LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U nis për kurim në Turqi pas infektimit me Covid/ Myftiu i Shkodrës mesazh nga spitali: E mira do e mundë të keqen!

14 Nëntor 2020, 15:55, Sociale CNA
U nis për kurim në Turqi pas infektimit me Covid/ Myftiu i

Ditën e sotme në media u dha lajmi se myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari pas rëndimit të gjendjes së tij shendetësore si pasojë e Covid-19 u nis për kurim të specializuar në Turqi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Myftiu shkruan se së bashku me babain e tij po ndjekin të gjitha protokollet shëndetësore të nevojshme për t?u shëruar.

Myftiu shkruan se kjo situatë botërore nuk është më lajm por sipas tij e mira do e mundë të keqen dhe nëpërmjet këtij postimi falemderon ata që e kanë mbështetur.

Të dashur e të shtrenjtë vëllezër, miq, familjarë, dashamirë, kolegë, shokë të rrugëtimeve, qytetarë të zemrës, krejt të afërm të zemrës sime!
Jeta e kësaj bote është vendi i sprovave, me të cilat jemi ftuar të përballemi me durim dhe besim në Zotin tonë, që na do dhe na dhuron bekime edhe nëpërmjet sprovave. Sa ëmbël e pastër e thërret i sprovuari Zotin e tij, sa nuk ka penë ta përshkruajë madhështinë e thirrjes së zemrës së thyer para duarve të Krijuesit të saj?

Prej disa ditësh, po përballem me pasojat e covidit dhe, së bashku me të shtrenjtin Haxhi Babën tim, po ndjekim protokollet e kurimit, me shpresën e madhe në Allahun e Madhëruar, që të na nxjerrë faqebardhë e të veshë me rrobat e shërimit dhe shëndetit të plotë.

Tashmë, kjo situatë botërore nuk është më lajm, porse, me ndihmën e Zotit, e mira do e mundë të keqen dhe fidanet e të vepërmirëve do e mposhtin kiametin e nxitësve të tij!
Prandaj, të lutemi shumë dhe të jemi të vëmendshëm për fëmijët tanë, për familjen, miqtë dhe tokën tonë të shtrenjtë, Nanen tonë të përbashkët.

Jam i paaftë t?ju falënderoj emër për emër e shembull për shembull për çfarë keni bërë për mua, por ju garantoj se jam krenar me miqësinë tuaj, duatë, mesazhet, përkushtimet e gatishmërinë për të qenë dorë për dorë me ne në këtë sprovë familjare.
Allahu ju dashtë e ju bekoftë!
Imam Muhamed B. Sytari
Ankara, 14 nëntor 2020″, shkruan myftiu në Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga