Connect with Us

Maqedonia e Veriut në ankth/ Rreth 1000 të infektuar në 24 orë

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut në ankth/ Rreth 1000 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Maqedonia e Veriut në tension/ Humbin jetën 8 të infektuar, regjistrohen 94 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raporton për 990 raste pozitive me koronavirus nga 2655 testime të realizuara.

Konkretisht në Shkup janë regjistruar 378 raste, në Kumanovë 48, në Dibër 6, në Shtip 51, në Prilep 55, në Tetovë 39, në Strugë 27, në Veles 54, në Manastir 44, në Ohër 39, në Kavadarc 24, në Gostivar 54, në Gjevgjeli 16, në Strumicë 19, në Kriva Pallankë 3, në Radovish 3, në Krushevë 4, në Koçan 27, në Probishtip 2, në Demir Hisar 3, në Makedonski Brod 4, në Pehçevë 4, në Berovë 9, në Vallandovë 1, në Vinic 10, në Delçevë 8, në Kratovë 3, në Sveti Nikollë 11, në Kërçovë 14, në Resnjë 11 dhe në Negotinë 19.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 382 pacientë të shëruar nga koronavirusi, ndërsa 24 pacientë kanë humbur betejën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Në fundjavë mund të vaksinohen vetëm ata që kontaktohen nga MSH-ja

Publikuar

-

Nga

Në fundjavë mund të vaksinohen vetëm ata që kontaktohen nga MSH-ja

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se vaksinimi kundër koronavirusit do të vazhdojë edhe në fundjavë, por në një njoftim të lëshuar për media theksoi se do të vaksinohen vetëm ata qytetarë që kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla ‘1 Tetori’ – do të vaksinohen qytetarët, të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova, dhe sipas terminit të caktuar”, thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtit, vaksinimi edhe në komunat e tjera do të bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit.

Mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës u desh të ndërhyjë për të vënë rend pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku ishin mbledhur një numër i madh qytetarësh për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:  QSUT hap garën për blerjen e 10 mijë litrave oksigjen për të sëmurët e shtruar në spitalin Covid-4

LEXO EDHE:  QSUT hap garën për blerjen e 10 mijë litrave oksigjen për të sëmurët e shtruar në spitalin Covid-4

Tollovia nxiti edhe reagimin e partive opozitare në Kosovë, të cilat e akuzuan Qeverinë për dështim në menaxhimin e vaksinimit.
Nga 12 maji, në Kosovë nisi faza e dytë e vaksinimit, që përfshin personat e moshës 65 deri në 79 vjeç.

Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë tha se të premten, deri në orën 17:00, janë vaksinuar rreth 3,100 qytetarë të Kosovës.

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Dy viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë u konfirmuan të premten dy viktima nga koronavirusi dhe 49 raste të reja të të infektuarve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se një rast i vdekjes u regjistrua në Mitrovicë dhe një në Vushtrri.

Sipas tij, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,835 mostrave. Shifra prej 49 i bie që dy për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 310 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,803, i viktimave në 2,220 dhe i të shëruarve në 99,097.

LEXO EDHE:  Denoncimi: Agjensitë funerale asnjë mbrojtje nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në 24 orë/ Rriten sërish shifrat e të infektuarve

Raste aktive aktualisht janë 5,486. Në Kosovë është në zhvillim e sipër faza e dytë e vaksinimit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.

Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve. Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike. REL

LEXO TE PLOTE