u spastrua më shumë se gjysma e grupit parlamentar demokrat dhe 95% e anëtarëve demokratë të Komisionit të Ligjeve.

Në 2017-ën  Kaçi nuk u përfshi në listat për deputet të Partisë Demokratike dhe nuk pati asnjë protestë, as brenda as jashtë PD-së për këtë fakt. Vetëm Kaçi besonte se borxhi i kryetarëve të PD-së ndaj tij mund të trashegohej brez pas brezi, e se demokratët duhet përjetësisht të votonin Kaçin si deputet i përjetshëm.

Por deri këtu, nuk ka asgjë për tu shënuar! Ëndërrat janë pa pagesë dhe Kaçi mundet të vazhdojë ëndërrimin e vet, ndërsa bën joga nga liqeni. PD sot është e gjymtuar, boll që të besohet se PD-në zyrtarë të mbetur pa kalorës betejash, apo elektoratin e djathtë të përçarë e pa busull, dikush të merakoset se Kaçi doli pa maskë dhe u identifikua nga policët për këtë shkak.

Ajo që habit është reagimi brenda 30 minutash në mbrojtje të Kaçit! Kush del sot e mbron Kaçin e di që nuk ka demokrat që merakoset për Kaçin. Më shumë sesa me ata, duket se thjesht shkruajtën në Facebook që t?i lexojë Kaçi. Dhe këtu mbaron llogaria me Kaçin.

Kaçi hallin e vet e zgjidh kollaj. Boll të mbajë maskë. Dhe kjo nuk është çështje dhe problem që e ka me policinë. Jane mbi 70% e qytetarëve që mbajnë rregullisht maskën. Dhe nëse përdorim logjikën, duhet të besojmë se ata e pretendojnë mbajtjen e maskës edhe nga të tjerët shëtitësa nga liqeni apo në rrugët e qyteteve.

Faktorizimi i Kaçit pa maskë, nuk mund të ngrjnë moralin e demokratëve. Ai vetëm se i ndihmon të dallojnë se sa shpejt dhe me energji reagohet në mbrojtje dhe për Kaçin, dhe se sa me egërsi janë injoruar vendimmarrjet në PD ndaj ish-zyrtarëve të vet të lartë, apo është reaguar kundra daljeve të qarta publike të tyre. Vrrullit të reagimeve sot i mungon vetëm një foto e Kaçit në faqen e parë të RD-së, përpara vendosjes së maskës në rajonin e policisë.

Kaq ka mbetur që demokratët të mobilizohen masivisht për tu ngritur kundra Ramës. Një Kaç që ndalohet nga policia për mosmbajtje maske, justifikon zbrazjen e PD-së nga figura historike dhe me reputacion që gjithë karrierën dhe emrin e kanë bërë në PD. Një Kaç që ndalohet nga policia e Ramës dhe që nevrikoset me ta, se si ata nuk e kishin njohur (megjithëse nuk e kishte mbuluar fyryrën), nuk falet kollaj nga demokratët. Kaçi nuk mund të vërë maskë, se atë demokratët e kanë parë gjithmonë fytyrëzbuluar. Dhe ashtu e duan gjithmonë. CNA.al/ 

 

Lajmet e fundit nga