Connect with Us

“Gjykata Speciale e Hagës është e njëanshme”/ Kurti: Aktakuzat e prokurorisë për UÇK nuk qëndrojnë

Kosova & Rajoni

“Gjykata Speciale e Hagës është e njëanshme”/ Kurti: Aktakuzat e prokurorisë për UÇK nuk qëndrojnë

Publikuar

-

Albin Kurti emëron zëvendësministrat në tetë ministri

Kreu Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, reagoi në një konferencë për aktakuzat e ish-krerëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykatën Speciale. Në fjalën e tij, Kurti u shpreh se Kosova ka pasur vazhdimisht Gjykata Speciale, njëherë UNMIK-un, Tribunalin e Hagës pastaj EULEX-in, por kjo fundit në Hagë, sipas tij, është me speciale, pasi shton ai është e padrejtë dhe e njëanshme.

“Jo çmimin e lirisë por çmimin e gabimeve politike jemi duke e paguar tani,  në njërën anë UÇK-ja është lënë jashtë Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës, ndërkaq kjo gjykatë që iu sipërvendos shtetit me votat e 82 deputetëve, u pranua të bëhet pjesë e Kosovës përmes amandamentimit të Kushtetutës  me 3 gusht 2015”, tha Kurti.

Kreu i LVV shton se nuk ka pasur strukturë paralele kriminale në Kosovë siç pretendohet.

“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë është se në UÇK ka ekzistuar një grup Kriminal përbrenda, apo siç e quajnë ata ndërmarrje kriminale. Prokuroria e ka gabim s’ka pasur strukturë paralele kriminale, lajmi për njëfarë NPK-je brenda UÇK-së nuk është i vërtetë”, tha ai.

Sipas Kurtit, arsyetimi i Speciales se kjo ndërmarrje ka ushtruar veprime nga viti 1998 është i pabesueshëm, derisa ka thënë se po të bëhej fjalë për vitet e mëvonshme edhe do të ishte e besueshme. “Sipas gjykatës qëllimi i kësaj ndërmarrje na paska qenë të fitoj dhe ushtroj kontroll gjithandej në Kosovë. Madje, kjo qysh nga marsi 1998. Po të thuhej se ndokush prej tyre ka pasur qëllim kontrollin në mars 2008 apo 2018, edhe mund të besohej por kurrsesi në 1998 siç pretendon prokuroria. Çlirimi ishte qëllimi e jo ushtrimi i kontrollit”, tha Kurti.

Ai shtoi se qeveria duhet të mbrojë të gjithë të akuzuarit dhe të bashkërendojë procesin.

LEXO EDHE:  Saga e lirisë e Gjergjit të UÇK-së

“Në Hagë nuk po përndjeken vetëm individët por nuk mund të mbrohen as të pandehurit si individë. Shteti duhet ta organizoj e ta koordinoj mbrojtjen e të pandehurve. E pamë se ata i kanë avokatët e tyre por nevojitet bashkërendimi nga shteti. UÇK nuk ka qenë e asnjërit, por të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë. Kjo është sidomos punë qeverie”, tha ai.

Sipas Kurtit, Kosova nuk ka qeveri që mund ta bëjë këtë. “Kjo qeveri e paligjshme që varej nga fillimi nga lista serbe e që tash është e pakicës, nuk mund ta mbrojë e të shpëtojë as vetveten e lëre më dikë tjetër”, tha ai. CNA.al/ 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Takimi i ministrave të BE-së/ Ballkani Perëndimor pjesë e axhendës

Publikuar

-

Nga

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë në takimin e Këshillit të çështjeve të jashtme për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve në BE, ky do të jetë ky një rast për të përsëritur përkushtimin ndaj Ballkanit Perëndimor, por edhe për të forcuar angazhimin për realizimin e perspektivës evropiane të rajonit.

Vazhdimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përplasjet e brendshme politike në Bosnje e Hercegovinë janë çështjet të cilat kanë tërhequr më së shumti vëmendjen e BE-së dhe për to pritet që sot (10 maj) të diskutohet më së shumti. Sa i takon procesit të zgjerimit të BE-së kjo temë do të jetë në rend dite të martën kur takohet Këshilli i çështjeve të përgjithshme, po ashtu në nivel ministrash.

Burimet diplomatike në BE janë shprehur se tash, pasi edhe në Kosovë edhe në Serbi ka një qeveri me mandat dhe mbështetje të qartë të elektoratit, është krijuar një rast për të arritur marrëveshje për normalizimin e raporteve në kuadër të dialogut të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian. Por, në BE pranojnë se ka ende paqartësi sa i përket vazhdimit të dialogut. Një tentim i BE-së për të organizuar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me 11 maj kishte dështuar pasi pala kosovare nuk e kishte konfirmuar këtë takim dhe kishte thënë se i duhet kohë për tu përgatitur më mirë për vazhdimin e dialogut.

LEXO EDHE:  Ja sa përqind e qytetarëve kosovarë kanë votuar deri tani

LEXO EDHE:  Basha takon opozitën e Kosovës/ Kundër gazit lotsjellës në Parlament!

Pritet që në takimin e Ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi pos Përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell të flasë edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak.

Sa i përket situatës në Bosnje e Hercegovinë, Përfaqësuesi i lartë, Borrell ka shprehur shqetësim për rritjen e gjuhës nxitëse dhe tensionimin e situatës, sidomos pas zërave se mund të ketë ndryshim të kufijve. Ai ka bërë ftesë që diskutimet e tilla për ndryshim kufijsh dhe për luftë të marrin fund dhe liderët politikë të angazhohen në reformat ë cilat do ta afrojnë shtetin me Bashkimin Evropian.

“Retorika e cila vë në dyshim integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës duhet të ndalet. Debatet për secesion, kufij të ri, ndarje të mëtejmë në linjat etnike dhe luftë, janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Borrell në një komunikatë të lëshuar në prag të diskutimit të sotëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në BE janë shprehur optimistë se me administratën e re amerikane mund të ketë një bashkëpunim më të madh edhe në realizimin e agjendës së përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rrugëtimi i Vedat Gashit në politikën amerikane

Publikuar

-

Nga

Rrugëtimi i Vedat Gashit në politikën amerikane

Përfshirja e shqiptaro-amerikanëve në politikën e Shteteve të Bashkuara, shihet si diçka e rëndësishme për pjesëmarrjen e komunitetit në procese vendimmarrëse. Por Vedat Gashi, anëtar i këshillit bashkiak në Uestçester të Nju Jorkut që tani garon për një mandat të dytë, mendon se interesimi për përfshirje në politikë nga shqiptarët Amerikës nuk është në nivelin e duhur. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai u bën thirrje shqiptaro-amerikanëve që të paktën të regjistrohen për të votuar dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Hollësi sjell kronika e përgatitur nga kolegu Burim Goxhuli.

Viti 2004 e gjen Vedat Gashin në Prishtinë, jo për shkak të ambicieve politike, por nga dëshira për të ndihmuar shtet-ndërtimin e Kosovës.

Shqiptaro-amerikani vendosi të zhvendosej për një projekt tre-mujor,por qëndroi atje për 5 vite, duke shërbyer si këshilltar ligjor në Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal dhe pastaj si këshilltar në zyrën e kryeministrit.

“Gjatë asaj kohe ndihmuam formimin e një shteti që po shkonte drejt pavarësisë. Ishte privilegj dhe nder të ishe atje për këtë rrugëtim. Po hartonim ligje, po krijonim rrugë që çonin drejt pavarësisë”, tha zoti Gashi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, zoti Gashi rikthehet në ShBA ku vazhdon karrierën e tij juridike, për çka edhe kishte mbaruar studimet.

Por pothuajse 10 vite pas, më 2018, ai vendosi të merrte përgjegjësi të reja duke iu futur garës për një nga 17 vendet e këshillit bashkiak në Uestsçester të shtetit të Nju Jorkut.

“Shumë gjëra të rëndësishme po ndodhnin në politikën amerikane. Ndjeja një lloj përgjegjësie që të përfshihem. Hyra në garë për ligjvënës dhe isha shumë me fat që mora përkrahjen e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe komunitetit më të gjerë”, thotë ai.

Shqiptaro-amerikani është në fund të mandatit të tij të parë në këtë pozitë. Në nëntor ai garon për një mandat të dytë, ndërsa aktualisht është i fokusuar në fushatën e tij.

Zoti Gashi shpjegon përgjegjësitë dhe rëndësinë e pozitës që ai këkron ta fitojë edhe për një mandat dy-vjeçar.

“Uestçester ka rreth një milion banorë. Buxheti ynë për vitin e shkuar ishte 2.7 miliardë dollarë, afërsisht sa buxheti i Kosovës. Merremi me çështje që kanë të bëjnë me infrastrukturën, rrugët, ujin e pijshëm. Ky ishte roli im.Pra miratojmë ligje për bashkinë tonë”, shpjegon shqiptari-amerikani.

LEXO EDHE:  Korigjimi i kufijve Kosovë-Serbi/ Thaçi: Propaganda e opozitës është e rrezikshme

LEXO EDHE:  Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë/ Konfirmohen 8 raste të reja

Zoti Gashi, i cili është pjesë e Partisë Demokrate, thotë se rruga që e ka zgjedhur nuk është e lehtë, sidomos në këtë periudhë kur politika amerikane ndodhet para shumë vështirësive.

“Mendoj se kemi demorkatët që janë shumë demokratë dhe të zëshëm dhe repulikanët që janë shumë republikanë dhe gjithashtu shumë të zëshëm. Janë në ekstremet e tyre. Ekziston një përçarje që nuk sjell asnjë të mirë. Unë dhe komuniteti im jemi diku në mes. E kuptojmë që njerëzit në ekstreme janë më të zhurmshmit por nuk më përfaqësojnë mua dhe komuniutetim tim”, thotë ai.

Por sfida si këto nuk duhet të zmbrapsin shqiptaro-amerikanët të përfshihen në procese vendim-marrëse, thotë ai.

“Problemi është se shumë familje që janë detyruar të largohen nga vendet e tyre, ruajnë lidhjet e forta me vendlindjen, të cilën e duam aq shumë. Mendoj se është me rëndësi që të vazhdojmë të ndjekim zhvillimet politike atje, por gjithashtu duhet të përfshihemi në politikën e vendit ku jemi”, thotë politikani Gashi.

Zoti Gashi shton se distrikti që ai përfaqëson përbëhet nga afër 66 mijë banorë ndërsa vetëm rreth 500 shqiptaro-amerikanë janë të regjistruar për të votuar.

“Unë i di vështirësitë me të cilat njerëzit përballën për të ardhur në këtë vend. Nuk ishte e lehtë të merrje shtetësinë. Të kalosh gjithë këta hapa dhe pastaj të mos përdorësh privilegjet dhe përgegjësitë që ke, të cilat I kemi falë punës së madhe të prindërve tanë, është e turpshme dhe mëkat. Është e turpshme të mos e ushtrosh atë përgjegjësi. Ashtu nuk nderon ata që sakrifikuan që ju të jeni këtu”, përfundon zoti Gashi.

Demokrati Gashi thotë se fokusi i tij është puna për ulje të taksave, mbrojtje të mjedisit, mbështetja e programeve të kujdesit shëndetësor për grate dhe familjet si dhe zhvillimi ekonomik. Ai thotë se duke punuar në këto drejtime, përmirësohet edhe jeta e komunitetit shqiptaro-amerikan./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

U helmuan nga kërpudhat/ U jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Haliti

Publikuar

-

Nga

U helmuan nga kërpudhat/ I jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Haliti

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti të cilët u helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit dhe si pasojë ndërruan jetë, janë përcjellë për në banesën e fundit ditën e sotme në Gjilan të Kosovës.

Mësohet se ata kishin mbledhur kërpurdha në pyll dhe i kishin konsumuar, ndërsa pasi ndjenë shqetësime u paraqitën në qendrën shëndetësore të Manzës.

Gjithashtu familja Haliti dy ditë para se të helmoheshin me kërpudhat, ishin interesuar në qendrën shëndetësore të Manzës për të bërë vaksinën antiCOVID , por ishte refuzuar pasi nuk ishin pjesë e grupeve të riskut./CNA.al

LEXO TE PLOTE