LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi betejën me Covid/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

14 Nëntor 2020, 07:43, Sociale CNA
Humbi betejën me Covid/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktori i njohur Valter Gjoni ka humbur jetën pasi nuk mundi të fitoje betejën me koronavirusin.

Lajmin e hidhur eka dhënë kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

?Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë. I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës?, shkruan Veliaj.

Gjoni ka në biografinë e tij artistike 60 role në teatër dhe estradë, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentar etj. Në vitin 1987, krahas studimeve pasuniversitare për titull shkencor të nivelit të parë, përfundon edhe studimet e specializimit në degën e gazetarisë, pranë Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike (në bazë të legjislacionit aktual konvertohet me nivelin Master Shkencor në Gazetari). Ka kryer edhe kualifikime në disa vende si Francë, Holandë, Danimarkë, Finland, Itali, Greqi etj. Njëkohsisht, Valter Gjoni është anëtar i nominuar i disa organizmave ndërkombëtare.

Gjoni është autor i shumë artikujve kulturor, artistik, problematik, informativ e historik në gazeta, revista, emisione televizive dhe botime të veçanta. Pas një përvoje pune intensive në institucionet e artit dhe medias të Tiranës, në vitin 1991 e në vijim, Gjoni emërohet pranë Bashkisë së Tiranës, ku përmbush një sërë detyrash, si drejtues i sektorëve që lidhen me artin, kulturën, ceremonialin e qytetit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare./CNA.al 

Lajmet e fundit nga