Connect with Us

“Me dash Zoti me m’lënë”/ Artistja tregon gjendjen e saj nga Spitali Infektiv

Sociale

“Me dash Zoti me m’lënë”/ Artistja tregon gjendjen e saj nga Spitali Infektiv

Publikuar

-

Artistja Justina Aliaj ka folur nga ambientet e Spitalit Infektiv, kur prej pak ditësh është e shtruar pasi gjendja e saj u përkeqësua si pasojë e infektimit me Covid-19.

Në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore Aliaj u shpreh se nuk është e trembur dhe se është më mirë se në ditën e parë.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur tha gjithashtu se nuk do t’a harrojë kurrë përkushtimin e e personelit mjekësor ku sipas saj ata kanë bërë një mrekulli me kujdesin që kanë treguar.

“Jam më mirë se sa ditën e parë. Nuk jam e trembur. E dua shumë popullin tim. Me dash Zoti me m’lënë dua të them se këtu janë kujdesur jashtëzakonisht shumë për mua. Kam parë që kanë bërë një mrekulli për mua. Nuk do i harroj kurrë deri sa të vdes. Fillimisht u tregova e papjekur, mendova që jam me grip, pra e vonova ardhjen. Kur erdha isha gati sikur po hyja në një tunel. Kur erdha këtu isha në gjendje jo të mirë, e ndjej përmirësimin”, u shpreh Justina Aliaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Marrin fund ditët me shi/ Gjysma e dytë e majit sjell rritje të temperaturave deri në 30 gradë celsius

Publikuar

-

Nga

Marrin fund ditët me shi/ Gjysma e dytë e majit sjell rritje të temperaturave deri në 30 gradë celsius

Adiola Bani ka folur për situatën meterologjike në vend, ku tha se këtë të dielë pritet që shirave t’u vijë fundi për të sjellë një javë me kthjellime dhe pak vranësira.

Në një prononcim për Report tv, ajo është shprehur se shiu do të jetë i papërfillshëm ditën e nesërme, teksa shtoi se breshëri që ka rënë dje, kryesisht në Shkodër, ishte një ngjarje ekstreme.

Fenomeni i breshërit është më se normal në stinën e pranverës, madje gjatë kësaj periudhe e kemi pasur shumë pak prezent, por situata e ndodhur në Shkodër ditën e shtunë pas mesnate do e konsideronim  ngjarje ekstreme pasi kemi pasur një sasi të konsiderueshme.

Brenda 50 minutash ka rënë një sasi prej 55 mm reshje, ku pjesa më e madhe ka qenë breshër dhe ka krijuar jo pak problematike. Sa i përket breshërit si fenomen është normal, por jo në këto përmasa. Presim që të kemi vranësira në të gjithë territorin shqiptar, por fatmirësisht gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht gjatë natës presim që të kemi largim vranësirash dhe rikthim të kthjellimeve në territorin shqiptar duke bërë që e diela të jetë me mot të kthjellët , pritet ndonjë shi i papërfillshëm , do jenë vetëm pika shiu”.

Lajm i mirë është se gjatë fundit të maji, do të rikthehen temperaturat tipike të stinës së verës.

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën në Lushnje/ Në gjendje të rëndë drejtuesi

LEXO EDHE:  Covid-19 i merr jetën gazetarit korçar/ Familja apeloi për ndihmë

“Fillimi i javës, gjatë ditës së hënë dhe të martë kryesisht kthjellime, vranësirat do jenë shumë pak prezente, ku shi pritet vetëm në zonat veriore, presim rritje të temperaturave me 2 gradë. Maji na rikthen në temperatura të larta, tipike të verës, të paktën pas datës 20 maj priten temperatura deri në 30 gradë celsius”, përfundoi meteorologia.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita nis me reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita nis me reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot

Këtë fundjavë të gjithë ata që kishin bërë plane për plazh moti nuk do të jetë i favorshëm.

Dita e sotme ndikuar nga kalimi i një fronti do paraqitet me reshje shiu në të gjithë Shqipërinë. Në pjesën bregdetare shtrëngata me rrufe të izoluara.

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Publikuar

-

Nga

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Institutit i Statistikave (INSTAT) ka publikuar këtë të premte raportin për sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve të diplomuar për vitin shkollor 2019-2020.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe arritën të kualifikohen në Shqipëri 98,168 nxënës dhe studentë, ose 5.5% më pak se vitin e shkuar.

Arsimi 9-vjeçar

Në sistemimin arsimor 9-vjeçar rezulton të jenë diplomuar 33.618 nxënës, nga të cilët 52,3 % ishin djem dhe 47,7 % vajza.

Në sistemin parauniversitar vihet re një ulje e ndjeshme numrit të nxënësve të diplomuar. Konkretisht, siç thekson INSTAT gjatë vitit shkollor 2018-19 u diplomuan 31.662 nxënës, duke shënuar një ulje prej 6,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Arsimi profesional

Arsimimi profesional ka pësuar një rritje të interesimit të nxënësve dhe këtë e dëshmojnë të dhënat që raporton Instituti i Statistikave. Konkretisht, në arsimin profesional u diplomuan 4.862 nxënës, ose e thënë ndryshe një rritje me 27,7 % krahasuar me vitin shkollor 2018-19.

Arsimi universitar

Rënie të konsiderueshme ka pësuar numri i studentëve të diplomuar në sistemin universitar. Sipas INSTAT, gjatë vitit akademik 2019-20, u diplomuan 32.889 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,7 % krahasuar me 2018-19.

“Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 21.481 studente femra, ose 65,3 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë. Studentë të diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 53,5 % të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 42,4 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

LEXO EDHE:  Luhatje të infektuarish në Maqedoninë e Veriut/ 36 raste të reja në 24 orë

LEXO EDHE:  Luhatje të infektuarish në Maqedoninë e Veriut/ 36 raste të reja në 24 orë

Në lidhje me këtë situatë jo pozitive, Euronews Albania bisedoi me sociologen Entela Binjaku, e cila shpjegoi shkaqet që kanë ndikuar në uljen e të diplomuarve në të gjitha nivelet arsimore.

Ajo u shpreh se këto të dhëna duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për institucionet shtetërore, por edhe për shoqërinë shqiptare.

“Kjo rënia nuk na lumturon aspak, por përkundër duhet të na shqetësoj. Fakti që kemi më pak të arsimuar në të gjitha nivelet, mendoj se duhet të na shqetësoj realisht”, tha sociologia.

Znj. Binjaku pohoi se djemtë shqiptarë arsimimin nuk e shohim më si parësor, por dëshira e tyre tha jo është që të largohen nga vendi.

“Djemtë shqiptarë mendojnë tanimë jo të arsimohen, por të emigrojnë. Mendimi i tyre i parë është si e si të largohen, ndërsa vajzat  janë që emigrojnë më pak dhe në fund të fundit dhe për hir të traditës së familjeve shqiptare, që mashkulli është ai që sjellë para në shtëpi dhe kjo bie më shumë në shpatullat e gjinisë mashkullore”, tha ajo./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE