LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Opozitat janë frrymëmarrje për shoqërinë”/ Rama: Populli gjendet nën sulmin e virusit vdekjeprurës

15 Nëntor 2020, 14:32, Aktualitet CNA
“Opozitat janë frrymëmarrje për shoqërinë”/

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të sulmojë opozitën gjatë pasdites së sotme.

Përmes një postimi, ku ka ndarë një video për situatën që është krijuar në shtetet europiane për shkak të koronavirusit, Rama shkruan se opozita duhet të jetë frymëmarrje për shoqërinë dhe jo helmpër njerëzit.

Sipas Ramës, PD dhe LSI e kanë përdorur Covid politikisht dhe kanë tmerruar qytetarët me dezinformim dhe shpifje.

?Pse opozitat në këto vende nuk janë tërbuar si opozita e LuliMoniSalikes?

Sepse opozitat janë frymëmarrje për shoqërinë, jo helm për njerëzit; janë dritare shprese, jo puseta dëshpërimi; janë marrje përgjegjësie, jo shfaqje papërgjegjshmërie!

Opozitat janë frymë kritike, jo gërrhima e gromësima katastrofike dhe një opozitë si kjo e MoniLulikeSaliut, që ka kapur e përdor dhe Covidin si aleat, për të tmerruar popullin me shpifje e dizinformim sot kur populli gjendet nën sulmin e virusit vdekjeprurës, është turpi i kujtdo që e mbështet?, shkruan Rama. CNA.al/ 

Lajmet e fundit nga