LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga epidemiologia Azra Ghani/ A paralajmëron fundin e pandemisë vaksina antiCovid-19?

15 Nëntor 2020, 10:02, Lifestyle CNA
Nga epidemiologia Azra Ghani/ A paralajmëron fundin e pandemisë

Kompania farmaceutike?Pfizer?, njoftoi se vaksina e saj ishte dëshmuar të ishte ?më shumë se 90 përqind efektive në parandalimin e Covid-19 tek pjesëmarrësit në testime?. Por a do të thotë kjo se fundi i pandemisë është në horizont?

Ndërsa ky është padyshim një lajm i mirë, është e rëndësishme të mos harrohet se kjo vaksinë është ende në fazat relativisht të hershme të testimit. Për të kuptuar potencialin e një vaksine, ne duhet të dimë se sa efikase është vaksina dhe sa zgjat ky efikasitet.

Rezultatet fillestare, na tregojnë se vaksina ka më shumë se 90 për qind efikasitet brenda 7 ditësh pasi të jetë marrë doza e dytë. Rezultatet e mëtejshme pasojnë shumë shpejt, duke dhënë rezultate efikase në 14 ditë. Në muajt në vijim, do të grumbullohen më shumë të dhëna që do të na tregojnë nëse ruhet ky efikasitet.

Kjo do të tregojë gjithashtu nëse njerëzit do të kenë nevojë për vaksinime të rregullta vjetore. Ne gjithashtu nuk dimë ende nëse efikasiteti ndryshon në njerëz të ndryshëm. Për shembull, vaksinat e gripit janë përgjithësisht më pak efektive tek njerëzit e moshuar.

Së bashku me të dhënat mbi efikasitetin, është e rëndësishme të dimë nëse është e sigurt një vaksinë që do t?u jepet njerëzve të shëndetshëm. Inkurajues është fakti që testet e Pfizer nuk kanë raportuar deri më sot ndonjë ?ngjarje të pafavorshme? të rëndë tek 43.500 pjesëmarrës në fazën e testimeve.

Ndërsa shumica e reaksioneve të rënda, të lidhura me vaksinat ndodhin menjëherë pas vaksinimit, do të jetë e rëndësishme që pjesëmarrësit në testim ? dhe ata që do të vaksinohen pas autorizimit ? të ndiqen nga afër për të siguruar që përfitimet e marrjes së vaksinës të tejkalojnë çdo rrezik tjetër për shëndetin.

Sfida e vërtetë vjen më pas:Si të vaksinojmë 7.8 miliardë popullsinë globale që është e rrezikuar? Me kapacitetet aktuale të prodhimit, dozat e kësaj dhe të vaksinave të tjera në fazën e provave, ka të ngjarë të jenë shumë më të pakta se ato që kërkohen në një periudhë afatshkurtër.

Struktura Covax ? një bashkëpunim i Organizatës Botërore e Shëndetësisë dhe partnerëve të saj për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ? pret të ketë deri në 200 milionë doza të disponueshme në vitin 2021.

Disa vende ? përfshirë ato me të ardhura të larta ? kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me një ose më shumë prodhues të vaksinave për t?i furnizuar dozat e duhura në periudhën 2020-2021. Por për shumë vende, dozat ka të ngjarë të jenë në dispozicion për deri në 20 përqind të popullsisë, pra më pak se 60 për qind, që ka të ngjarë të kërkohet për të arritur ?imunitetin e tufës?.

Prandaj, secili vend do të duhet të vendosë se si t?i jepet përparësi këtij grumbullimi. Shumica e vendeve ka të ngjarë që të fokusohen tek grupet që janë më në rrezik; ata që janë më të ndjeshëm ndaj simptomave më të rënda siç janë të moshuarit, dhe ata që janë shumë të ekspozuar si punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë, ka të ngjarë që ne të tjerët të na duhet të ruajmë distancimin social, larjen e duarve dhe mbajtjen e maskave për të mbajtur të ulët transmetimin e virusit në komunitet. Ndërkohë, ekzistojnë edhe pengesa të konsiderueshme logjistike për të arritur vaksinimin masiv, diçka që më parë nuk është ndërmarrë kurrë në këtë shkallë.

Pajisjet për vaksinim duhet të prodhohen, transportohen nga fabrikat dhe të shpërndahen në qendrat shëndetësore lokale. Ruajtja në të ftohtë mund të kërkohet gjatë transportit. Dhe vaksina e Pfizer paraqet sfida të veçanta këtu, pasi kërkon ruajtje në frigorifer me minus 80 gradë.

Ndaj për të kryer vaksinimin në çdo vend do të nevojitet një ?ushtri? e punonjësve të kujdesit shëndetësor. Pra, mos harroni se virusi është ende me ne, dhe ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë përpara. Deri atëherë festimet për fundin e pandemisë duhet të presin. / FT

 

Lajmet e fundit nga