LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja kalon edhe Mesit, Barcelona i ofron rrogë të çmendur talentit Ansu Fati

15 Nëntor 2020, 10:41, Sport CNA
Ja kalon edhe Mesit, Barcelona i ofron rrogë të çmendur

Afrimi i talenteve të reja në ekipin e parë ka qenë një strategji e hershme e Barcelonës, që asnjëherë nuk i ka lënë në baltë. Lojtarët e kanë shpërblyer klubin me spektalël në fushën e lojës, ndërsa drejtuesit kanë treguar mirënjohjen me para në xhepat e tyre. Por këtë herë katalanasit kanë thyer çdo pritshmëri të mundshme.

Pavarësisht se kriza ka mbërthyer Barcelonën, drejtuesit nuk kanë ndërmend të kursehen për xhevahirët e tyre. Një rinovim me një rrogë të çmendur është mënyra më e mirë për të mbajtur në humor të mirë Ansu Fatin në këtë periudhë dëmtimi, kur rikthimi në fushë pritet në pranverë.

Vetëm 18-vjeç ka mbushur në 31 tetor dhe në llogarinë e tij bankare Barcelona ka ndërmend të derdhë plot 10 milionë euro në sezon. Një shifër kjo më e lartë se çdo lojtar tjetër në këtë moshë, madje as Mesi e as Ronaldo nuk kanë përfituar kaq parë kur kanë pasur vetëm 18 vite mbi supe.

Lajmet e fundit nga