LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndodhemi në pikun e valës së Covid!/ Tritan Kalo apel të fortë qytetarëve: Jo vetëmjekim!

15 Nëntor 2020, 08:54, Lifestyle CNA
Ndodhemi në pikun e valës së Covid!/ Tritan Kalo apel të

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka përcjellë një tjetër mesazh për të gjithë qytetarët të cilën në një formë apo në një tjetër janë përfshirë nga pandemia e koronavirusit.

Kalo shkruan në rrjetet sociale se jemi në në javët e përballjes me dallgën më të madhe të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 dhe se vjeshta solli një rikthim të fuqishëm të virusit.

Mjeku bën thirrje që kjo situatë të mos nënvlerësohet dhe që qytetarët të mos vetëmjekohen pasi kjo gjë shpesh herë sjellë dëme.

Sipas mjekut kjo situatë duhet menaxhuar me urtësi, mendjekthjelltësi dhe pa militantizëm të verbër partiak.

?KOHË KOVIDIANE?.15.11.2020?.Mirmëngjes dhe të Djelë të bardhë miq, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas Shqipëri-dashës?.Jemi pa as më të voglin dyshim në javët e përballjes me dallgën më të madhe të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19?.

Vjeshta solli një RIKTHIM të vrullshëm të goditjes mbi shëndetin dhe jetët tona të këtij infeksioni tinzar, që po na ofron përditë të papritura si në furinë e tij goditësë, po ashtu edhe në larushinë e formave të shfaqjes dhe të ndërlikimeve të tija?

Të mos harrojmë se Gripi dhe infeksione të tjera virale i ndajshtohen kësaj dallge?.JO nënvlerësim, JO vetmjekim, JO mbimjekim shpesh dëmprurës?Të përpiqemi me URTËSI e jo të panikuar, me MËNDJEKTHJELLTËSI e jo me militantizëm të verbër partiak, me MIRËBESIM reciprok në aftësitë tona individuale dhe ato kolektive se, për ne ASGJË nuku është e pamundëshme për t?u mposhtur përfshirë edhe infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19,

NËSE jemi dhe do të qëndrojmë kurdoherë sa bashku?.TOGETHER FOREVER!!!

N.B.:#Ripostimi ndalohet pa lejen e shkruesit?, shkruan Kalo në rrjetet sociale../CNA.al

Lajmet e fundit nga