Connect with Us

Pse Covid -19 duket se po i “kursen” fëmijët? Studimi i ri ofron një përgjigje

Blog

Pse Covid -19 duket se po i “kursen” fëmijët? Studimi i ri ofron një përgjigje

Publikuar

-

Studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, dhe kolegët e tyre kanë përcaktuar një faktor kryesor, se përse Covid-19 duket se infekton dhe sëmur të rriturit dhe të moshuarit në mënyrë preferenciale, ndërsa duket se nuk kursen fëmijë të vegjël.

Fëmijët kanë nivele më të ulëta të një enzime apo ko-receptori që SARS-CoV-2, virusi ARN që shkakton Covid-19, ka nevojë për të pushtuar qelizat epiteliale të rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri. Gjetjet, të botuara në “Journal of Clinical Investigation”, mbështesin përpjekjet për të bllokuar enzimën për të trajtuar ose parandaluar potencialisht Covid-19 tek njerëzit e moshuar.

“Studimi ynë ofron një arsyetim biologjik,se përse veçanërisht foshnjat dhe fëmijët shumë të vegjël, duket se kanë më pak të ngjarë të infektohen apo të kenë simptoma të rënda të sëmundjes”- thotëXhenifer Sukre, asistent/profesoreshë e pediatrisë (neonatologjisë), që drejtoi studimin bashkë me Xhonatan Kropski, asistent/profesor i mjekësisë.

Ka ende shumë për të mësuar rreth SARS-CoV-2. Por ajo që dihet tashme është:Pasi thërrmohet një grimcë virale në mushkëri, “thumbat” proteiniket dalin jashtë si majat e një gozhde në një top futbolli që lidhet me ACE2, një receptor në sipërfaqet e qelizave të caktuara të mushkërive. Një enzimë qelizore e quajtur TMPRSS2 e copëton proteinën në formë gozhde, duke bërë të mundur që virusi të shkrihet në membranën qelizore dhe të “depërtojë” në qelizë. Pasi të futet brenda, virusi e pushton makinerinë gjenetike të qelizës për të bërë kopje të ARN-së së tij.

Sukre dhe Kropski, që kanë bashkëpunuar që nga viti 2016 në studimet e sëmundjeve të mushkërive tek foshnjat e lindura para kohe por edhe tek të rriturit, menduan se TMPRSS2 mund të kishte lidhje me ashpërsinë më të madhe të simptomave nga Covid-19 të vërejtura tek njerëzit e moshuar, në krahasim me fëmijët.

“Studimi ynë është i përqendruar gjithnjë në të kuptuarit e zhvillimit të mushkërive, dhe se si mushkëritë e foshnjave ndryshojnë nga mushkëritë e të rriturve në cenueshmërinë e tyre ndaj lëndimeve. Në këtë studim ne patëm një qasje të kundërt, dhe mundëm të shohim se si mushkëria në zhvillim arrin të mbrohet nga infeksioni SARS-CoV-2”- thotë Sukre.

LEXO EDHE:  Jolie rikuperon veten pas divorcit/ Xhiro me fëmijët e vegjël

Studiuesit ishin të mirë-përgatitur për të ndërmarrënjë studim të tillë. Si anëtarë të Rrjetit Biologjik të Qelizave të Mushkërive të Njeriut (HCA), ata dhe kolegët e tyre kishin ndërtuar një set të të dhënave për zhvillimin e mushkërive tek minjtë, duke përdorur një teknikë të quajtur RN-sekuenca me një qelizë të vetme. Ata zbuluan se ndërsa gjeni për ACE2, shprehej në nivele të ulëta në mushkëritë e miut, “TMPRSS2 dallohej për një aktivitet më të madh gjatë zhvillimit”- tha Shuler. Me ndihmën e patologëve në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, studiuesit morën dhe analizuan mostrat e mushkërive njerëzore të mbledhura nga dhurues të moshave të ndryshme, dhe konfirmuan një trajektore të ngjashme në shprehjen e TMPRSS2 me atë që kishin gjetur tek minjtë.

“Ajo që gjetëm, është se shprehja e (TMPRSS2) rritet ndjeshëm me plakjen, dhe ne e shohim atë në nivelin e gjenit dhe në nivelin e proteinave. Ne shohim shumë më tepër TMPRSS2 tek individët e moshuar, si tek njerëzit ashtu edhe te minjtë”– thekson Sukre.

Studiuesit përdorën gjithashtu sonda fluoreshente për të analizuar mostrat e autopsisë nga tre pacientë që vdiqën nga Covid-19, dhe gjetën virusin në 3 lloje të qelizave që shfaqnin TMPRSS2.TMPRSS2, është i mirënjohur për rolin e tij në zhvillimin e kancerit të prostatës. Barnat që e bllokojnë enzimën dhe që janë miratuar për trajtimin e kancerit të përparuar të prostatës, po testohen aktualisht si trajtime të mundshme për Covid-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Misteri i imunitetit natyror ndaj Covid-19

Publikuar

-

Nga

Nga Jane Stannus “The Spectator”

Ishujt Sejshell janë vendosur kohët e fundit në qendër të vëmendjes. I njohur si kombi më i vaksinuar në botë, madje edhe përpara Izraelit, arkipelagu po goditet nga një valë e tretë e Covid-19, pavarësisht nga fakti se mbi 60 për qind e popullsisë së saj është vaksinuar plotësisht, dhe gati 70 për qind kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Në prill, Ishujt Sejshell shpresonin se do të arrinin shumë shpejt imunitetin e tufës. Por tani, 456 raste të reja të raportuara ndër 3 ditë (popullsia e përgjithshme është afërsisht 98.000 banorë) e kanë zbehur optimizmin, sidomos pasi një e treta e rasteve të reja ishin vaksinuar plotësisht (pjesa tjetër kishte marrë vetëm një dozë ose ishin të pa vaksinuar).

Ndoshta, është shumë shpejt për të nxjerrë përfundime. Por nuk duket të jetë një lajm i mirë për ata që shpresojnë se vaksinimi në masë do të sjellë imunitetin e tufës. Ditët në vijim do të tregojnë nëse infeksionet do të vazhdojnë të përhapen me tej.

Ndërkohë, aktualisht ky vend ka mbyllur shkollat, ka ndaluar aktivitetet sportive dhe takimet e zgjeruara sociale në shtëpi, gjë që do ta bëjë më të vështirë të mësohet nëse njëfarë ngadalësimi i transmetimit që u vu re përpara kësaj vale, ka qenë për shkak të vaksinimit apo vetëm për shkak të izolimit fizik.
Si një shtet ishull me një popullsi të vogël, Sejshell përbën vendin ideal për të vëzhguar efektin e vaksinimit në transmetimin e virusi. Por në diskutimet e shëndetit publik mbi atë se si të arrihet imuniteti i tufës, flitet shumë pak për imunitetin natyror të zhvilluar nga njerëzit që kanë qenë të prekur nga Covid-19 dhe janë shëruar.

Pse ata nuk cilësohen imunë ndaj koronavirusit, dhe a vlerësohen me imunitet natyror personat që nuk kanë janë prekur asnjëherë nga virusit, por thjesht janë vaksinuar? A nuk është kjo paksa e çuditshme?
Së pari, nëse jeni prekur vërtet nga virusi, dhe sistemi juaj imunitar e ka mposhtur brenda disa ditësh, atëherë a nuk ka vepruar në këtë rast parimi i përzgjedhjes natyrore, i mbijetesës së më të fortit? Pra, ju keni pasur një përgjigje të suksesshme imune, dhe të gjithë, përfshirë Qendrat Amerikane të Sëmundjeve Infektive (CDC), janë dakord që trupi juaj do ta njohë virusin, dhe do të mbrohet nga ai të paktën për një fare kohe.

Por për sa kohë? Askush nuk dëshiron të flasë për këtë gjë. Përkundrazi, CDC e minimizon imunitetin natyror si relativisht të parëndësishëm, dhe po vazhdon që të nxisë vaksinimin e të gjithëve, përfshirë ata që janë infektuar më parë. Ajo thotë se njerëzit që janë shëruar nga Covid-19 duhet të vaksinohen, pasi ata ndoshta nuk do të infektohen, por askush nuk e di se sa zgjat mbrojtja.

Por çfarë provash ka që vaksina ofron mbrojtje më të mirë sesa imuniteti natyror? Në fakt, shumë gjëra mbeten të panjohura për vetë vaksinat, si në lidhje me efektivitetin po ashtu edhe me efektet e mundshme anësore.

Siç theksohet në faqen zyrtare të CDC “ne nuk e dimë se sa zgjat mbrojtja për ata që janë të vaksinuar” dhe “jemi ende duke mësuar se si vaksinat do të ndikojnë në përhapjen e Covid-19, dhe derisa të dimë më shumë mbi vaksinat, njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 duhet të vazhdojnë të zbatojnë masat mbrojtëse në vendet publike.

LEXO EDHE:  A do e parandalojnë vaksinat transmetimin e Covid-19?

LEXO EDHE:  Balla thumbon Kryemadhin, Metën, Bashën dhe Berishën/ “Më ka marrë malli t’i kem në Parlament”

Por pse nuk e dimë se sa zgjat imuniteti natyror?

Mos ndoshta për shkak se koronavirusi i ri ka pak më shumë se një vit që është shfaqur? Nëse të gjithë ata që janë shëruar nga Covid-19 janë natyrshëm imunë ndaj koronavirusir, kjo përbën një shifër prej 30 milionë njerëzish vetëm në SHBA, pa llogaritur ata që mund të jenë shëruar nga Covid-19 pa u testuar zyrtarisht, sidomos në fillim të pandemisë, kur në dispozicion kishte pak teste.

A nuk është kjo një pjesë mjaft e rëndësishme e enigmës së imunitetit të tufës? Së dyti, asnjë nga vaksinat nuk pretendon që të parandalojë infeksionin dhe transmetimin asimptomatik apo në forma të lehta. Askush nuk duhet të habitet nga ajo që po ndodh në Ishujt Sejshell; vaksinat premtojnë vetëm parandalimin e simptomave të rënda në shumicën e rasteve (dhe sigurisht që koha dhe provat në terren në të gjithë botën do të tregojnë nëse kjo funksionon realisht në jetën reale).

Nëse është kështu, dhe ju jeni i ri dhe i shëndetshëm, a nuk do të ishte një gjest i kotë marrja e një vaksine me qëllimin e vetëm për të mbrojtur njerëzit e tjerë (duke shkaktuar efekte anësore të mundshme)? Pse nuk duhet që të rinjtë dhe të arsyeshmit të shohin thjesht punën e tyre derisa të shfaqen simptomat?

Në fakt, nëse imuniteti i zhvilluar natyrshëm dëshmohet të jetë më superior se sa një lloj imuniteti i shkaktuar nga vaksinat, duhen inkurajuar të rinjtë të sëmuren nga Covid-19 dhe ta kalojnë atë, ashtu siç bëmë dikur me sëmundjen e lisë së dhenve. Por për disa arsye, askujt nuk i lejohet t`i diskutojë këto çështje në një kontekst të zakonshëm. Vaksinat kundër Covid-19 nuk kanë garantuar kurrë parandalimin e infeksionit, dhe rasti i Sejshell e ka treguar që nuk munden.

Çdokush, madje edhe të rinjtë mund të bëjnë njënjë analizë të thjeshtë për të parë përfitimet dhe rreziqet sipas fakteve të njohura. Fakti A:Kam një shans shumë të vogël të vdes nga Covid-19. Fakti B: vaksinimi nuk garanton parandalimin e infeksionit dhe transmetimin e tij. Fakti C:Vaksina ka efekte anësore të mundshme. Fakti D:imuniteti natyror tek të shëruarit nga Covid-19, është njëfarë mburoje. Fakti E:rreziku është pjesë e jetës.

Edhe shumë ekspertë mjekësorë janë të shqetësuar lidhur me rëndësinë që autoritetet i kanë dhënë vaksinimit si qasja e vetme e mundshme për t`i dhënë fund pandemisë së Covid-19, pa marrë parasysh faktorë të tjerë si imuniteti natyror pas infeksionit, forcimi i sistemit imunitar në të gjithë popullsinë, dhe trajtimet e mundshme të hershme për sëmundjen.

Ironikisht, debati i shëndetshëm publik është pikërisht ajo që nuk po ndodh. Shkenca
nuk supozohet të jetë një zbulim i fshehtë i shkruar në pllaka të arta, dhe transmetuar ekskluzivisht nga dr.Entoni Fauçi dhe OBSH-ja, tek të cilët ne të tjerët duhet të kemi një besim të verbër edhe kur shumë gjëra nuk përputhen.

Aktulisht ekziston një mungesë e madhe e besimit tek institucionet e shëndetit publik. Dhe kjo nuk ndodh për shkak se njerëzit janë budallenj irracionalë, joshkencorë. Kjo vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së madhe të ndershmërisë, për ato që janë fakte shkencore, dhe ato që janë politike./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://spectator.us/topic/mystery-natural-immunity-covid-vaccines-cdc/

LEXO TE PLOTE

Blog

Si u zhdukën Samurait në Japoni?

Publikuar

-

Nga

Samurai ishin disa nga luftëtarët më të frikshëm që ka njohur ndonjëherë bota. Duke qenë forcat më besnike ndaj zotërve të tyre, ata preferonin më mirë të vrisnin veten sesa të përballeshin me çnderimin. Këta burra ishin shumë të trajnuar, dhe do të luftonin në çdo rast për jetë a vdekje.

Ose të paktën të tillë ishin gjatë periudhës së Sengoku (1467-1603). Deri në fund të Periudhës Edo (1603-1867), shumë prej tyre ishin bërë më pak militaristë dhe shumë më burokratikë. Gjithsesi, Samurait ishin ende një klasë e fuqishme dhe e frikshme shoqërore.

Kësisoj, cila forcë mund t`i rrëzonte këta luftëtarë aristokratë, që e kishin qeverisur Japoninë për më shumë se 700 vjet? Në fakt edhe rënia e Samurajve ndodhi dalëngadalë, dhe si rezultat i shumë lëvizjeve më të vogla, që e shndërruan Japoninë feudale në një vend më modern.

Gjatë shekullit XIX-të, shumë Samurai në klasën e mesme dhe të ulët, u bënë gjithnjë e më të pakënaqur me strukturën e shoqërisë japoneze. Deri në atë moment,ata ishin shtresa sunduese në Japoni. Tipari më përcaktues ishte se ata ishin ushtarakë të karrierës, megjithëse ndërkohë kryenin edhe shumë detyra të zakonshme, nga punë burokratike deri në bujqësi në kohë paqeje.

Klani Tokugaua ishte në krye në vendit për shumë kohë. Ata sunduan nga Edo (Tokio i sotëm) si shogunati Tokugaua që nga viti 1603. Shoguni ishte kreu i familjes Tokugaua që mbante pozicionin e sundimtarit suprem ushtarak.

Dekretet e miratuara nga Shoguni kalonin tek daimyō (krerët e klaneve) lokale që sundonin mbi territoret e tyre si guvernatorë. Samurait paguheshin përmes bursave, që nga ana e tyre përcaktoheshin nga hierarkia ushtarake.

Statusi përcaktohej nga trashëgimia dhe niveli, dhe kishte një ndryshim të madh si në pasuri ashtu edhe në status midis samurait të shtresave më të larta dhe atyre më të ulëta. Në vitin 1867, Shoguni i Tokugauas Joshinobu dha zyrtarisht dorëheqjen duke hequr dorë nga pushteti perandorit.

Ky veprim ishte pjesë e një përpjekje për të mbajtur klanin Tokugaua në një pozitë me rëndësi në qeverinë e re. Pastaj më 3 janar 1868, në Kioto ndodhi një grusht shteti, dhe perandori u rivendos si autoriteti suprem në Japoni në një ngjarje të quajtur Restaurimi i dinastisë Meixhi.

Por qeveria vazhdoi të punojë me qeverinë e Tokugauas edhe gjatë këtij tranzicioni. Kjo i mërziti disa fanatikë të klaneve Chōshū dhe Satsuma që i përkisnin shtresave më të ulëta. Ata e bindën asamblenë Meixhi që të shfuqizonte titullin e Shogun dhe të konfiskonte tokat e Joshinobu.

LEXO EDHE:  Shkollimi miliarda lekë i fëmijëve në Londër/ Justifikohet Kryemadhi: Aq para harxhon Rama për kokainë

LEXO EDHE:  Jolie rikuperon veten pas divorcit/ Xhiro me fëmijët e vegjël

Ish-shoguni u zemërua që ai dhe klani i tij u prenë në besë nga qeveria e re, duke vendosur të hiqte dorë nga abdikimi i tij. Ky veprim shkaktoi një luftë midis forcave Perandorake Meixhi dhe forcave besnike të Shogunatit.

Lufta filloi më 3 janar 1868, pikërisht pas grushtit të shtetit në Kioto. Pas një dite luftimesh pa një fitimtar, forcave të klaneve Satsuma-Chōshū iu dha një flamur perandorak, duke u njohur zyrtarisht nga perandori si ushtri perandorake.

Kjo bëri që klanet e tjera të shquara të dezertonin. I demoralizuar, Joshinobu u largua nga Osaka në Edo dhe forcat e Shogunatit u tërhoqën. Tani që forcat perandorake kishin fituar avantazh, ishin në gjendje të pushtonin Edon. Në atë moment, Joshinobu u vendos në arrest shtëpiak.

Një aleancë veriore vazhdoi të luftojë në emër të Shogunatit, por u mund në betejën e fundit të Betejës e Hokaidos. Fundi i Shogunatit, shënoi edhe fundin e feudalizmit në Japoni dhe një ristrukturim të madh të qeverisë.

Qeveria Meixhi i dha fund monopolit të Samurajve mbi shërbimin ushtarak. Deri në atë moment, ushtritë e Samurajve ishin drejtpërdrejt besnikë ndaj zotërve të tyre lokalë. Në vitin 1872, qeveria vendosi rekrutimin universal. Çdo njeri, Samurai ose jo, kërkohej të shërbente 3 vite në ushtri.

Kjo lëvizje e kërcënoi shumë pozitën e Samurajve. Ndërkohë në vitin 1876 u miratua

Edikti i Haitōrei, sipas të cilit ishte e paligjshme që Samurai të mbante shpata. Samurait e mbetur ishin gati të rebeloheshin. Në 1877, në ishullin Kjushu, një grup i vogël Samurai rebelë të udhëhequr nga Saigō Takamori rrethuan kështjellën Kunamoto.

Ata u detyruan të tërhiqeshin kur mbërriti ushtria perandorake dhe pasi pësuan disa disfata të vogla, u rrethuan në malin Enodake. Ata arritën të arratiseshin sërish për në bastionin e tyre të fundit në Kagoshima, por forcat e tyre ishin zvogëluar nga 3.000 në 400. Ata përballeshin tani me një ushtri perandorake prej mbi 30.000 trupash.

Pasi pushtuan kodrën e Shirojama në periferi të Kagoshimës, Samurait u përgatitën për rezistencën e tyre përfundimtare. Në orën 3:00 të mëngjesit të 23 shtatorit 1877, forcat perandorake sulmuan me artileri, të mbështetura nga anijet luftarake nga porti aty pranë. Samurait rebelë, të armatosur me armë tradicionale si shpata dhe shtiza, u turrën kundër trupave perandorake me armë zjarri. Deri në orën 6:00 të mëngjesit, kishin mbetur vetëm 40 rebelë. Saigō u plagos rëndë. Një mik e ndihmoi atë të shkonte në një vend të qetë ku ai kreu vetëvrasje (seppuku)./CNA.al

https://www.ranker.com/list/modernizing-japan-and-the-end-of-samurai/christopher-myers?ref=browse_list

LEXO TE PLOTE

Blog

Analiza/ Pendesa e Malit të Zi, ilustron më së miri rreziqet e investimeve kineze

Publikuar

-

Nga

Nga Paweł Paszak

Komisioni Evropian, refuzoi muajin e kaluar propozimin e Malit të Zi për ta ndihmuar shtetin e vogël ballkanik në shlyerjen e një huaje prej 1 miliard dollarësh të marrë nga Kina për të financuar ndërtimin e autostradës Bar-Boljare.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian u shpreh se “Bashkimi Evropian nuk paguan huatë e palëve të treta”, duke shtuar se qeveria në Podgoricë ishte e lirë të bënte zgjedhjet e saj në fushën e investimeve.

Historia nisi në vitin 2014, kur kinezja “Exim Bank” lëvroi një hua prej 687 milionë eurosh për qeverinë e Malit të Zi për ndërtimin e 41 km rrugë të autostradës Bar-Boljare, me 2 për qind interes në vit, teksa shlyerja e huasë do të kryhej pjesë-pjesë në 20 vjet.

Banka kineze u zotua të sigurojë 85 për qind të financimit, ndërsa 15 përqindëshi i mbetur (120 milion euro), supozohej të sigurohej nga autoritetet lokale. Kontrata për të përfunduar projektet iu dha kompanisë China Communication Construction Company (CCCC) një degë e China Road and Bridge Corporation (CRBC), dhe punimet filluan zyrtarisht në nëntor 2015.

Duke pasur parasysh terrenin malor të Malit të Zi, ishte e qartë që në fillim se projekti do të ishte shumë i kushtueshëm. Rruga kërkonte 20 ura dhe 16 tunele. Por kostot e papritura shtesë dhe luhatjet e çmimeve, e kanë rritur ndjeshëm barrën financiare të projektit, që tani ka mbërritur në afro 1 miliard dollarë.

Kjo është një sfidë serioze për një vend me një PBB prej pak më shumë se 5.5 miliardë dollarë, dhe që u godit rëndë nga recesioni gjatë vitit të kaluar, për shkak të pandemisë. Sipas Bankës Botërore, rënia ekonomike e rriti borxhin publik në 105 për qind të PBB-së të Malit të Zi.

Autostrada e kushtueshme ka shumë kritikë në radhët e opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët vunë në dukje rreziqet e varësisë nga Kina, shpërndarjen e gabuar të burimeve, dhe paqëndrueshmërinë e këtyre investimeve.

Projekti kinez ka ndjekur një model të njohur, ku kontrata për një projekt infrastrukture i jepet një kompanie kineze, me shumë pak informacion në dispozicion të publikut në lidhje me kushtet dhe efektivitetin e projektit. Kontratat negociohen mbi një bazë dypalëshe, ndërqeveritare, e cila përkeqëson rreziqet e mashtrimit dhe korrupsionit.

Prania e Kinës në Ballkan, nuk kufizohet vetëm në Malin e Zi. Në dekadën 2010-2020, Kina

LEXO EDHE:  A do e parandalojnë vaksinat transmetimin e Covid-19?

LEXO EDHE:  Balla thumbon Kryemadhin, Metën, Bashën dhe Berishën/ “Më ka marrë malli t’i kem në Parlament”

i shumëfishoi përpjekjet e saj për të rritur profilin e vet, në një rajon që vuan nga mungesa e kapitalit dhe investimet në infrastrukturë.

Strukturat e dobëta shtetërore, nivelet e larta të korrupsionit, dhe marrëdhëniet e paqarta me Perëndimin, krijuan një terren pjellor për kompanitë kineze që kanë një mbështetje të fortë diplomatike nga Pekini.

Investimet në zhvillim e sipër përfshijnë ndërtimin e një ure të financuar nga BE në Pelješac të Kroacisë (me kosto 340 milion euro), autostradat Pojate-Preljna dhe Novi Sad-Ruma (Serbi, 850 milion dollarë), autostradën Preljina-Pozega (Serbi, 500 milion euro), autostradën Kërçovë-Ohër (Maqedonia e Veriut, 375 milion euro), dhe autostradën Banja Luka-Prijedor (Bosnjë Hercegovinë, 297 milion euro).

Kompanitë kineze janë gjithashtu përgjegjëse për përfundimin e pjesës serbe të hekurudhës me shpejtësi të lartë Beograd-Budapest (943 milion euro), Metronë e Beogradit (3 miliard euro) dhe termocentralin Kostolac B3 (293 milion dollarë).

Për më tepër, në vitin 2019, filloi ndërtimi i parkut industrial në Borca (330 milion euro), që pritet të bëhet projekti më i madh i këtij lloji në Evropën Qendrore dhe Lindore. Projektet e infrastrukturës të motivuara politikisht në Ballkan, i sigurojnë Kinës kontrata fitimprurëse për kompanitë e saj shtetërore, dhe ndërtojnë lidhje politike dhe ekonomike.

Siç e dëshmon më së miri shembulli i Malit të Zi, në shumë raste mungesa e vlerësimeve të efektivitetit të kostos, i vendos vendet pritëse në një pozitë të brishtë. Megjithatë, problemet e hasura nga autoritetet në Podgoricë, kanë potencialin e rritjes së ndërgjegjësimin në lidhje me disavantazhet e modelit kinez të bashkëpunimit.

Prandaj është thelbësore që BE-ja të sigurojë një financim të mjaftueshëm për infrastrukturën e rajonit, e cila ofron përfitime më të mëdha për kompanitë dhe komunitetet lokale, dhe mund të ofrojnë edhe përfitime më të mira mjedisore dhe në fushën e transparencës.

Brukseli po siguron tashmë grante dhe hua preferenciale nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), siç është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Edhe për Malin e Zi, ka një farë drite në fund të tunelit, pasi Komisioni Evropian ka ofruar fonde për projekte të tjera të infrastrukturës përmes Planit të tij Ekonomik dhe të Investimeve prej 9 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, të miratuar vitin e kaluar. / “Center for European Policy Analysis”./Bota.al

LEXO TE PLOTE