LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i mirë nga Italia/ Përmirësohet gjendja e Imzot Frendos pas infektimit me Covid

14 Nëntor 2020, 13:54, Sociale CNA
Lajm i mirë nga Italia/ Përmirësohet gjendja e Imzot Frendos pas

Një lajm i mirë vjen nga Italia ku mësohet se gjendja e Imzot George Frendo është përmirësuar dhe se ai ka kaluar në një repart normal.

Imzot George Frendo dhe Ipeshkvi Arjan Dodaj kanë zhvilluar një video-telefonatë.  Ipeshkvi Ndihmes Imzot Arjan Dodaj na bën me dije Frendo po mbahet në monitorim për mushkritë por situata e tij shendetësore paraqitet e qëndrueshme. Mësohet se Imzot Frendo është shprehur se mezi pret të kthehet në Arqidioqezë.

Kujtojmë që Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, George Frendo u nis për kurim të specializuar në Itali pasi gjendje e tij u rëndua pas infektimit me koronavirus.

Ditën e sotme myftiu i Shkodrës, Myhabed Sytari u nis po ashtu për kurim në Turqi pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje 490 raste të reja dhe 7 humbje jete.

“Ipeshkvi Ndihmes Imzot Arjan Dodaj na bën me dije se ka pasur sot nje video-telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar. Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid. Situata shendetësore e Imzot Frendos është shumë stabel dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit. Situata është shumë e qetë. Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t?iu rikthyer aktiviteteve dhe jetes baritore”, thuhet në njoftimin e Imzot Arjan Dodaj.CNA.al

Lajmet e fundit nga