Connect with Us

Janullatos në gjendje të mirë shëndetësore/ Ambasadorja shqiptare e viziton në spital në Greqi

Sociale

Janullatos në gjendje të mirë shëndetësore/ Ambasadorja shqiptare e viziton në spital në Greqi

Publikuar

-

Kryepeshkopi Janullatos në gjendje të mirë shëndetësore/ Ambasadorja shqiptare e viziton në spital në Greqi

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është në gjendje të mirë shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga e ka vizituar kryepeshkopin në spitalin “Evaggelismos” të Athinës, duke i uruar shërim të shpejtë.

Janullatos thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pasi shprehu mirënjohjen e sinqertë për kujdesin e veçantë të mjekëve, infermierëve dhe dashurinë e shprehur të njerëzve, ka përcjellë mesazhin “Mos ki frikë, vetëm beso”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

A duhet të vaksinohen personat që kanë kaluar COVID? Epidemiologu: S’duhet të përfshihen në fashën e parë

Publikuar

-

Nga

A duhet të vaksinohen personat që kanë kaluar COVID? Epidemiologu: S’duhet të përfshihen në fashën e parë

“A duhet të vaksinohen ata që e kanë kaluar COVID-19?”

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, në një lidhje skype për emisionin ‘Real Story’ në ‘Neës24’ pohoi se personat që e kanë kaluar COVID-in kanë imunitetin kujtesë, ndërsa shprehu mendimin se kjo kategori nuk duhet të përfshihet në fazën e parë të vaksinimit.

“Nga pikëpamja e imunitetit, prej disa muajsh antitrupat zgjatësin. Kanë imunitetin kujtesë. Se sa muaj zgjasin ato, kjo u verifikua se zgjaste shumë më tepër se sa u mendua në fillim. Mund të shihni se kemi pasur dhjetra miliona raste në pranverë, dhe këto nuk janë risjellë si të sëmurë sërish. Këta persona mendoj se nuk do të jenë tek fasha e parë e atyre që do të vaksinohen”, tha Aliamehmeti.

Në këtë linjë ishte dhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

LEXO EDHE:  Infektohet punonjësi i bashkisë së Pogradecit/ Shënohet rasti i parë me Covid në Devoll

LEXO EDHE:  Meta takon Kotzias ne Athine/ Camerine ta zgjidhim me qetesi dhe dashuri

“Mund të merret me certifikatën e testit serologjik rregulli për udhëtim. Vendimi do të përcaktohet më vonë. Besoj se do të dali udhëzimi shumë shpejt. Shumë shpejt do të aplikohet dhe testi i shpejtë serologjik, për të parë nëse janë krijuar apo jo antritrupa. Nuk kemi ende evidencë për kohëzgjatjen e mbrojtjes. Do të na duhet që ata që e kanë kaluar sëmundjen dhe niveli iantitrupave ka rënë, duhet të vaksinohen. Kurse ata që kanë më shumë, të vaksinohen në një moment tjetër”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kush duhet ta marrë i pari vaksinën ndaj COVID-19/ Çfarë thotë kreu i Urgjencës Kombëtare

Publikuar

-

Nga

Kush duhet ta marrë i pari vaksinën ndaj COVID-19/ Çfarë thotë kreu i Urgjencës Kombëtare

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj  ka kërkuar që të durohet edhe 1 muaj deri në ardhjen e vaksinës ndaj COVID-19 në Shqipëri.

Brataj thekson se të parët që do të vaksinohen janë personat me sëmundjet bashkëshoqëruese, prandaj kërkon prej tyre që të mbrohen mirë deri sa të sigurohet vaksina.

Nga ana tjetër Pipero supozoi se vaksinën do ta marrin personat mbi 45 vjeç.
Ai parashikon që fillimisht në Shqipëri do të ketë një vaksinim të popullsisë në 10-20% kryesisht personat e rrezikuar dhe ata të shërbimeve publike.

”Jo vetëm mosha e tretë, njerëz me sëmundje shoqëruese do të jenë të parët. Të durojmë edhe një muaj, të mbrohen ata që kanë diabet, hipertension. Të mbrohen sepse ata janë më tërrezikuerit. Ata që kanë patologji bashkëshoqëruese, pastaj ne jemi 18 mijë punonjës.
Duhet të flasim me përqindje, 10-20% i garanton fashat në rrezik dhe shërbimet me publikun, shëndetësia, policia, ushtria, shkolla, arsimi. Gjithë kjo s’kalon 10% të popullsisë. Edhe për fatin e mirë nuk kemi një përqindje të madhe. Nuk kemi moshë europiane me 80, 90, 100 vjeçarë. Kemi disa avantazhe. Po ashtu kemi qenë gjithmonë te vaksinuar”- tha Brataj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dyndja e njerëzve për “Black Friday” / Pipero: Mu mbushën sytë me lot!

Publikuar

-

Nga

“Jam i vetmi mjek që i jam lutur Kryeministrit”/ Pipero kritika qeverisë: Ky vendim ishte i nxituar

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka komentuar videot që kanë qarkulluar së fundmi të filmuara në një qendër tregtare, ditën e uljeve.

Teksa pa dyndjen e njerëzve që turren për tu future në duqan, Pipero tha se këto janë pamjë të tmerrshme të cilat nuk duhet të lejohen të ndodhin.

“Kur e kam parë këtë pamje mu mbushen sytë me lot. Është një pamje që askush nuk duhet ta lejojë. Nuk kanë vrarë vetëm vetën, ata shkojnë në shtëpi ku takojnë të tjerë persona dhe ky person infekton ndoshta 400 të tjerë. Kemi ekspozim të madh dhe mundëisa për ta shpëndarë është më e madhe. Janë pamje tronditëse që nuk duhet t’i lejojmë”, u shpreh Pipero.

LEXO TE PLOTE