LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merr flakë gjatë ecjes makina në Tiranë/ Shpëton mrekullisht shoferi

15 Nëntor 2020, 17:53, Kronika CNA
Merr flakë gjatë ecjes makina në Tiranë/ Shpëton

Një makinë ka marrë flakë rreth një orë më parë në rrugën ?Jordan Misja?.

Blutë bëjnë me dije se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka bërë që makina të shpërthejë në flakë teksa ka qenë në ecje.

Fatmirësisht drejtuesi 27-vjeçar i mjetit me iniciale M.H., ka dalë nga makina në kohë dhe nga shpërthimi i makinës ka pasur vetëm dëme materiale.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë nën kontroll situatën.

?Më datë 15.11.2020, rreth orës 17:40, në rrugën ?Jordan Misja?, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues M.H., 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga