Connect with Us

Rama ironizon opozitën/ Ndërmarrje e degraduar me ortakëri të dalë boje, Meta bën sekserin

Politikë

Rama ironizon opozitën/ Ndërmarrje e degraduar me ortakëri të dalë boje, Meta bën sekserin

Publikuar

-

“Rindërtimi pas tërmetit, dështim katastrofik”/ PD: FMN solli zërin e qytetarëve dhe të opozitës

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën joparlamentare gjatë një takimi në Mbrostar të Fierit.

Rama tha se opozita e Lulzim Bashës po kërkon të kthehet në Parlament me një përpjekje për të paraqitur si dhëndër kryetarin e PD-së dhe për t’i ftuar shqiptarët në krushqi të re me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Kreu i qeverisë e cilësoi opozitën si një ndërmarrje të degraduar me një ortakëri të dalë boje, ku pretendon se Presidenti Meta bën sekserin dhe Kryemadhi bën menaxheren e ndërmarrjes.

Duan të rikthehen, por si duan, jo vetëm s’kanë reflektuar për arsyet pse u larguan, por janë po ata. Janë po ata. Situata është edhe më tragjikomike për votuesit e tyre. Sepse sot rikthimi bëhet me një përpjekje për të paraqitur një dhëndër, Lulin, dhe për t’i ftuar shqiptarët në një krushqi të re që në momentin që ta hanë t’u dalë Iliri me Monikën. Po dale njëherë, sepse pjesa vijon me ne, dhe ju e dini si e ka pjesa.

E keni parë mirë në Fier, dhe për më tepër nëse deri dje sidoqoftë kishte një lloj hallai, dhe sidoqoftë s’ka asnjë mundësi. Sot është një ndërmarrje e degraduar me një ortakëri të dalë boje, me një që do bëjë Presidentin dhe bën sekserin, dhe një tjetër që do të jetë zonja e parë dhe bën menaxheren e ndërmarrjes. Dhe gjithë ajo që përfaqëson në Kushtetutë në të drejtë dhe në zakon institucioni i Presidentit, është kthyer në komedi të madhe. Për të qarë e për të qeshur.

Ata që pyesin po mirë pse duhet një mandat i tretë? Për ça duhet një mandat i tretë i PS? S’ka nevojë ta ngrejmë pyetjen, nëse duam vërtet përgjigje. Unë mund të jap argumenta. Përgjigjia është tek çdo krahasim mes 7 viteve më parë dhe sot, në çdo fushë. Sot krahasuar me 7 vite më parë, kushdo të shikojë e shikon, kushdo të kuptojë e kupton. Ta shohin qartë, është një ndryshim i papërfunduar. Janë të gjitha në mes. Shqipëria që ne duam nuk është kjo që kemi. Bie dakord me ata që për arsye mllefi apo për interesa, por për ata që e duan Shqipërinë dhe hasin në shumë halle e pengesa. Sot jemi në kushtet kur do bëjmë një zgjedhje konkrete. Nëse Shqipëria që duam nuk është kjo që kemi, por s’krahasohet me atë që kishim. Dhe kjo është vetëm falë PS”, u shpreh Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çlirimi nga tentakulat e interesave/ Rama bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është shprehur se një nga qëllimet në mandatit të tretë është përjashtimi i punësimeve në shtet jashtë kritereve.

Rama thekson se në këtë mandat motivi i PS është çlirimi i institucioneve nga tentakulat e interesave që ngrihen në emër të partisë.

Platforma e Bashkëqeverisjes të ngrihet në nivel të ri, Të marrë vulë ligjore, detyruese për qeverinë dhe institucionet të cilat çdo qytetar që nuk merr përgjigje në kohë e cilësi, të ketë forcën të kërkojë përgjegjësi ligjore të drejtpërdrejtë. Një shumicë që nuk i përgjigjet me kohë e cilësi çdo qytetari, nuk e çon dot këtë vend në atë nivel ku Shqipëria kërkon të jetë, mund të jetë, dhe do të jetë.

Ta ndajmë mendjen, po e dëshirojmë Shqipërinë në majën ku shqiptarët na zgjodhën për herë të tretë, ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë kritereve të konkurrencës e meritës. Ju takon të gjithëve këtu. Unë s’kam asnjë motiv më të madh, për të dhënë edhe më shumë se sa ky, i çlirimit të ministrive, institucioneve, agjencive, departamenteve, bordeve, nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë e elektoratit, por gërryejnë shtetin dhe pengojnë vetë misionin e PS.

Faleminderit për duartrokitjet por më shumë dua të bindem gjatë rrugës se kjo për ju është vijë ndarëse, mes  të qenit socialist apo tradhtar i PS. Hapa që keni hedhur me rekrutimet e mësuesve, policëve, shërbimin civil janë domethënëse shumë krahasur nga sa e nisëm. Por pamjaftueshëm nga maja. Do të shtyjmë shumë më fort, përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e mëtejshëm të sektorit publik nga parazitë, arrogantë injorantë me interesa politike, të falura në emër të PS gjithmonë‘’, është shprehur Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do rregullojmë marrëdhëniet me rivalët”/ Rama ‘shpalos’ synimet e mandatit të tretë

Publikuar

-

Nga

“Do rregullojmë marrëdhëniet me rivalët”/ Rama ‘shpalos’ synimet e mandatit të tretë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar prioritetet për mandatin e tretë.

Në fjalimin e tij në Kongresin e PS, Rama tha se në këtë mandate synojnë një kapërcim historik dhe se do shënojë një hapje të re ndaj njerëzve të këtij vendi.

Rama ndër të tjera tha dhe se do të rregullojnë marrëdhëniet me rivalët e tyre politik, demokratët, ndërsa njerëzit do përfshihen në vendimarrje të rëndësishme politike.

“Kemi gjëra për të thënë për mandatin e tretë. Pak muaj para nisjes së Parlamentit të ri, nuk do cek specifika, por do prek çështje madhore të cilat nga goja ime do i dëgjoni shpesh në vijim.

Fitorja jone në raport me rivalet tanë është një fitore që i përket historisë së PS. Ne sot e në vijim, na përket detyrimi i jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve të këtij vendi, që mandatin e tretë të sigurojmë një kapërcim historik.

Kjo fitore historike ka sjellë për në, reforma e punë konkrete. Duke filluar nga komunikimi politik, marrëdhëniet me rivalët politik, por duke mos e harruar për asnjë çast marrëdhënien me publikun.

Mandati i tretë dua të shënojë një hapje të re ndaj njerëzve të këtij vendi, duke i përfshire ata në vendimarrjet më të rëndësishme.

Dua që populli të mos dëgjohet njëherë në 4 vjet përmes votës, por çdo vit”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Rama: Kjo është një sfidë për ne

Publikuar

-

Nga

Në 30 vjetorin e themelimit të PS, Gramoz Ruçi deklaroi se do të tëhriqet nga politika. Ai nuk do të mbajë më mandatin e deputetit apo poste në PS.

Pas kësaj deklarate, kryeministri Edi Rama e falenderoi për kontributin e tij në PS duke treguar se Ruçi do të mbetet këshilltari i tij strategjik.

Do kishim humbur për fajin tim disa prej ndeshjeve që kishim bërë në planin strategjik. Ai do të mbetet këshilltari im deri në fund. Askush nuk është i pazëvendësueshëm e di, por e di që jo gjithkush është është lehtësisht i zëvendësueshëm.

Të mësojmë të gjithë nga ky veprimi i tij, të dish të dalësh nga politika është art më vete, do Zoti ka kem dhe unë këtë art. Janë shumë vitet e punës që kemi ndarë mes nesh, që nga dita e zgjedhjes sime, nuk ka pasur një moment të vështirë që nuk e kam pleqëruar me ty dhe të jam mirënjohës“, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE