Connect with Us

Hetime për skandalin e nënshtetësive/ Gazetari tregon mesazhin e koduar të Metës për prokurorët e SPAK

Politikë

Hetime për skandalin e nënshtetësive/ Gazetari tregon mesazhin e koduar të Metës për prokurorët e SPAK

Publikuar

-

Meta dekreton marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti-Covid/ Qeveria duhet të bëjë çdo përpjekje

Pas përplasjes me presidencën që bëri jo pak bujë, gazetari Adriatik Doci ka treguar në një intervistë për CNA.al se çfarë po ndodh me investigimin për skandalin dhënies së së shtetësive nga Presidenti Meta.

Doçi thotë se ka dorëzuar një dosje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ndërsa thekson se komisioni e ka lënë të hapur mundësinë e një hetimi.

Më tej gazetari thekson se nëse do të hapet një hetim, është i gatshëm të bashkëpunojë me SPAK, për të ndihmuar prokurorët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

-Çfarë po ndodh konkretisht me investigimin, a janë çelur hetime?

Unë kam dorëzuar një dosje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për skandalin e dhënies së shtetësive nga Presidenti Ilir Meta. Komisioni e ka lënë të hapur mundësinë e një hetimi. Nga SPAK nuk kam dijeni që të jetë çelur ndonjë hetim. Nëse do të hapet një hetim, jam i gatshëm të bashkëpunoj me SPAK, për të ndihmuar prokurorët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Besoj se deri këtu është kufiri i misionit tim; Të zbuloj dhe faktoj paligjshmërinë. I takon prokurorisë të vlerësojnë dosjen. Të pyes personat që kanë marrë shtetësinë si personalitete; Kush ka ndërhyrë tek Ilir Meta? A kanë paguar para? Si janë fshehur dënimet në dosje?! Çfarë e ka shtyrë Ilir Metën të klasifikojë një shtëpiake të zakonshme dhe një vrarës si personalitet kombëtar?! Si ka mundësi të bëhet verifikimi për 8 orë? A janë bërë verifikimet pasi Meta e ka dhënë shtetësinë, sa për të qenë në ‘rregull’ me letrat? Si kanë shkuar letrat në Ganë dhe janë thyer për 8 orë? As me telefon nuk mund të verifikohet e shkuara një personi për 8 orë. Ky është thelbi.

-Çfarë përmban dosja që keni dorëzuar në Komisionin e Sigurisë?

Të gjithë praktikën që ka ndjekur Presidenca me në krye Ilir Metën në dhënien e shtetësive në shkelje të ligjit. Janë dokumentuar gjithashtu disa nga raste më flagrante dhe paradoksale. Ndërkaq, Ilir Meta po përpiqet të sajoje disa alibi, duke e zhvendosur përgjegjësinë tek Ambasada Shqiptare në Kosovë, SHISH dhe Ministria e Brendshme. E vërteta është se Ambasada Shqiptare në Kosovë thjeshtë ka përcjellë kërkesat, pra ka luajtur rolin e postës dhe nuk ka asnjë kompetencë vendimmarrëse dhe verifikuese. Ministria e Brendshme është lënë qëllimisht jashtë këtij procesi nga Meta.

Dëshmoi kundër Metës/ Presidenca kërkon izolimin e menjëhershëm të gazetaritSHISH nuk është shprehur ende për këtë proces, sidomos për rastin e Cobbina, i cili kur u pajis me shtetësi nga Meta për 8 orë, ishte i pandehur në gjykatë si falsifikator, ndërsa u dënua disa ditë më parë. Të qenit i pandehur nuk është kriter ndalues, por verifikimi për 8 orë është i pamundur nga çdo pikëpamje.

Përsa i përket marrëdhënies së Metës me Median, Doci nuk ka ngurruar ta quajë presidentin, të pabesueshëm, të rremë dhe me dy fytyra.
Sipas tij, deklarata e “Reporterët pa Kufij” konfirmon se Ilir Meta është një nga shkaqet për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Video-“Kushtetuta po pret popullin”/ Meta mesazh pak para manifestimit

 

-Si e konsideroni Ilir Metën në marrëdhënien me median, kur publikisht i mbështet e nga ana tjetër i sulmon me zëdhënësin e tij?

I pabesueshëm, i rremë, me dy fytyra. Përgjigjen e mori edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe organizata “Reporterët pa Kufi”. Në prill të këtij viti, organizata “Reporterët pa Kufij”, përmes një raporti tha se Shqipëria ka rënë me dy vende krahasuar me vitin e kaluar sa i takon indeksit për lirinë e medias. Meta doli me shpejtësi, duke shprehur shqetësimin e thellë. Në 28 tetor 2020, organizata “Reporterët pa Kufij” dënoi sulmet e Ilir Metës ndaj meje.

I paditur tek Krimet e Rënda/ Biznesmeni prej 4 vitesh në postin e gjyqtaritDeklarata konfirmon se Ilir Meta është një nga shkaqet për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri. Është i tillë pasi unë i kam bërë një pyetje, se si e verifikoi afrikanin për 8 orë, si përgjigje, Presidenti më shan nga familja. Ne si të vetmin pushtet kemi pyetjen. Nuk marrim vendime, nuk tjetërsojmë pasuri publike, nuk menaxhojmë taksat e shqiptarëve, por vetëm shtrojmë pyetje. Edhe pyetjen duan ta ndalojnë me shantazhe.

Së fundmi, kam bindjen se kërcënimet dhe shantazhi i Ilir Metës nuk janë një mesazh për mua. Është një mesazh për prokurorët e SPAK, që të mos hapin dosjet e tij. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë një pasuri me vlerë miliona euro, me të ardhura të ligjshme vetëm dy paga shteti. Pagën e një viti, Kryemadhi e ka shpenzuar vetëm për një ditëlindje. Në vitin 2003 kanë blerë një vilë në Golem për 60 mijë euro, ndërsa e kanë shitur në vitin 2006, 300 mijë euro. Ka bërë pallatin dhe nga pallati vilën, pa futur dorën në xhep. Kjo këto fakte janë një sfiduese për SPAK!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë qëndron pas ultimatumit të ambasadores/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

Publikuar

-

Nga

Çfarë qëndron pas ultimatumit të ambasadores/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me ultimatumin që Yuri Kim i dha Lulzim Bashës për të mos lejuar futjen në Parlament të Sali Berishës.

Nëse Basha do që të shpëtojë veten, ai ka vetëm një rrugë, duhet të japë dorëheqjen shtoi ai.

Postimi i Ngjelës

Politika amerikane sot, e njësoi Sali Berishën me Enver Hoxhën.

Hoxha iu tha shqiptarëve: “Ne hamë bar dhe nuk e pranojmë imperializmin amerikan’”. Dhe ambasadorja Yuri Kim e përdori sot këtë si figurë rikujtuese të historisë komuniste në Shqipëri, kur i perifrazoi Bashës ngrënien e barit për të shpëtuar nga forca e ligjit Sali Berishën.

E pra, a e shpëtoi dot komunizmin hoxhizmi, duke i dhënë popullit bar për të ngrënë?

Në fakt, na duhet të kujtojmë se, kur falimentoi hoxhizmi, në vitin 1990, ai nuk mbijetoi dot duke ngrënë bar, por u dorëzua në Uashington.

Këtë i kujtoi ambasadorja Yuri Kim Bashës sot për Saliun, kur i tha se Partia Demokratike “nuk duhet të hajë bar për fatin e një deputeti” – domethënë për fatin e Sali Berishës.

Një humor shumë i thellë historik, ky…

Madje, përderisa ajo përmendi Partinë Demokratike, donte të thosh, me nëntekst, se, edhe Partia e Punës shkoi të hante bar, sipas urdhërit të Enver Hoxhës, por falimentoi.

Normal, zoti Basha, shkoni të hani bar, dhe mos ia e dorëzoni Saliun ligjit, por fundin e Enver Hoxhës do të keni edhe ju – ky ishte nënteksti i brilancës së Yuri Kim-it.

LEXO EDHE:  Shtypi në “prangat” e Ilir Metës/ Sulme frontale kundër Edi Ramës

LEXO EDHE:  Olsian Çela dhe SPAK... dhe Lefteri si shantazhues

Por, këta të korruptuar, a do të mund ta shpëtojnë dot gjënë e vjedhur, duke ngrënë bar?

Është për të qeshur…

Po Basha, çfarë mund të bëjë?

Nëse Basha nuk do të mund të shkëputet dot nga Saliu, atëherë ai do të jetë skllav i pasionit patologjik të Saliut.

Në fakt, duket sikur Basha nuk mund të  shkëputet dot prej Saliu, dhe do ta çojë partinë ”të hajë bar”.

Po Partia Demokratike, a do të hajë bar për të shpëtuar Saliun?… Dhe, me këtë lloj arsyetimi, mund të vijosh të tallesh gjatë gjithë kësaj nate.

Humor shumë të bukur ka bërë ambasadorja Kim, dhe sigurisht që ngrënia e barit është proces.

Por, kjo tregon se do të kemi një proces të bukur antikorrupsion në Shqipëri.

Dhe, befas, këtu na del edhe kjo pyetje: Vetë Basha, çfarë do të bëjë?

Nëse Basha do që të shpëtojë veten; ai ka vetëm një rrugë: duhet të japë dorëheqjen.

Në këtë rast, ka ende mundësi për të ndenjur në politikë.

Bashkimi në stallën e Saliut, për të ngrënë bar, është rruga drejt akuzës penale, në një gjyq penal, edhe për Bashën, sepse korrupsioni do të shkallmohet tërësisht në Shqipëri.

Dhe ky shkallmim, nuk mund të shmanget…

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i palëkundur/ ‘Kërcënimet nuk më trembin, jam deputet e do ulem me krenari në Kuvend’

Publikuar

-

Nga

Berisha i palëkundur/ ‘Kërcënimet nuk më trembin, jam deputet e do ulem me krenari në Kuvend’

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur deklaratave të Yuri Kim u shpreh hapur se në shtator do të jetë në Kuvend.

“Unë nuk e di se cilat janë motivet e sulmit politik dhe kërcënimit që zonja Kim i lejon vetes të bëjë, por unë u them shqiptarëve se asgjë nuk lëkund Sali Berishën në përmbushjen e misionit të tij të mbrojtjes së interesit shqiptar në parlamentin e Shqipërisë.

Jam deputet që do të ulem krenarish në vendin tim me një motivim më të madh se ndonjëherë tjetër, cili është vendimi që do të marrin ambasadorët është në tagrin e tyre.”, u shpreh Berisha në Rtv Ora./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mirë me vjehrrën, mirë me burrin…”/ Murrizi ironizon keq Bashën pas kërkesës së Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

“Mirë me vjehrrën, mirë me burrin…”/ Murri ironizon keq Bashën pas kërkesës së Yuri Kim

Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila i kërkoi sot kryedemokratit Basha, të mos lejojë futjen në Kuvend të Sali Berishës në shtator.

Me tone të forta Murrizi i drejtohet ambasadorës që ti takojë sa më pak që ti takojë më mirë, pas sipas tij, socialistë e demokratë, janë bashkë prej 30 vitesh.

Madje me ironi ai shton se mjafton të takojë njërin, Lulin, Ramën apo Metën, dhe zëre se ka takuar gjithë ‘tufën”.

E Nderuar Zj Kim!

Takoj sa me pak qe ti njohesh sa me mire, ose mos i tako fare qe ti njohesh ne menyre te shkelqyer

Tako me shume QYTETARE dhe do te bindesh qe ato qe Ju takoni per hater te misionit dhe funksionit Tuaj, nuk jane zyrtare por zagare

Ata jane pjese e se njenjtes tufe hajdutesh, komunistesh,neokomunistesh, mashtruesish ordinere, servile te peshtire, vemje, skuthe, hipokrite, te pa vlere, pa burrni, pa dinjitet, pa moral, pa kellqe, te piste, te pa bese, te ndyre dhe pervers, qe ndryshe ju thone e ndryshe mendojne e veprojne

Kur ju takojne Ju, zgerdhihen qe te duken sikur qeshin, mbajne shenime qe te duken sikur ju degjojne, pranojne çdo gje qe te duken si pro perendimore, ju thone po po per çdo gje qe te duken si xhentile, tregojne, raportojne, spiunojne dhe shpifin çdo gje per kundershtaret apo rivalet brenda partise apo jashte saj duke menduar qe po ju sherbejne ose fitojne besimin Tuaj, rrespektin apo mbeshtetjen Tuaj

Pra me pak fjale keta jane plehra, llumi dhe funderrina te shoqerise Shqiptare 30 vite post- komunizen qe jo bare, por hane M…. e njeri tjeteit, lepijne peshtymat e njeri tjetrit, falin te sharat dhe degjenerimet me rop shpije e liber shpije qe i bejne njeri tjetrit per te mashtruar Shqiptaret sikur luftojne njeri tjetrin

Por e verteta eshte qe : keta jane BASHKE me njeri tjetrin prej 30 vitesh, vjedhin bashke, punojne se bashku, jetojne komshinj me njeri tjetrin, hane pine gezojne qeshin me njeri tjetrin dhe bashkarisht tallen me Shqiptaret e “ mashtrojne” nderkombetaret prej 30 vitesh sikur jane ne “ lufte” me njeri tjetrin

E nderuar Zj Kim!

Po si mund te shkeputen nga e kaluara komuniste, ish komunistet?

Po bijte e tyre biologjik shpirteror dhe ideollogjik??

Po ish spiunet e sigurimit te shtetit??

Prej 30 vitesh ne krye te ketij vendi, kane qene vetem kjo kategori e ndyre e kesaj shoqerie

Ne 30 vite Shqiperia ka patur 7 president( me gjith Meten), 9 kryeministra, 8 kryetare kuvendi, dhe afro 110 ministra

Pothuajse qe te gjithe kane qene ose ish komunist, o bijt dhe bijat e tyre,o spiune te sigurimit

E si u shkeputkan nga e kaluara komuniste me nje takim 1 oresh Tuajin me Lulin dhe me nje deklarate publike para mediave nga ana Juaj????????

Bile keta jane kaq te peshtire, kaq te ndyre dhe kaq palaço ordinere, saqe diten takojne me Ju dhe pranojne çdo gje, naten mblidhen se bashku dhe mendojne si do tja bejne hallit qe kane me Ju

Keshtu qe jo vetem Luli por edhe Rama, Meta e te tjere qe Ju takoni , jane te njenjte, ndaj mos harxhoni kohe ti takoni te gjithe, takoni vetem njerin ke te keni per kollaj dhe zere se keni takuar gjithe “ tufen”

Me deklaraten Tuaj sot, keni bere qe deri ne shtator Basha do kendoj kengen e kengetares Artjola Toska

“ MIRE ME VJERREN, MIRE ME BURRIN, LAFI I MIRE, ZBUT DHE GURIN”

Ndaj po nuk filloi tu hetoj pasurine marramendese qe kane vjedhur nga parat e taksave te Shqiptareve, drejtesia e re nen mbikqyrjen e SHBA dhe BE, keta do hane jo bare, por M….. me garuzhde e kazan dhe do tu vij aq ere e qelbur sa as Ju nuk do ti takoni dot pa kundragaz, e as Shqiptaret nuk do rezistojne dot më nga ky lloj qelbesirlliku e do largohen nga ky VEND.

 

LEXO TE PLOTE