LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoi pushim të hetimeve për “dosjen 339”/ 10 000 euro dhuratë, për prokuroren nga vëllai

14 Nëntor 2020, 14:31, Vetingu CNA
Kërkoi pushim të hetimeve për “dosjen 339”/ 10 000

Çështja Avdylaj, apo dosja e mirënjohur 339, ka qenë refren i politikës dhe kryesisht i Opozitës. Prokurorë të tërë u lakuan dhe u akuzuan nga opozita se po punonin në favor të Rilindjes.

Pas akuzave të Partisë Demokratike për kirmin e kreut të grupit të Avdylajve, ndaj ish drejtueses së Krimeve të Rënda Donika Prela, në dritë dolën detaje të reja.

Ishte Prokuroria për Krime të Rënda e cila në vitin 2019, u përfshi në debatin politik, që tregoi emrin e prokurores e cila kishte kërkuar pushimin e çështjes.

Bëhet fjalë për prokuroren e shkallës së Parë në Durrës, Teuta Rrudha. Emri i saj doli, pasi prokurorët e Krimeve të Rënda në atë kohë, e sot prokurorë të SPAK-ut, dolën në mbrojtje të Donika Prelës, e cila është shkarkuar së fundmi nga shkalla e dytë e Vettingut.
Në korrik të vitit 2018, prokuroria e Durrësit ka kërkuar pushimin e çështjes, ndërkohë që Avdylajt vijonin të ishin në hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pushimi i çështjes u kërkua nga Prokuroria e Durrësit në korriktë 2018-ës, ndërkohë që Prela u emërua drejtuese te Krimet e Rënda më 9 maj. Duke qenë se kjo çështje u përdor vetëm si sfond politik, prokurores Teuta Rrudha nuk iu kërkua llogari, se përse kërkoi pushim të hetimeve në kohë që Krimet e Rënda hetonin. Të paktën kështu deklaruan se edhe mund të kenë bërë sikur kanë hetuar.
Për prokuroren Teuta Rrudha ende nuk ka nisur Vettingu, por CNA.al, është ndalur edhe tek pasuria e saj.

Si burime të përhershme të të ardhurave ajo deklaron pagën e saj dhe të bashkëshortit, që në fillim ka punuar si mësues në Libofshë dhe më pas në Xhafzotaj të Durrësit.

Në vitin 2009 ajo deklaron se ka blerë një apartament, me sip 103 m2 dhe me vlerë 71 500 euro. Për të blerë këtë pronë, ajo thotë se ka marrë kredi 4 500 000 lekë, hua 10 000 euro dhe dhuratë nga vëllai, 10 000 euro.
Ajo deklaron dhe kontratë shkëmnbim pasurie po nuk jep asnëj sqarim se për çfarë pasurie bëhet fjalë dhe ku ndodhet.

Për më tepër po sjellim deklaratat e pasurisë të prokurores Teuta Rrrudha me gjithë paqartësië që kanë.

Viti 2004
Depozitë bankare, 300 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 584 280 lekë.
Shpërblime, 31 567 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues, 190 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 13 000 lekë.

Viti 2005
Depozitë bankare, 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 516 652 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues, 212 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 851 115 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues, 270 000 lekë.

Viti 2007
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 880 707 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues, 190 000 lekë.

Viti 2008
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 838 253 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit në sektorin privat 285 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit në sektorin shtetëror, 136 000 lekë.

Viti 2009
Kontratë për blerjen e një ap, me sip 130 m2, me vlerë 71 500 euro. Kredi 4 500 000 lekë. Hua 10 000 euro. Dhuratë nga vëllai, 10 000 euro.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 1 046 228 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues, 450 000 lekë.
Kredi 4 500 000 lekë. Pa shlyer 4 445 760 lekë.
Kredi bankare për mobilim shtëpie në emër të bashkëshortit, 300 000 lekë. Pa shlyer 254 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 1 048 026 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues, 450 000 lekë.
Kredi bankare nuk e deklaron shumën. Por, pa shlyer 37 994 880 lekë.
Kredi bankare, nuk e thotë shumën. Pa shlyer 142 930 lekë.

Viti 2011
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 1 139 123 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues, 450 000 lekë.
Kredi bankare nuk e deklaron shumën. Por, pa shlyer 4 208 504 16 lekë.
Kredi bankare, nuk e thotë shumën. Pa shlyer 125 438 lekë.

Viti 2012
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 1 284 311 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues në Xhafzotaj, 500 124 lekë.
Deklaron kredinë e marrë në vitin 2009 për strehim me vlerë 4 500 000 lekë. Pa shlyer 4 246 398 38 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortit që thotë se e ka marrë në vitin 2009. Pa shlyer 59 293 15 lekë.

Viti 2013
Kontratë sipërmarrje me një firmë ndërtimi, por nuk jep asnjë sqarim.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 1 229 772 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues në Xhafzotaj, 509 352 lekë.
Deklaron kredinë e marrë në vitin 2009 për strehim me vlerë 4 500 000 lekë. Pa shlyer 4 037 242 lekë.
Shtesë kredie në emër tëbashkëshortit, 321 097 99 . Pa shlyer 289 339 lekë.

Viti 2014
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 1 401 343 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues në Xhafzotaj, 558 180 lekë.
Deklaron kredinë e marrë në vitin 2009 për strehim me vlerë 4 500 000 lekë. Pa shlyer 3 776 187 lekë.
Bashkëshorti deklaron se ka marrë një kredi dhe ka mbyllur dy të tjera.

Viti 2015
Shitur ap me sip 92.8 m2, në Fier, me vlerë 4 500 000 lekë.
Shlyer huaja 10 000 euro e marrë në 2009.
Gjendje kesh 500 000 lekë.
Të ardhura nga dy këstet e shitjes së ap. 3 650 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 1 411 492 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues në Xhafzotaj, 611 292 lekë
Detyrim për blerjen e ap në vitin 2009, në Durrës, 1 600 000 lekë.
Deklaron kredinë e marrë në vitin 2009 për strehim me vlerë 4 500 000 lekë. Pa shlyer 3 401 212 lekë.
Bashkëshorti ka blerë automjet 4 500 euro.
Shitur Benz Mercedez 100 000 lekë.
Shtim në llogarinë bankare të bashkëshortit, 718 euro.

Viti 2016
Shpenzime 500 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 1 537 351 lekë.
Gjendje llogarie e subjektit deklarues, -69 523 12 lekë.
Gjendje e llogarisë së bashkëshortit, -139 100 23 lekë.
Detyrim për blerjen e ap në vitin 2009, në Durrës, 1 600 000 lekë.
Deklaron kredinë e marrë në vitin 2009 për strehim me vlerë 4 500 000 lekë. Pa shlyer 3 159 103 5 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues në Xhafzotaj, 583 947 lekë.
Kredi në emër të bashkëshortit, 372 000 lekë. Pa shlyer 130 241 81 lekë.

Viti 2017
Pakësuar llogaria e pagës së subjektit deklarues, -27 814 85 lekë.
Shtuar llogaria e pagës së bashkëshortit, 335 33 lekë.
Gjendje kesh 50 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 1 493 064 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues në Xhafzotaj, 615 860 lekë.

Viti 2018
Kontratë shëmbimi pasurie. Nuk e thotë se për çfarë pasurie.
Bashkëshorti ka dhënë me qira një ambjent me sip 45.8 m2, me vlerë 40 000 lekë në muaj.
Para në shtëpi 777 000 lekë.
Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si prokurore, 1 412 145 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si mësues në Xhafzotaj, 609 292 lekë.
Detyrim për blerjen e ap në vitin 2009, në Durrës, 1 600 000 lekë.
Deklaron kredinë e marrë në vitin 2009 për strehim me vlerë 4 500 000 lekë. Pa shlyer 2 451 832 38 lekë.
Kredi konsumatore nuk e deklaron shifrën. Pa shlyer 412 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga