Connect with Us

Si u vodhën zgjedhjet në SHBA

Blog

Si u vodhën zgjedhjet në SHBA

Publikuar

-

Si u vodhën zgjedhjet në SHBA

Nga David Keltz “American Thinker”

Presidenti Donald Trump, kishte të gjithë të drejtën ta quante të gjithë procesin e fundit zgjedhor tërësisht të manipuluar, siç e përshkroi ai nga Salla Lindore e Shtëpisë së Bardhë, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pas Natës së Zgjedhjeve.

Natën e Zgjedhjeve, Trump ishte përpara në Pensilvani me afro 690.000 vota, kur ishin numëruar 64 për qind e votave, përpara se avantazhi i tij të zhdukej ditën e premte. Në Miçigan, Trump po fitonte me gati 300.000 vota diferencë, në 65 për qind të votave të numëruara, para se të humbte edhe aty.

Në Xhorxhia, Trump ishte 117.000 vota para Bajden në 92 për qind të votave të numëruara, para se kandidati demokrat të dilte i pari ditën e premte. Edhe në Uiskonsin, Trump ishte përpara me 107.000 vota në 81 për qind të votave të numëruara.
Por pse ato shtete pushuan befas së raportuari votat për disa orë, dhe si është e mundur që të gjitha votat e reja që u numëruan, shkuan vetëm për Bajdenin? Shumë analistë në media, janë përpjekur ta justifikojnë rritjen e vonë të Bajdenit, me narrativën e rremë se fletët e votimit të hdhura me postë, u numëruan pas votave të hedhura në kuti ditën e votimit. Kjo është thjesht e pasaktë.

Edhe CNN raportoi se shumë fletëvotime me postë ishin numëruar që para ditës së zgjedhjeve. Është gjithashtu e pasaktë të thuhet, se me postë votuan vetëm mbështetësit e Bajdenit. Për shembull, në fshatrat e Kontenë Samter në Florida, aty ku Trump ka shumë mbështetës, 59 për qind votuan për Trump me postë para zgjedhjeve. Gati 64 milionë vota me postë u kthyen përpara ditës së zgjedhjeve (nga 92 milion që u kërkuan), dhe të paktën 101 milion njerëz votuan para zgjedhjeve.

Me Badenin që mori gjithsej afro 77 milion vota, dhe Trumpin rreth 72 milion vota, kjo do të thotë se pati afro 48 milion vota që u hodhën gjatë Ditës së Zgjedhjeve. Nuk është ende e qartë se sa prej tyre që ishin vota me postë, shkuan për Trump në krahasim me Bajden.
Por ky është një numër i rëndësishëm për t’u vënë në dukje.

Merrni parasysh këto fakte. Në Pensilvani u kërkuan 2.8 milion fletë votimi me postë. “Politico” raportoi se që nga 3 nëntori, Pensilvania kishte pranuar më shumë se 2.5 milion fletëvotime me postë, ose 81 për qind e atyre që kishin kërkuar fletë votimi.
Më shumë se 1.6 milion nga ato fletëvotime ishin nga demokratët e regjistruar, ndërsa 586.000 ishin nga republikanët. Megjithatë, artikulli gjithashtu vuri në dukje se 84 për qind e demokratëve të regjistruar, që u ishte dërguar fleta e votimit me postë i kthyen ato, krahasuar me vetëm 74 për qind të republikanëve.

Si e shpjegon dikush këtë mospërputhje? Çfarë ndodhi me 10 për qind të republikanëve të tjerë që votuan me postë?

Ajo që mbetet gjithashtu e paqartë, është se nga vijnë të gjitha këto vota të mbërritura në postë pas ditës së zgjedhjeve, dhe nëse ato janë shënuar si duhet, në mënyrë që të klasifikoheshin siç duhet.

LEXO EDHE:  Zemërohet Trump, i mbyll telefonin kryeministrit australian

Çuditërisht, shumica e tyre në mos të gjitha ishin në favor të Bajdenit. Siç raportoi Neit Silver, 23.777 vota u gjetën në Filadelfia, që të gjitha për Bajden, dhe nga afro 5.300 vota në kontenë Lucern, ku Trump ka shumë mbështetës, gati 4.000 prej tyre shkuan pro Bajdenit. Dhe këto raste nuk mund të injorohen apo të shpjegohen si një “proces që funksionon”.

Në Miçigan 3.4 milionë votues kërkuan të votonin me postë, 41 për qind e të cilëve ishin republikanë, ndërsa vetëm 39 për qind ishin demokratë. Kjo dhënë e përgënjeshtron më tej mitin, se vetëm demokratët votuan me postë.
Ndërkohë mos harroni se Miçigani raportoi në orën 5:04 të mëngjesit 138.000 vota shtesë në favor të Bajden, ndërsa Trump mori zero vota. Zyrtarët zgjedhore të zonës, thanë më vonë ishte një gabim shtypi nga një qark, dhe më pas e ndryshoi shifrën.

Kur përfunduan zgjedhjet në Miçigan, Bajden përfundoi mori me 2.790.648 vota, ndërsa Trump 2.644,525 vota. Bajden arriti të fitonte një shtesë prej 659.953 votash, ose 59 për qind të votave të mbetura, ndërsa Trump arriti të fitonte vetëm 443.623. Është shumë i dyshimtë fakti që Biden ishte në gjendje të merrte kaq shumë vota në fund të procesit, pikërisht në qarqet ku Trump doli mirë në zgjedhjet e 2016-ës.
Elementë të tjerë të korrupsionit apo mashtrimit të mundshëm, përfshijnë numëruesit e votave. Pse në kaq shumë qendra votimi në Filadelfia dhe Detroit, kishin parulla ku shkruhej “Voto!” ose në disa raste edhe “Bajden/Herris!”. Dhe kushdo që vë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve po censurohet nga mediat kryesore, dhe platformat e mëdha të mediave sociale.

Çdo amerikan ka të drejtë të dijë se sa fletëvotime me postë u dërguan përpara ditës së zgjedhjeve, dhe sa u kthyen pas kur votimet supozohej të ishin mbyllur. Presidenti Trump ka të gjithë të drejtën të përdorë procesin e plotë ligjor, në përpjekje për të korrigjuar këtë manipulim zgjedhor, që po grabit atë dhe afro 72 milion njerëzit që votuan për të. Çdo votë e ligjshme duhet të numërohet, dhe çdo votë e paligjshme duhet të refuzohet. Ky proces mund të zvarritet për javë ose muaj, por demokracia amerikane ia vlen të mbrohet./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.americanthinker.com/articles/2020/11/how_to_steal_an_election.htmla

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Historia tronditëse e Robert Hansen/ Agjenti i FBI-së që në 22 vjet u shiti rusëve sekretet e SHBA-së

Publikuar

-

Nga

Kur u kap në vitin 2001, Robert Hansen kishte fituar mbi 1 milion dollarë nga spiunimi
për llogari të sovjetikëve. Për banorët e periferisë së qetë të Vjenës në shtetin e Virxhinias, Robert Hansen ishte fqinji i përsosur.

Një katolik i devotshëm, një baba i dashur dhe një punonjës i përkushtuar i Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Ndaj,dikush nuk mund ta imagjinonte se 56-vjeçari ishte diçka tjetër, përveç atij që njihnin. Në fakt, për më shumë se20 vjet, Robert Hansen ishte gjithçka tjetër përveçse jo qytetari amerikani deal.
Për drejtuesit e KGB-së, ai ishte Ramon Garsia, një nga informatorët e tyre më të vjetër dhe një burim i pafundmë i informacioni mbi spiunazhin, sigurinë dhe sistemet kompjuterike të Shteteve të Bashkuara. Deri në kohën kur u kap, Hansen u kishte dhënë rusëve sekrete të panumërta, kishte shkaktuar vrasjen e 2 informatorëve të SHBA-së, dhe hyri në histori si “spiuni më i dëmshëm në historinë e FBI-së”.

Robert kishte pasur një jetë jo pak të trazuar përpara se të niste të punonte për FBI. Thuhet se babai i tij, Hauard, e kishte përçmuar, ngacmuar dhe keqtrajtuar djalin nga fëmijëria deri në momentin kur ai shkoi në universitet. Ndonëse Hauard e nxiti Robertin të bëhej mjek, ai nuk kishte interes për këtë profesion, ndaj u diplomua për kimi në vitin 1966.

Megjithatë pasioni i tij jo shumë i fshehtë ishte për kodet, radiot dhe pajisjet. Hansen ndoqi disa kurse në gjuhën ruse gjatë kohës që ishte në universitet, dhe vendosi që një dite të takohet me agjentët sovjetikë. Punoi për pak kohë si llogaritar përpara se të aplikonte për punë në Departamentin e Policisë së Çikagos në vitin 1972, ku u pranua shpejt si një hetues i fshehtë për sektorin e punëve të brendshme.

Ai e pa punën interesante, por shumë shpejt u lodh me të. Ndaj, në vitin 1975 aplikoi në FBI, dhe pas një trajnimi disa javor u betua si një agjent special,duke u zotuar për besnikërinë e tij ndaj Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1979, çifti Hansen dhe 3 fëmijët e tyre u transferuan në Nju Jork. Jeta e shtrenjtë në këtë qytet e zhyti familjen e tij në borxhe. Me gjithë pagën e ulët, orët e gjata në punë, FBI i besoi atij më shumë përgjegjësi. Kur u transferua në sektorin e kundërzbulimit, Hansen nisi të ketë qasje në dokumentet sekrete më të ndjeshme në lidhje me spiunazhin në Shtetet e Bashkuara.

Ai mësoi të gjitha detajet që kishin të bënin me operacionet e mbikëqyrjes, që kishin në shënjestër qytetarët dhe zyrtarët sovjetikë në vend, kush vëzhgohej dhe kush rekrutohej si spiun. I dëshpëruar për të gjetur një rrugëdalje nga problemet e tij financiare, Hansen i dërgoi një letër anonime një zyrtari sovjetik në OKB.

Ai i ofroi emrin e gjeneralit sovjetik Dimitri Poljakov, një drejtues i nivelit të lartë në GRU, shërbimi sekret ushtarak sovjetik, në këmbim të 20.000 dollarëve. Nëse zyrtari sovjetik binte dakord, ata mund të organizonin shkëmbimin përmes një reklame personale në “The Village Voice”.
Vetëm disa javë më vonë, përgjigja erdhi dhe Hansen u bë zyrtarisht agjent i Bashkimit Sovjetik.

Ndërkohë, ai u promovua në detyrë dhe u caktua sërish në Uashington, për të punuar në zyrën e buxhetit. Ai kishte qasje në informacione edhe më sekrete për gati çdo operacion aktiv, përfshirë emrat, fondet, vendndodhjet dhe datat, si dhe aktivitetet e agjentëve, spiunëve dhe informatorëve.
Pasi bleu një shtëpi prej 150.000 dollarësh në Vjenë të Virxhinias, Hansen iu kthye spiunazhit për të siguruar jetesën. Kështu,më 1 tetor 1985, ai shkroi një letër tjetër, këtë herë drejtuar Viktor Çerkashin, një oficer i lartë i kundërzbulimit të KGB, që vetëm disa muaj më parë kishte rekrutuar tashmë një agjent të CIA-s me emrin Eldrih Ejms.

 

Në letër, Hansen ofroi emrat e 3 spiunëve sovjetikë që ishin në listën e pagave të FBI-së,
së bashku me provat përkatëse. Ai kërkoi në këmbim 100.000 dollarë. Ai nuk kishte se si ta dinte që këto informacione i ishin dhënë tashmë sovjetikëve nga agjenti i CIA-s, por gatishmëria e tij vetëm sa konfirmoi besueshmërinë e tij ndaj tyre.

LEXO EDHE:  SHBA miraton protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO/ Si votuan senatorët

LEXO EDHE:  Zemërohet Trump, i mbyll telefonin kryeministrit australian

Ndërkohë, 3 agjentët e dekonspiruar nga Hansen u ekzekutuan menjëherë. Në këmbim të viteve të spiunimit për sovjetikët, Hansen fitoi në total 1.4 milion dollarë në para dhe diamante. Më 2 nëntor, pas një debati të gjatë në Moskë nëse mund t’i besohej këtij njeriu, Hansen u udhëzua të shihte poshtë një ure në Parkun Notouei në Vjenë. Atje, ai gjeti një qese të papërshkueshme nga uji që përmbante paratë e tij. Ishte fillimi i një karriere të gjatë si agjent sovjetik. Gjatë viteve që pasuan, Hansen i shiti sekrete të shumta Çerkashin në këmbim të disa dhjetëra mijëra dollarëve.

Gjatë gjithë kohës, FBI e ngarkoi atë me detyrën e rekrutimit të spiunëve të mundshëm. Përmes Hansen, KGB mësoi për ekzistencën e një tuneli sekret që ishte gërmuar nën ambasadën Sovjetike në Uashington. Ai madje i inkurajoi eprorët e tij të KGB-së që të rekrutonin shokun e tij më të mirë të fëmijërisë, një nënkolonel në shërbimin sekret të ushtrisë.

Ai i nënshkroi të gjitha letrat e tij drejtuar Çerkashin si “Ramon Garcia”.Në atë kohë, Hansen krijoi lidhje me një striptiste, udhëtoi më të në Hauai dhe i bëri shumë dhurata.Por ky stil jete mori shpejt fund në dhjetor 1991, kur u shemb Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 1994, u kap Eldrih Ejms, ndërsa FBI dhe CIA punuan së bashku për të gjetur tradhtarin tjetër. Ata ranë në kontakt me Aleksandr Sherbakov, një ish-agjent i KGB-së që kishte hapur një biznes privat, dhe ishte gati të ndante atë që dinte në këmbim të 7 milion dollarëve. Sherbakov u dha agjentëve një dosje që përmbante prova të forta që e implikonin Hansen. Në vitin 2000, Hansen u promovua sërish në detyrë si një nga ekspertët kryesorë të sistemit kompjuterik të FBI-së. Ai promovim u shoqërua me disa përfitime, përfshirë një zyrë private dhe një asistent personal.

Por ai nuk e dinte se promovimi ishte në fakt një justifikim për ta mbajtur atë në Uashington, ku mund të vëzhgohej. Ndihmësi i tij, Erik O’Nill, ishte atje me të për të mbledhur prova dhe për të provuar se Hansen ishte fajtor për atë që dyshohej. Ai vuri re se Hansen përdorte një kompjuter personal Palm III për të ruajtur informacionin. Më15 Shkurt 2001, ai e mori kompjuterin nga zyra e Hansen dhe ia dorëzoi një ekipi specialistësh, të cilët shkarkuan dhe deshifruan përmbajtjen. Aty gjetën prova përfundimtare që Hansen kishte tradhtuar FBI-në.

Më 18 shkurt 2001, ai çoi një mikun e tij në aeroport dhe u largua me makinë në drejtim të Parkut Fokstoun në Vjenë, vendi ku merrte rregullisht paratë e tij. Ndërsa po kthehej tek makina e tij me paratë në dorë, dy furgonë ndaluan aty pranë dhe prej andej dolën disa agjentë të armatosur që e arrestuan.“Pse ju desh kaq shumë kohë që të më kapnit?”- u tha Hansen.

I akuzuar për 14 akuza për spiunazh dhe një akuzë për komplot për të kryer spiunazh, Robert Hansen rrezikonte dënimin me vdekje, sidomos pasi veprimet e tij kishin çuar në ekzekutimin e informatorëve sovjetikë që spiunonin për llogari të Shteteve të Bashkuara.
Ai u dënua me 15 burgime të përjetshme radhazi, të cilat po i vuan aktualisht në burgun federal Florens në Kolorado. Ai qëndron në izolim 23 orë nga 24 orë të ditës, dhe nuk ka asnjë mundësi që të kërkojë lirimin me kusht./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://allthatsinteresting.com/robert-hanssen

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse çdo formë e socializmit, është me e keqe sesa kapitalizmi

Publikuar

-

Nga

Nga Kevin D.Williamson “National Riview”

Profesori Riçard Ulf i “University of Massachusetts Amherst Mass” duket se është një njeri i sjellshëm, ndaj unë do ta shtroj këtë pyetje me shumë mirësjellje:Pas gati 100 milionë të vrarëve, edhe sa njerëz të tjerë duhet të dënohen me vdekje nën socializëm përpara se ekonomistët të heqin dorë nga iluzioni i një shansi të dytë për këtë sistem?

Javën e kaluar, Ulf debatoi me Artur Bruks, ish-president i “American Enterprise Institute” dhe tani profesor në Harvard, mbi temën“Socializmi është më i preferueshëm se kapitalizmi, si një sistem ekonomik që promovon lirinë, barazinë dhe prosperitetin”.

Debati u organizua nga Instituti “Abigail Adams”, që merrej me “ofrimin e edukimit plotësues humanistik të komunitetit intelektual të Harvardit”. Por në këtë rast,ai mision fisnik nuk u përmbush. Unë nuk e mohoj që socializmi është një temë e rëndësishme që duhet trajtuar nga studentët në Harvard dhe gjetkë, por për të thënë “Socializëm apo jo?”.

Në diskursin e tij, profesor Ulf merr si shembull krijimin e ndërmarrjeve të biznesit, në të cilat vendimet merren mbi bazën e shumicës së rregullave. Ai këmbëngul se synimet e socializmit mund të përmbushen nga kombinimi i thjeshtë i planifikimit qendror dhe punës.

“Ne vendosim se çfarë duam të prodhojmë”- thotë ai, duke theksuar modelin e sundimit të shumicës dhe pastaj “i vëmë njerëzit në punë”. Fraza e fundit është një refren që ka një histori të gjatë dhe të përgjakshme në sistemin socialist.

Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë, shkrimtari rusAleksandër Solzhenicin ka shkruar disa libra për këtë. Jo, unë nuk mendoj se gulagët, uria masive, mjerimi dhe shtypja janë ato që dëshiron profesor Ulf. Unë nuk mendoj se ato janë ato që duan shumica e socialistëve.

Por gjithsesi, këto janë ato që prodhon socializmi.Dhe ky nuk është fat i keq, por është natyra e sistemit. Në këtë pikë, ne mund të presim një kor ekspertësh të thonë se “Socializmi real nuk është provuar kurrë”. Dallimi është se profesor Ulf këmbëngul se nuk ka një socializëm të vetëm, por shumë socializma.

Dhe se ata që kanë vrarë dhe zhytur në mjerim miliona njerëz, nuk janë ata që ai ka në mendje. Ajo që ai dëshiron të provojë është imponimi i “demokracisë” mbi bizneset, që do të thotë zhdukje efektive e të drejtave të pronës. Ai beson se është e padrejtë që fitimi t’i takojnë mbajtësve të kapitalit, a thua se punëtorët nuk kanë mundësinë e shkëmbimit me kapital të një pjese të pagave të tyre, një zgjedhje që e bëjnë shumë prej tyre, duke u pasuruar më vonë.

Ulf këmbëngul se ekonomitë kapitaliste janë “të paqëndrueshme”, pasi ato përjetojnë periudha të herëpashershme të recesionit, sikur të mos kishte shembuj të fenomeneve ciklike që mund të gjenden në të gjithë spektrin e aktiviteteve shoqërore njerëzore.

LEXO EDHE:  Zemërohet Trump, i mbyll telefonin kryeministrit australian

LEXO EDHE:  Twitter i bllokoi llogarinë Trump/ Enri Ceno: Presidenti i Iranit dhe zëdhënësi terrorist kërcënojnë lirisht

Mua më irriton veçanërisht deklarata e tij se “kjo rënie e çmendur që po jetojmë tani” ilustron brishtësinë e kapitalizmit. Ne patëm një epidemi mbarëbotërore që imponoi kufizime të papara mbi ekonominë amerikane, dhe për pasojë përjetuam -dhe kjo është e mahnitshme -rënie vetëm në 2 tremujorë,para se të rifillonim rritjen ekonomike.

Shumica dërrmuese e amerikanëve, thonë tani se gjendja e tyre financiare është ose e pandryshuar ose më e mirë sesa para epidemisë, gjatë së cilës kompanitë e mëdha u riorganizuan në një periudhë shumë të shkurtër kohe, ndërsa ato farmaceutike nxorën në treg 3 vaksina anti-Covid me një shpejtësi mbresëlënëse.

Do të ishte e vështirë të mendohej për një shembull më të mirë të inovacionit dhe fleksibilitetit të ekonomive kapitaliste. Ekonomia amerikane, nuk ka qenë në recesion që nga tremujori i dytë i vitit të kaluar. A do të ishte e tepërt t’i kërkohej një profesori të ekonomisë të shohë tabelën e PBB-së ?
Profesor Ulf ka shkruar një libër të famshëm për socializmin. Dhe kur i kërkohet një histori suksesi ekonomik, ai tregon Gjermaninë, shtëpinë e Mercedes-Benz dhe Adidasit, një nga vendet më tërësisht kapitaliste që ka ekzistuar ndonjëherë.

“Por gjermanët i kanë universitetet falas”-thotë profesor Ulf. Kjo nuk është dhe aq e vërtetë për çdo rast. Por është një fakt që në Gjermani rreth gjysma e popullsisë vazhdon universitetin, më shumë sesa në Shtetet e Bashkuara.

Ai këmbëngul se të rinjtë amerikanë po shkatërrohen nga borxhi i huasë studentore “që ata kurrë nuk mund të shpresojnë ta shlyejnë ndonjëherë”, kur në fakt borxhi mesatar i studentit është një barrë e barabartë me blerja e një “Toyota Camry”.

Pagesa mesatare mujore e huasë studentore është vetëm 393 dollarë. Profesori Ulf ka të drejtë kur thotë se kemi disa lloje të socializmit. Pra ne kemi llojin e socializmit nën të cilin miliona njerëz u vranë nga uria në ish-Bashkimin Sovjetik, lloji i socializmit nën të cilin miliona vuajtën nga uria dhe u vranë në të ashtuquajturën Republika Popullore e Kinës, llojin e socializmit nën të cilin një numër më i vogël njerëzish u vranë nga uria dhe jo vetëm në Kubë, llojin e socializmit në të cilin njerëzit sot po vriten në Venezuelë. . .

Dhe në skajin tjetër të spektrit, llojin e socializmit që Suedia braktisi në vitet 1970, për një ekonomi të tregut të lirë me një shtet të mirëqenies, që është i madh dhe më i kushtueshëm në krahasim me atë të Shteteve të Bashkuara./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.nationalreview.com/2021/04/socialism-loses-again/

LEXO TE PLOTE

Blog

Si luftohen viruset, dhe pse na kapi të papërgatitur Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Shpërthimet epidemike të SARS (në vitet 2002-2004) dhe MERS (viti 2012), nuk na mësuan shumë. Në të dyja rastet u tha se duheshin identifikuar një seri ilaçesh antivirale për t’i mbajtur në sirtar në rastin e ndonjë pandemie të mëvonshme.

Por, kur ato sëmundje u zhdukën, kërkimet për terapitë antivirale kundër kësaj familje patogjenësh u bllokuan. Kjo është arsyeja se përse, me përjashtim të remdesivir, një trajtim i destinuar fillimisht për hepatitin C dhe Ebolan, që ka efekte mesatarisht pozitive në terapitë anti-Covid, ne kemi shumë pak trajtimet antivirale kundër Covid-19.

U zbuluan me kalimin e kohës

Remdesivir nuk erdhi nga askundi. Ai është rezultat i një pune kërkimore të filluar 7 vjet më parë, si një bashkëpunim mes Instituteve Kombëtare të Shëndetit të SHBA-së dhe Qendrës Antivirale të Zbulimit dhe Zhvillimit të Barnave (AD3C).

Ato morën nën shqyrtim molekulat ekzistuese, për të identifikuar ato që janë të afta ta pengojnë aktivitetin e viruseve të gripit, koronavirusët, alvirusët (transmetohen nga mushkonjat dhe shkaktojnë shumë encefalit) dhe flaviviruset (si patogjenët që shkaktojnë Ethe Dengue dhe Zika-n).
Siç raportohet në një artikull të botuar në “Nature”, në vitin 2017 grupi i studiuesve provoi efektivitetin e remdesivir kundër koronavirusëve në modelet e kafshëve. Në atë kohë, provat e ilaçit kundër virusit Ebola, treguan se ishte i sigurt për njerëzit.

Kështu, që në fillimin të pandemisë së Covid-19, Remdesivir ishte gati për testet mbi pacientët me infeksionin e ri. Ky ilaç e përshpejton shërimin tek pacientët e shtruar në spital me forma të rënda të Covid-19, por për fat të keq ai është i kushtueshëm dhe nuk është i kollajshëm për t’u administruar.
Pra nuk është ilaçi që po kërkonim. I njëjti grup shkencëtarësh ka prodhuar një ilaç tjetër antiviral që është afër miratimit nga entet përkatëse- molnupiravir –që merret nga goja dhe sintetizohet më lehtë, dhe që duket se e shkurton kohën gjatë së cilës pacientët simptomatikë me Covid-19 rezultojnë të jenë infektivë për të tjerët.

Këto barna funksionojnë si blloqe ndërtimi gjenetike të rreme, që dëmtojnë aftësinë e viruseve për ta kopjuar saktë gjenomën e tyre. Në vend se të fusë bazat e sakta të ARN-së në procesin e replikimit, virusi – përmes një enzime, polimerazës- fut derivate të këtyre barnave duke i “bllokuar” ato.

Shkopinj nën rrota

Viruset nuk janë vërtet në majë kur është fjala për zbulimin e gabimeve gjenetike. Ndaj këto lloj ilaçesh, nukleozidet analoge, funksionojnë shpesh kundër disa viruseve në të njëjtën familje. Një avantazh i domosdoshëm kur është fjala për koronavirusin. Siç e dimë, SARS-CoV-2, është vetëm një nga shumë koronavirusët potencialisht të rrezikshëm për njerëzit, që presin të kalojnë nga një specie në tjetrën. Kërkimet për antiviralë specifik, të aftë të bllokojnë një virus të vetëm, që ishte edhe qasja e përdorur kundër HIV apo hepatitit, nuk janë veçanërisht të përshtatshme për familjen e gjerë të virusit Covid-19, dhe nuk është e mundur që ato të ndërmerren me shpejtësi gjatë një pandemie.

Aktiviteti i kufizuar i antiviralëve varet pjesërisht nga vetë natyra e viruseve, të cilët kanë një gjenom kompakt, një shkallë të lartë të shumimit, që pësojnë shumë shpejt mutacione dhe mbi të gjitha që nuk kanë anatomi qelizore (nuk është rastësi që përdorin qelizat pritëse për t’u shumuar).
Patogjenë të tjerë, si kërpudhat, bakteret dhe parazitët, janë më të lehtë për t’u shënjestruar. Pasi tiparet e tyre qelizore ofrojnë shumë objektiva të ndryshëm të mundshëm. Gjithsesi, synimi i drejtpërdrejtë i viruseve nuk është strategjia e vetme e mundshme. Tjetra është që të përpiqemi të ndërhyjmë në mekanizmat e qelizave njerëzore që interceptojnë viruset për synimet e tyre të mbrapshta.

LEXO EDHE:  Vendimi për negociatat/ SHBA: Jemi në çdo hap të rrugës me Shqipërinë

LEXO EDHE:  Po frenohet më në fund Donald Trump?

Një mënyrë alternative

Kjo qasje shfrytëzohet nga disa klasa barnash antivirale që e bllokojnë aktivitetin e një enzime, e cila rregullon prodhimin e lipideve, të cilat nga ana e tyre shfrytëzohen nga shumë viruse për të hyrë në qelizat pritëse. Frenimi i kësaj enzime,e parandalon virusin të përdorë qelizat tona si fabrika për grimcat e reja të virusit.

Barna të tjera antivirale merren me proteinat njerëzore që i duhen virusit për të bërë kopje të kodit të tij gjenetik apo për të prodhuar proteina. Të tjerat i pengojnë viruset nga dëmtimi i membranës lipidike që rrethon dhe mbart grimcat e reja virale, dhe që rrjedhin nga membrana e qelizës pritëse.
Kjo lloj strategjie ka të paktën dy përparësi. E para është se membrana lipidike që kapsulon viruset është një nga emëruesit e paktë të një grupi të madh patogjenësh, ku përfshihen flaviviruset, alfa viruset, koronaviruset, filoviruset, retroviruset.

Një ilaç që arrin ta godasë këtë shenjestër, ka tiparet e duhura për të shërbyer si një mjet për t’u pasur gati për pandemitë e radhës. Avantazhi i dytë është se viruset janë më pak të afta të zhvillojnë rezistencë ndaj barnave antivirale të drejtuara nga bartësit. Një ilaç i drejtuar kundër një proteine specifike virale, mund të anashkalohet përmes një serie mutacionesh. Por këtu ne po flasim për mekanizmat thelbësorë qelizorë që i duhen virusit për të funksionuar.

Në skenarët më të mirë, ne mund të kemi një antiviral që shërben si një frenues i të gjithë koronavirusëve. Por do të ishte gjithashtu fantastike po të ishim në gjendje të zhvillonim “vetëm” një antiviral që synon një nëngrup koronavirusësh, si betakoronavirusët (ata që ishin në origjinë të Covid-19, SARS dhe MERS). Ndaj,një kuti me ilaçe e projektuar për të trajtuar pandemitë e ardhshme, duhet të ketë antiviralë që të paktën tashmë janë testuar tek kafshët dhe njerëzit vullnetarë të shëndetshëm.
Kështu, në rast urgjence mbetet të kuptohet se cili duhet të jetë dozimi më e mirë për pacientët e prekur nga infeksioni. Qëllimi do të ishte zhvillimi i këtyre trajtimeve në pritje të vaksinave dhe terapive me antitrupa, për të shpëtuar jetë dhe për të fituar kohë për kërkimet shkencore.

Gati për pandemitë e ardhshme?

Ky është qëllimi i disa bashkëpunimeve ndërkombëtare si Aleanca COVID R&D, e krijuar fillimisht për të luftuar SARS-CoV-2, dhe që tani synon të zbulojë antiviralë me spektër të gjerë kundër infeksioneve të koronavirusit dhe viruseve të gripit.
Ideja është që të fillohet të punohet me25 ilaçe kandidate, për t’i përdorur më pas ato barna tek njerëzit, dhe ndërkohë të ndërtohet një infrastrukturë e nevojshme për t’i provuar ato tek pacientët në rastin e pandemisë së ardhshme. Pra për të qenë gati./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.focus.it/scienza/salute/virus-farmaci-antivirali-ricerca-covid

LEXO TE PLOTE