Connect with Us

Manastirliu thirrje qytetarëve/ Mos dëmtoni shëndetin me receta WhatsApp-esh, lidhuni me mjekët

Shëndeti

Manastirliu thirrje qytetarëve/ Mos dëmtoni shëndetin me receta WhatsApp-esh, lidhuni me mjekët

Publikuar

-

Manastirliu thirrje qytetarëve/ Mos dëmtoni shëndetin me receta WhatsApp-esh, lidhuni me mjekët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë një tjetër thirrje për qytetarët pak minuta më parë.

Ajo i kërkon qytetarëve të mos dëmtojnë shëndetin dhe ekonominë e tyre me receta nga miqtë dhe të afërmit, por të kontaktojnë me mjekun e familjes.

Ministrja thekson se qeveria do të rimbursojë Paketën bazë të trajtimit ambulator në banesë për pacientët e testuar me Covid-19.

Qeveria do të rimbursojë Paketën bazë të trajtimit ambulator në banesë për pacientët e testuar me Covid-19 bazuar në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik.

Mos dëmtoni shëndetin dhe buxhetin, me receta WhatsApp-esh.

Lidhuni me mjekun tuaj të familjes. Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjë e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ulja e infektimeve/ Spitali Covid 2 drejt mbylljes

Publikuar

-

Nga

Ulja e infektimeve/ Spitali Covid 2 drejt mbylljes

Duket se situata nga Covid në vendin tonë po vjen drejt përmirësimit.

Prej disa javësh, numri i infektimeve dhe viktimave ka qenë shumë i ulët, çka tregon se po shkohet drejt imunizsimit të tufës.

Në kulmin e pandemisë, u hapën katër spitale Covid, përpos atyre rajonal. Por me përmirësimin e situatës dhe me uljen e shtrimeve këto spitale po shkojnë drejt mbylljes.

Pas Covid 3, edhe spitali i Sanatoriumit po shkon drejt mbylljes si spital COVID, sipas News24.

Në tre ditët e fundit spitali COVID 2, ka pritur vetëm një urgjencë nga rrethet, ndërsa numri i të shtruarve është reduktuar në 25. Burime nga ky spital pohojnë se sanatoriumi po shkon drejt mbylljes si spital COVID.

Pacientët me covid 19 janë grupuar në dy pavione të katit të tretë ndërsa pavionet e tjera të boshatisura po deziinfektohen. Të njëjtat burime pohojnë prej disa ditësh reanimacioni i covid 2 po punon me gjysmë kapaciteti, ku nga 10 shtretër 5 janë me pacient në gjendje tepër të rëndë, njëri prej tyre i intubuar.

Por ulja e shtrimeve në sanatorium nuk po ndikon aspak në uljen e vdekshmërisë në mesin e personave të shtruar ku në 24 orët e fundit mësohet se kanë humbur jetën 2 pacientë. Mjekë të spitalit pohojnë jashtë kameras se vdekshmëria e lartë është pasojë e keqëmjekimit fillestar të pacientëve në banesë si dhe e kohe qëndrimit të gjatë në shtëpi dhe më pas në spitalet bashkiake dhe rajonale derisa rastet referohen në spitalet terciare 3 javë pas infektimit kur komplikacionet në mushkri ndodhen në fazën terminale.

LEXO EDHE:  Lehtësimi i masave/ Manastirliu: Do jetë me pikatore, duhet të jemi të kujdesshëm

LEXO EDHE:  Mjekja shqiptare në Gjermani: Maskat të panevojshme kur ruhet distanca, vendimi i qeverisë prek të drejtat e njeriut

E ndërsa spitali i Sanatorimit vijon të mbajë statusin covid 2 për vetëm 25 të shtruar, nga 250 shtretër që ka ky spital, me mijëra të sëmurë kronik që vuajnë nga patologji të shumta në mushkri kanë një vit që kanë mbetur pa një spital të dedikuar dhe I falen rreth 30 shtretërve të huazuar në ish godinën e vjetër të kirurgjisë në QSUT ku shërben një nga tre klinikat pneumologjike të transferuara nga sanatoriumi.

Nga ana tjetër spitali i parë covid, infektivi, numëron rreth 20 të shtruar nga 120 shtretër kapaciteti, dhe mesatarisht 3 urgjenca ditore nga rrethet e jugut dhe kryeqyteti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksinimi i popullatës/ Gjata tregon se sa shanse ka Shqipëria të ketë valë të tretë infektimesh

Publikuar

-

Nga

Vaksinimi i popullatës/ Gjata tregon se sa shanse ka Shqipëria të ketë valë të tretë infektimesh

Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Gjata, ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë ndërsa u shpreh se ka pak gjasa që Shqipëria të përjetojë një valë të tretë infektimesh.

Në një intervistë për Fax news, ai tha se vaksinimi masiv është faktor kryesor në uljen e infektimeve, dhe se me ardhjen e dimrit ne mund të kemi marritur imunitetin e tufës dhe të vijojmë jetën normale.

“Jemi në një situatë shumë të mirë, pas kontakteve direkte që kemi me pacientët, pavarësisht situatës që është në përmirësim të ndjeshëm, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, është e domosdoshme, që ne masat ti respektojmë. Besoj se vaksinimi masiv është faktor kryesor në uljen e infektimeve, me ardhjen e dimrit ne të kemi marritur imunitetin e tufës dhe të vijojmë jetën normale, unë nuk besoj se do të ketë një valë të tretë”, u shpreh Gjata.

I pyetur se cilën prej vaksinave do të rekomandonte, Gjata tha se secila prej atyre që është në qarkullim sjell mbrojtje nga infektimi, dhe ulje të shenjave klinike, duke shkaktuar ulje të shtrimeve spitalore.

“Unë i kam sugjeruar të gjithë kontakteve të mija që të bëjnë cilëndo prej vaksinave, nëse do të merremi vetëm me sherre nuk ia dalim, të gjithë duhet të vaksinohen, pasi vërtetë nuk mund të jesh 100% imun, por të paktën kalon forma më të lehta të sëmundjes.

Ne nuk kemi të dhëna të sakta derimë tani, se sa zgjat imuniteti nga vaksinimi, ka diskutime se mund të ketë nevojë dhe për një dozë të tretë vaksine, ashtu siç ka dhe diskutime se vaksinat për Covidin mund të bëhen njësoj si ato për gripin, njëherë në vit.

Kalimi i Covidit të bën imun deri në 6 muaj, ndaj edhe rekomandohet që vaksina e dytë të bëhet në një kohë më të vonë”, tha Gjata më tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata drejt normalizimit/ 17 raste të reja me Covid në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Situata drejt normalizimit/ 17 raste të reja me Covid në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1107 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 rastë në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Lehtësimi i masave/ Manastirliu: Do jetë me pikatore, duhet të jemi të kujdesshëm

LEXO EDHE:  Brataj flet për simptomat/ Ku ndryshon gripi stinor nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (17 Maj 2021)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 1,107
Të shtruar në spitale 80
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,639

Testime totale 679,396
Raste pozitive 132,032
Raste të shëruara 125,419
Raste Aktive 4,178
Humbje jete 2,435

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3276
Shkodër 175
Korçë 160
Gjirokastër 96
Fier 90
Lezhë 88
Vlorë 87
Elbasan 67
Berat 53
Durrës 40
Kukës 23
Dibër 23

LEXO TE PLOTE