LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Milani, Pioli rezulton pozitiv me Koronavirus

14 Nëntor 2020, 10:47, Sport CNA
Tronditet Milani, Pioli rezulton pozitiv me Koronavirus

Milani ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa trajneri Stefano Pioli ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Kjo është komunikuar nga vetë klubi kuqezi nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, ku thuhet se pas tamponëve të kryer, trajneri ka rezultuar pozitiv, ndonëse nuk kishte asnjë simptomë.

Në këtë situatë, Pioli është izoluar në karantinë, ku do të qëndrojë deri sa t?i largohet virusi. Gjithashtu Milani njofton se nga tamponët e kryer, pjesa tjetër e skuadrës ka rezultuar negativ.

Kujtojmë se pas rikthimit të kampionatit pas pauzës së kombëtareve, Milano do të ketë një ndeshje shumë të vështirë me Napolin dhe mungesa e Piolit mund të ndikojë shumë këtë periudhë.

Lajmet e fundit nga