LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Covid nuk kursen askënd/ Ndërron jetë drejtori i Institutit të Ndërtimit

15 Nëntor 2020, 09:17, Sociale CNA
Covid nuk kursen askënd/ Ndërron jetë drejtori i Institutit

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Hysenlliu ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas luftës prej më shumë se 10-ditësh me virusin e rrezikshëm SARS-Cov-2.

Mësohet se Hysenlliu ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv.

62-vjeçari ishte diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, si Inxhinier Ndërtimi, (për ndërtim godinash civile e industriale) dhe ishte specializuar për Strukturat e holla dhe Sizmicitet.

Situata e pandemisë në vendin tonë paraqitet shqetësuese. Gjatë 24 orëve të fundin rezultuar pozitiv me koronavirus 532 qytetarë dhe humbën jetën 7 persona./CNA.al

Lajmet e fundit nga