Connect with Us

Rama arrin marrëveshje me naftëtarët/ Do marrin 40 mijë lekë për 12 muaj e ardhshme

Sociale

Rama arrin marrëveshje me naftëtarët/ Do marrin 40 mijë lekë për 12 muaj e ardhshme

Publikuar

-

Rama dy orë takim me naftëtarët/ Do i ofrojmë mbështetje financiare, po shikojmë për investitor

Kryeministri Edi Rama ka arritur pak minuta më parë një marëveshje me naftëtarët, të cilët qëndruan disa javë në grevë urie.

Lajmin e ka konfirmuar kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, i cili në një dalje për mediat tha se u arrit një dakordësi.

Ai tregoi se naftëtarët do të përfitojnë nga 400 mijë lekë të vjetra çdo muaj, ndërkohë që në 2 muajt e parë do të merren nga 2 paga, ndërsa do t’i paguhen edhe sigurimet shoqërore.

“Pas takimit të dytë të bërë me Ramën, u parashtruan problematikat e mbartura ndër vite, nuk arrit një marrëveshje për të. Kaluam te pika e dytë për një mbështetje financiare, kemi arritur dakordësinë që të jepen 40 mijë lekë në muaj për 12 muaj dhe të paguhen sigurimet shoqërore të pagave që do të marrim. Jemi të kënaqur me zgjidhjen e dytë. Ne kërkuam një kompromis që duke parë hallet tona, kërkuam që të merren paga 2 e nga dy, pra 4 paga që do na jepen 2 këtë muaj dhe dy muajt e tjerë. 870 naftëtarë do të përfitojnë”, u shpreh Dautaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Asnjë i shtruar në 24-orët e fundit”/ Tritan Kalo: Dalja prej tunelit po afrohet shpejt

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë shtrim në spital me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalo shprehet se nuk është momenti për të hapur shampanjat por duhet ruajtur ende vigjilenca.

Mjeku shprehet besimplotë se fundi i tunelit të pandemisë po afrohet më shpejtë.

Kohë kovidiane…. 10.05.2021…. Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT….Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të Pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit, vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët…. NËSE për arsye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, SHOQËRISHT dhe PROFESIONALISHT JU LUTEM të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të Mantelbardhit….Miq, kolegë e bashkëkombas, NUKU është ende momenti për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur FITORE!!!…
Kemi ende udhë për të bërë në tynelin e Pandemisë, POR dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra….

Ju duam, ju respektojmë dhe për asnjë dekikë nuku do ju mungojë Puna, Përkushtimi, Përkujdesja e Profesionalizmi ynë në betejën tuaj për t’u përballur me armikun e padukshëm….Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19….Javë sa më të mbarë….Together forever!!!”, shkruan Kalo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të ndikohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash në zonat malore.

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 30°C.

LEXO EDHE:  Rama si zombi/ Basha tmerron banorët e Koplikut

LEXO EDHE:  Nga Sali BERISHA/ Rama xhahil ne ekonomi!

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira / Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Publikuar

-

Nga

Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për javën që presim përpara!

Dy ditët e para të javës (Hënë dhe e Martë) parashikohet që moti të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore-malore.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot të paqëndrueshëm, kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore këto reshje hera-herës në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Ditën e Enjte deri në orët e mesditës parashikohet mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh me vranësirat më të theksuara në zonën e veriut dhe qendrës. Në këto zona deri në orët e mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e në veriperëndim deri mesatar në formë shtrëngatash.

LEXO EDHE:  Në 3 foto fati i Ramës si ai i diktatorit Noriega?!

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 4 tetor 2020

Java mbyllet me ditën e Premte e cila parashikohet me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bën zona e veriperëndimit e cila deri në orët e mesditës parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme dhe të dobta. Më pas mot i kthjellët./CNA.al

LEXO TE PLOTE