LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kufoma politike”/ Vasili sulmon Ramën: E vetmja gjë që bën është propaganda në ERTV

14 Nëntor 2020, 15:57, Aktualitet CNA
“Kufoma politike”/ Vasili sulmon Ramën: E vetmja gjë

Ish deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sërish ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, pas daljeve të këtij të fundit ku dhe lëshoi deklarata ofensive ndaj opozitës, gjatë inspektimit të tij në spitalin e Vlorës, në të cilin një repart u kthye në repart Covid-i.

Vasili e cilëson Ramën si një kufomë politike të cilës i ka ardhur fundi. Përmes një postimi ai shkruan se kryeministri po bëhet pengesë për administrimin e pandemisë si dhe po shkatërron financat e vendit.

Nënkryetari i LSI thotë se Rama fyen mjekët gazetarët e opozitës, dhe nuk bën gjë tjetër veçse propagandë në televizionin e tij ERTV.

?KryeMashtruesi ngordhesire politike dhe kamare, qe nxjerr genjeshtra dhe llum!

Derdellitjet e perditshme te nje ngordhesire politike po pengojne administrimin e Pandemise rrezikojne jetet e shendetin e njerezve.

Shifrat jane aty edhe ato te manipuluarat e te pavertetat dalin e teprojne per te kuptuar maskarellekun politik te kufomes politike me Pandemine.

Varavingot idiote te kufomes politike neper rruget e Shqiperise vec po qelbin ere vendin.

Duart e kufomes politike ne arken e shtetit po shkaterrojne financat e vendit,po grabisin parate dhe po ngopin plehra dhe oligarke me to ne vend qe te shkonin per Pandemine.

Stambolli digjet dhe kufoma politike masturbon histerine e vet neper tv e portale.

Eshte veç kufome politike dhe kjo nuk ndryshon cfare do qe te beje, te ngerdheshet, te hungerije, te lehë e te mjaullisë.

Leh ndaj gazetareve, leh ndaj opozites, leh ndaj mjekeve eshte thjesht nje lehaqen ne krize pa sherim.

Eshte kufomë qe s’tremb hiç njeri, askujt nuk i behet vone per t?.

Ka mbaruar!

Nuk ka njeri me mënd ne koke, qe e beson më kete sharlatan politik.

Te gjithe e dijne qe sa hap gojen ngordhesira politike vec do te genjeje dhe do te nxjerre llum nga kamarja.

Ndaj vjen verdalle si fantazme rrugeve te Shqiperise dhe ben premtime te cmendura dhe ne jerm, njelloj sic premtonte fitore Sadam Hyseini ndersa trupat amerikane e kishin kapur per zverku.

Erdhi dhe do iki si nje ngordhesire politike, qe vec eres se qelbur nuk do te lere asgje tjeter pas?, shkruan Vasili. CNA.al/

 

Lajmet e fundit nga