Vetingu
“Refuzoi” gjyqtarët problematikë/ E pastreha nga KLD në Apelin e Shkodrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimet-Vetting për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit, Shkodër, Valbona Vata, në Mars të vitit 2019.
Ende nuk ka një datë për seancën dëgjimore për gjyqtaren Vata, e cila rezulton të jetë dhe një pjesë e rëndësishme e Shkollës së Magjistraturës, si eksperte në shumë drejtime dhe si pedagoge.
Njëherësh gjyqtarja ka punuar si pedagoge edhe në një universitet privat, ndërsa pesë vite ka punuar si kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vata zëvendësoi përkohësisht Kreshnik Spahiu pas dorëheqjes së këtij të fundit.
Gjatë kohës që ka punuar në KLD, Vata raportohet të ketë injoruar një informacion të dërguar nga kryetari i Gjykatës së Durrësit, Ervin Metalla, për gjyqtarët problematikë. Bëhet fjalë për vitin 2009, kur dy shkresa të Metallës nuk morën përgjigje.
Në lidhje me pasurinë, gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, përveçse të ardhurave nga paga, nga Shkolla e Magjistraturës, nga një universitet privat disponon edhe dy banesa. Një të kartën e një shtëpie banimi me sipërfaqe 78 m2 dhe një tjetër të blerë në vitin 2010 me sipërfaqe 71. 93 m2, vlerë me 6 300 000 lekë.
Për të shlyer këtë pronë ajo ka marrë kredi si e pastrehë në vlerën 5 000 000 lekë.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Valbona Vata.
Viti 2003
Shtëpi banimi me sip 78 m2.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 0, 684 lekë.
Viti 2004
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 775 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 775 000 lekë.
Viti 2006
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 974 520 lekë.
Viti 2007
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare dhe kryeinspektore ne KLD, 1 039 520 lekë.
Kredi 300 000 lekë. Pa shlyer 170 052 84 leekë.
Viti 2008
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryeinspektore ne KLD, 1 478 333 lekë.
Kredi 300 000 lekë. Shlyer.
Viti 2009
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryeinspektore ne KLD, 1 605 899 lekë.
Viti 2010
Autoveturë, Volsvagen 300 000 lekë.
Porositur ap me sip 71 93 m2, vlerë me 6 300 000 lekë. Paguar 1 300 000 lekë. Pjesa tjetër 5 000 000 lekë do të paguhen në vitin 2011 me anë të kredisë si e pastrehë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryeinspektore ne KLD, 1 625 101 lekë.
Viti 2011
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryeinspektore ne KLD, 1 519 331 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagoge, 85 950 lekë.
Viti 2012
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryeinspektore ne KLD, 1 492 192 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagoge, 266 850 lekë.
Të ardhura si eksperte nga Shkolla e Magjistraturës, 36 000 lekë.
Kredi 5 000 000 lekë si e pastrehë. Pa shlyer 4 642 966 5 lekë.
Viti 2013
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si kryeinspektore ne KLD, 143 850 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare e Apelit në Shkodër, 1 117 824 lekë.
Të ardhura nga paga si pedagoge, 175 000 lekë.
Të ardhura si eksperte nga Shkolla e Magjistraturës, 187 200 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja si eksperte në USAID, 43 740 91 lekë.
Kredi 5 000 000 lekë si e pastrehë. Pa shlyer 4 197 864 79 lekë.
Viti 2014
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare e Apelit në Shkodër, 1 245 072 lekë.
Të ardhura si eksperte nga Shkolla e Magjistraturës, 36 000 lekë dhe 82 800 lekë.
Të ardhura si eksperte e Unionit të Gjyqtarëve, 251 000 lekë.
Kredi 5 000 000 lekë si e pastrehë. Pa shlyer 4 224 237 00 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare e Apelit në Shkodër, 1 173 000 lekë.
Të ardhura si eksperte nga Shkolla e Magjistraturës, 46 550 lekë.
Të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 1 229 lekë.
Të ardhiura si anëtare e komisionit të hartimit të tezave në Shkollën e Magjistraturës, 18 275 lekë.
Kredi 5 000 000 lekë si e pastrehë. Pa shlyer 3 944 299 00 lekë.
Viti 2016
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare e Apelit në Shkodër, 1 293 315 lekë.
Të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 42 285 lekë.
Kredi 5 000 000 lekë si e pastrehë. Pa shlyer 3 599 422 lekë.
Viti 2017
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare e Apelit në Shkodër, 1 258 233 lekë.
Të ardhura si pedagoge e jashtme dhe eksperte në Shkollën e Magjistraturës, 142 799 lekë.
Kursime, 129 505 68 lekë.
Kredi 5 000 000 lekë si e pastrehë. Pa shlyer 3 164 242 lekë.
Pasuria e bashkëshortit.
Tokë, arë me sip 1 000 m2 me vlerë 2 000 000 lekë.
Autoveturë Damler Benz, 800 000 lekë.
Autoveturë Daimler Chrysler, 1 700 euro.
Gjendje kesh, 1 500 000 lekë.
Llogari rrjedhëse 442 809 20 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat, 98 692 lekë.
Viti 2018
Llogari rrjedhëse me vlerë, 119 796 60 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare e Apelit në Shkodër, 1 324 830 lekë.
Të ardhura si pedagoge e jashtme dhe eksperte, 116 446 lekë.
Kredi 5 000 000 lekë si e pastrehë. Pa shlyer 2 848 675 lekë.
Gjendje kesh e bashkëshortit 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit 4 602 580 lekë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pushoi hetimet për kryebashkiakun e Ramës/ Pasuria e gjyqtares që bën tre punë njëherësh
Në shortin e datës 12 Nëntor 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përzgjodhi për nisjen e procedurave të rivlerësimit , gjyqtaren e Shkallës së Parë...

“KPK mbylli sytë për gjyqtaren e Apelit”/ Kritikat e gjyqtarit në prag Vettingu
Gjyqtari i Gjirokastrës Pëllumb Vehbi, njihet si gjyqtari i administratorit të UET-së, pjesë e dosjes “Mezhgorani”, ku ishte i përfshirë edhe pronari i UET, Henri...