Connect with Us

Sulmet terroriste/ Si mund të ndalohen xhihadistët në Evropë?

Bota

Sulmet terroriste/ Si mund të ndalohen xhihadistët në Evropë?

Publikuar

-

Drezden, Paris, Nicë dhe Vjenë. Pas katër sulmeve terroriste në më pak se një muaj, është e qartë, se pesë vjet pas sulmeve të përgjashme në Paris, ku humbën jetën 130 vetë, terrori islamik në Evropë nuk është mundur.

Edhe një herë, politikanët po konsiderojnë vendosjen e kontrolleve më të rrepta në kufij, duke premtuar bashkëpunim më të ngushtë me shërbimet e sigurisë dhe duke bërë thirrje për veprime më të ashpra kundër militantëve islamistë, të cilët vlerësohen si kërcënim.

Sulmet më të fundit nxjerrin në pah rrezikun e veçantë të paraqitur nga autorë që janë pjesë e një rrjeti simpatizantësh. Si janë këta njerëz? Çfarë i motivon ata? Pasqyra aktuale e salafizmit në landin më të populluar të Gjermanisë, Renani Veriore-Vestfali, paralajmëron: “Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet potencialit të konsiderueshëm të salafistëve të rinj dhe të dhunshëm. Në vitet e fundit, të rinjtë janë vënë në shënjestër të propagandës xhihadiste me më shumë forcë dhe në një moshë më të re dhe kanë reaguar ndaj saj më pozitivisht”.

Oliver Roy, një ekspert francez për islamizmin, gjithashtu sheh kryesisht meshkuj të rinj “të hipnotizuar nga dhuna e xhihadit”, të cilët pretendojnë të jenë myslimanë më të mirë se prindërit e tyre pa shpenzuar vite duke studiuar Kuranin. Sipas mendimit të Roy, kjo është një rini rebele që përshkruan revoltën e saj në një rrëfim islamik – një rrëfim i furnizuar nga organizata të tilla si Al-Kaida dhe i ashtuquajturi “Shteti Islamik” (IS).

Österreich Anschlag in Wien (Leonhard Foeger/REUTERS)
Në sulmin terrorist në Vjenë humbën jetën 4 vetë, 3 nëntor 2020

‘Kulti i vdekjes’

Duke folur për DW, Roy e përmendi atë si një “kult të vdekjes”. Kur këta të rinj vrasin, tha ai, “Ata presin që të vriten… Kjo nuk është një ideologji më shumë se sa një trajektore personale. Ata kanë një qëllim: Të shkojnë në parajsë, të vdesin si martir.”

Sociologu me qendër në Frankfurt, Felix Rossmeissl, i cili është pjesë e një projekti kërkimor që heton temën e xhihadit, preferon ta përshkruajë atë si një “dinamikë prove”. Të rinjtë dhe të rejat, tha ai, dëshirojnë të dëshmojnë se mund të përmbushin pritshmëritë dhe kjo është mënyra se si ata detyrohen të kryejnë akte dhune.

Në analizën e tij, “ajo përfaqëson një alternativë ndaj dinamikës tradicionale të provës, të cilat në shoqërinë tonë janë të lidhura kryesisht me punën profesionale dhe suksesin akademik”. Rossmeissl thotë se kjo është arsyeja pse të rinjtë që kanë vështirësi të bëjnë kalimin në jetën e të rriturit janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj propagandës xhihadiste.

Kufijtë e deradikalizimit

Thomas Mücke i njeh këta njerëz. Ai punon me ta. Mücke, një mësues dhe psikolog i kualifikuar, është drejtori menaxhues i Rrjetit të Parandalimit të Dhunës (VPN), i cili punon në deradikalizimin e ekstremistëve të dhunshëm. “Ne e dimë, natyrisht, se njerëzit që janë të paqëndrueshëm ose që po kalojnë një krizë mund të rekrutohen shumë shpejt nga persona në skenën ekstremiste,” tha Mücke për DW.

Kur punonjësit e VPN-së punojnë në burgje me njerëz që ka të ngjarë të paraqesin një kërcënim, me të kthyerit nga Shteti Islamik, ose me islamistë të dhunshëm, përparësia e tyre kryesore është “të bëjnë të mundur që këta njerëz t’i venë gishtin kokës, t’u jepet mundësia të fillojnë të mendojnë sërish për veten e tyre”, tha ai. “Në skenën islamike, mënyra se si funksionon është që ju duhet të bindeni, duhet të nënshtroheni. Dhe ata humbasin aftësinë për të qenë kritikë e të shtrojnë pyetje dhe për të menduar vetë.”

Mücke, megjithatë, e di se ka kufij për atë që mund të arrijë deradikalizimi. “Ne nuk duhet të kemi iluzione, se nëse bëjmë një përpjekje të madhe në fushën e sigurisë, në fushën e punës socio-pedagogjike, nuk do të ketë kurrë një sulm. Sulme do të ketë gjithmonë.”

LEXO EDHE:  Ministri gjerman jep lajmin e mirë/ Negociatat do të hapen brenda këtij viti

Frankreich Nizza | Trauer nach Anschlag | Basilika Notre-Dame (Marina Strauß/DW)

Drejtori i VPN flet nga përvoja e hidhur. Një nga klientët, me të cilët kishin të bënin kolegët e tij ishte 20-vjeçari që sulmoi dy burra homoseksualë me thikë në Drezden në fillim të tetorit, duke vrarë njërin prej tyre. Punonjësit socialë e kishin takuar atë dy ditë para sulmit, dhe përsëri më pas – pa dijeni se klienti i tyre kishte lidhje me vrasjen.

Mashtrimi i jobesimtarëve

Në këto raste, Mimoun Berrissoun thotë se “takia”, ose fshehja e besimit fetar nga jobesimtarët, luan rol. Berrissoun, një djalë i ri me origjinë marokene, themeloi OJQ-në “180° Wende” (Kthesa 180°) në Këln.

Njerëzit që punojnë atje, shumica e të cilëve janë vullnetarë, synojnë të parandalojnë që djemtë e rinj të bien në ekstremizëm dhe kriminalitet. “Nëse, për shembull, ka vendime gjyqësore që e detyrojnë një person të respektojë disa masa, por përbrenda  ata ende nuk janë shkëputur nga ideologjia, është shumë e vështirë t’i shkëpusësh nga ajo skenë, nga ajo ideologji”, thotë Berrissoun.

Megjithatë, duke marrë parasysh qindra njerëz me të cilët VPN ka punuar, Thomas Mücke është i bindur se, po të liheshin në duart e tyre, “potenciali i atyre që mund të kryenin sulme do të ishte sigurisht më i madh”.

‘Situata shpërthyese’ në burgje

Potenciali është tashmë i madh. Numri i islamistëve të njohur që përbëjnë kërcënim në Gjermani aktualisht është rreth 620. Dhe sipas një investigimi nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka më shumë se 130 islamistë në burgjet gjermane. Deradikalizimi dhe puna parandaluese kryhet në burgje, kryesisht nga organizata si VPN. Por pandemia COVID-19 po ndikon shumë në këtë punë, thotë Jens Borchert, një kriminolog në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Merseburg. “Shumë programe për deradikalizimin në burg nuk kanë mundësi të fillojnë ose zhvillohen në masën e planifikuar fillimisht,” i tha ai DW.

Në përgjithësi, Borchert e konsideron situatën në burgjet gjermane si “shpërthyese”. Më pak anëtarë të stafit janë në dispozicion për punë në institucione për shkak të koronavirusit dhe të gjitha llojet e teorive konspirative po bëjnë xhiron e tyre.

Kjo u konfirmua për DW nga punonjësit që punojnë në sistemin e drejtësisë. Ata theksojnë se përkundër të gjitha masave të vendosura në vitet e fundit, rreziku i të burgosurve që të radikalizohen ndërsa janë në qelitë e burgut është ende shumë i pranishëm. Sulmet janë një temë bisede mes të arrestuarve dhe, edhe pse ata nuk e pranojnë në mënyrë të qartë dhunën kur flasin me stafin, disa e konsiderojnë mësuesin e frëngjishtes të cilit iu pre koka nga një ekstremist islamik në Paris si pjesërisht përgjegjës për fatin e tij.

Politologe und Pädagoge Thomas Mücke (VPN/Klages)

‘Pa rrjet komandues’

Ajo që e bën situatën kaq të rrezikshme dhe kaq të vështirë për shërbimet e sigurisë për të mbajtur një pasqyrë të situatës është se terrorizmi islamik nuk ka nevojë për një organizatë në kuptimin klasik, me grupime sekrete dhe seli të fshehura. Rrjetet e lira janë të mjaftueshme, siç është potenciali i njerëzve të radikalizuar, të cilat mund të shfrytëzohen përmes propagandës ose përmes sulmeve të tjera. Kreu i VPN Mücke përmend sulmin e Vjenës si një shembull. Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë, por ai nënvizon: “Nuk ka absolutisht rrjet të qartë komandimi. “Në vend të kësaj, historitë futen në qarkullim: ‘Tani duhet të bësh diçka’. Dhe pastaj ka njerëz që ndërmarrin veprime pa dhënë askush në të vërtetë një urdhër që ata ta bëjnë këtë,” tha Mücke.

Në fund të fundit, është një betejë për të kontrolluar këto ngjarje. Kjo është arsyeja pse Mimoun Berrissoun, themeluesi i Kthesa 180°, po bën thirrje për një lëvizje të fortë kundër komuniteteve myslimane. Ai thotë se duhet të sigurojë që të mos ketë vend për joshjen e rekrutuesve islamikë. Dhe nuk duhet të lejojë që “të rinjtë të rekrutohen fshehurazi përmes WhatsApp ose Telegram”, thotë ai. “Ne duhet t’i arrijmë këta të rinj para se ata t’i arrijnë.” DW/ 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

LSDM dhe BDI garojnë së bashku në zgjedhjet lokale

Publikuar

-

Nga

Partitë në pushtet LSDM dhe BDI do të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale. Marrëveshja u arrit në një takim mes kreut të socialdemokratëve Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti.

Të dy partnerët e koalicionit qeveritar ranë dakord që të dyja partitë të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës, me mbështetje të ndërsjellë në disa komuna që në raundin e parë, ndërsa në disa të tjera në raundin e dytë.

“Kisha takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. U morëm vesh që LSDM-ja dhe BDI-ja të marrim pjesë bashkë në zgjedhjet lokale”, tha lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev. Kryeministri ka potencuar se qëllimi i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së është që në bashkëpunimin parazgjedhor të kyçen sa më shumë parti nga koalicioni qeverisës.

“Në vijim janë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë, ata do të jenë personalitete të cilët guxojnë dhe të cilët janë të përgatitur të japin rezultatin më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje”, u shpreh Zaev.

Reagon opozita për koalicionin parazgjedhor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka komentuar koalicionin parazgjedhor të shpallur në mes BDI-së dhe LSDM-së për zgjedhjet lokale duke thënë se lideri i BDI-së Ahmeti siç duket është i frikësuar nga ASH opozitare, pasi që nuk pranoi sfidën e ASH-së që në zgjedhjet lokale të dalin pa koalicione dhe pa kalkuluar në votat e partive maqedonase.

“Përfundimisht Ali Ahmeti nuk e pranoi sfidën që të dalim ballë për ballë në zgjedhjet lokale. Ne nga njëra anë dhe ai me partitë shqiptare në anën tjetër. Sic duket ka frikë”, tha kryetari i ASH-së Ziadin Sela.

Mosmarrëveshje edhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve

Partitë opozitare kërkojnë që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor. Sipas tyre afatet kushtetuese rregullojnë datën e zgjedhjeve në përputhje me mandatin e fundit. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se çdo datë tjetër përveç 17 tetorit, bie ndesh me Kushtetutën.

“Zgjedhjet lokale nuk caktohen në bazë të dëshirës së cilit do lider, qoftë ai edhe kryeministër. Zgjedhjet lokale mbahen në përputhje me datat e parapara në ligj dhe Kushtetutë. Ky afat është 17 tetori, çdo datë tjetër përbën shkelje të Kushtetutës”, deklaroi Antonio Milloshoski deputet i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:  Ishin nisur drejt Gjermanisë me test Covid-i të falsifikuar/ Procedohen penalisht 2 shtetas në Rinas

LEXO EDHE:  Klaus Von Stauffenberg, Koloneli gjerman që tentoi të vriste Hitlerin për të shmangur shkatërrimin e Gjermanisë

Opozita shqiptare është e gatshme për zgjedhje në cilëndo datë të tetorit, por thotë se pas kërkesës për shtyrje të zgjedhjeve fshihet frika nga euforia e regjistrimit të popullsisë.

“Ata kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve duke pasur parasysh euforinë që ka regjistrimi tek shqiptarët dhe kjo eufori do të shkojë në drejtim të opozitës. Regjistrimi qoftë në diasporë ose në vend është i mishëruar me faktin se ndryshimi duhet të ndodhë tek shqiptarët dhe ajo eufori që ndodh në regjistrim do të reflektohet edhe në zgjedhjet lokale” – thotë Skender Rexhepi, deputet i ASH-AAA-së.

Për BDI-në cilado datë e zgjedhjeve është e pranueshme. Integristët nuk do të ndërhyjnë në negociatat mes partive politike.

Bujar Osmani,

“Ne si BDI nuk kemi dilema në sukseset e këtyre zgjedhjeve dhe për ne është pak e rëndësishme data e zgjedhjeve. Ua lëmë partive tjera të merren vesh për datën e zgjedhjeve, kurdo që pajtohet ne do t’i mbështesim”, – thotë Bujar Osmani nga BDI.

Edhe partia “E Majta” vlerëson se data kur duhet mbajtur zgjedhjet lokale është 17 tetori dhe çdo datë tjetër mund të jetë element vlerësimi në Gjykatën Kushtetuese.

LSDM është e gatshme të pranojë cilëndo datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale përfshirë edhe 17 tetorin siç kërkon partia opozitare VMRO- DPMNE.

“Ne e propozuam 31 tetorin, nëse ato mbahen më 17 tetor, fushata përkon me regjistrimin e popullsisë, dhe kjo nuk është e mirë, ne duhet ta shtyjmë regjistrimin deri në fund të shtatorit, pas së cilës fushata mund të fillojë. Por nëse thotë opozita se data 17 dhe të gjitha partitë e tjera bien dakord, edhe ne do të jemi dakord. Fundjava tjetër është 24 dhe 31, këto janë opsionet për tetorin”, thotë kryeministri Zoran Zaev./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Virologu gjerman: Çdokujt do t’i duhet një dozë e tretë vaksine vitin e ardhshëm

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Ministri gjerman jep lajmin e mirë/ Negociatat do të hapen brenda këtij viti

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Virologu gjerman: Çdokujt do t’i duhet një dozë e tretë vaksine vitin e ardhshëm

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Klaus Von Stauffenberg, Koloneli gjerman që tentoi të vriste Hitlerin për të shmangur shkatërrimin e Gjermanisë

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE