LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti publikon mesazhin/ Tregon "panoramën" e vërtetë në shkolla

13 Nëntor 2020, 13:57, Politikë CNA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka denoncuar situatën Covid në shkollat e vendit dhe është shprehur se mësuesit, nxënësit e prindërit janë braktisur nga shteti.

Në një status në facebook ish-deputeti ka shkruar që shkollat vijojnë të jenë në pushtetin e pandemisë me mësues të infektuar, ambiente të padezinfektuara dhe mungesë të mjeteve anti-Covid.

Boçi ka publikuar një mesazh nga një mësuese në Elbasan e cila  shkruan që ndihen të rrezikuar pasi nuk kryhen dezinfektimet dhe nuk u bëhen tampone edhe pasi arsimtarë kanë rezultuar me Covid.

“Shkollat vazhdojnë të jenë nën pushtetin e pandemisë.
Mësuesë të infektuar, ambjente të padezinfektuara, mosgjurmim rastesh, neglizhim testimesh për mësuesit, turne pa fund, kaos mësimor, mungesë e mjeteve elementare anti-covid.
Kjo është panorama e vërtetë e shkollave sot, përtej lustrimeve mashtruese.
Mësues, nxënës e prindër të braktisur në ditët më të vështira nga shteti i tyre!”, shkruan Boci./CNA.al

Lajmet e fundit nga