LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fenomeni-Kaçi dhe mbrojtja nga PD e rrezikut social

15 Nëntor 2020, 15:27, Opinione CNA
Fenomeni-Kaçi dhe mbrojtja nga PD e rrezikut social

A ju kujtohet “Kaçi i zi”? Me siguri që anëtarët e forumit rinor të PD-së, kanë dëgjuar pak ose aspak për ngjyrën me të cilën identifikohej surrati i Kaç Islamit në vitin 1997.

Ishte koha e betejave për ekzistencë të PD-së. Kur Azem Hajdari hynte në Parlament dhe Kaç Islami përbetohej se do u thyente kafkat deputetëve të PD-së! Të atyre deputetëve që me gjithë situatën e jashtëzakonshme që shoqëroi votimet për Kuvendin, kishin arritur të hynin në Kuvend.

Me shifra më të larta se shifrat e siguruara nga Luli Basha në vitin 2017 dhe me peshën e kolapsimit të shtetit, ata deputetë në 1997 ishin shenja e mbijetesës së Partisë Demokratike. E pemës që refuzoi të digjej dhe jo e PD-së së tharë pa kuaj e pa kalorës të 2017-ës. Ndaj ishte e rrezikshme ajo PD! Ndaj Kaç Islami kërcënoi në 1997 deputetët e PD, se do u thyente kafkat për tua derdhur materialin gri korridoreve të Kuvendit.

Ata të mbijetuar të PD identifikuan Kaçin si rrezikun social në 1997! Ishte shprehja dhe kërcënimi me thyerjen e kafkave, që mobilizoi demokratët kudo në Shqipëri. Ishte ai kërcënim i sinqertë dhe helmi i dalë nga goja e Kaçit që u shndërrua në melhem për plagët e PD-së. Kauza kundër “Kaçit të Zi” fitoi! Po sot?

Sot Kaçit ja paskan prishur humorin disa police femra që mbase nuk e kanë njohur vërtetë! E kanë ndalur për t?i kërkuar t?i vendosin gjobë për mosmbajtjen e maskës. Mbajtja e maskës sot nuk është trill policor. Është masë që të gjitha shtetet kanë vendosur të kërkojnë si standart për mbrojtjen nga përhapja e virusit. Është masë që nuk siguron vetëm shëndetin e atij që e mban, por edhe të të tjerëve që duan të jetojnë si Kaçi e të dalin për ecje në parkun e liqenit artificial.

Mosmabajtja e maskës është rrezik social, ndaj nuk është temë e diskutimit, aq më pak me policinë që është aty për të siguruar zbatimin e ligjit. Identifikimi sot i PD-së në mbrojtje të Kaçit, është rreshtimi në anën e rrezikut social. Kaçi nuk ka nderuar! Dje dëshironte të thyente kafka, sot të bëhet distributor virusi! Kurse PD duket se është e trullosur. Nga PD-ja që mobilizonte demokratët kundra Kaçit të Zi, është shndëruar në PD-në që mbron Kaçin sepse ai ndalohet nga policia ngaqë refuzon të mbajë maskën e bardhë.

Rreshtimi i PD-së në anën e rrezikut social është ngjyra e aleancës së sotme me Kaçin e Zi. Vështirë të besojmë se Edi Rama gjeti kohë të merrej me skenarë të organizimit të ndalimit të Kaçit kur ai të dilte për joga pa maskë. Sepse për këtë si fillim i duhej që Kaçi të dilte pa maskë, pra i duhej bashkëpunimi i Kaçit.

E nëse e paska organizuar të gjithën për të na bindur që PD ka humbur totalisht busullën, atëherë nuk është faji i Ramës, kur PD bie në kurth dhe si organizëm pa sy, pa veshe e pa kujtesë, del në sulm në mbrojtje të Kaçit bardhe-e-zi.

Nëse Sokol Olldashi do ishte gjallë, do kishte thënë një shprehje që ai e kishte mjaft për zemër: ?PD vijon të ngatërrojë kuajt me qerren?. CNA.al/ 

Lajmet e fundit nga