Connect with Us

Petrit Vasili rikthehet pas betejës me Covid/ Nuk i lë gjë pa thënë Ramës

Politikë

Petrit Vasili rikthehet pas betejës me Covid/ Nuk i lë gjë pa thënë Ramës

Publikuar

-

Kritikoi Bashën për mitingun në kohë pandemie/ Vasili nuk ia përton Ramës: Ky pis na flet për ligje

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i është rikthyer çështjeve politike pas betejës me Covid.

Disa ditë më parë CNA.al raportoi se Vasili ishte ifektuar me Covid dhe po kurohej në një spital privat. Mesa duket Vasili ka fituar betejën me Covid dhe tashmë i është rikthyer punës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili vijon me akuzat ndaj kryeministrit të cilin e quan landfill psiqik perversitetesh.

Sipas Vasilit, fati i Ramës është pa kthim, ndërsa paralajmëron se po i vjen fundi.

“KM ose Landfilli psiqik perballe profesionisteve!
Neveritshem i dale nga shinat e mendjes,fëlliqshem ha jetet e njerezve!
Neveritshem KM eshte leshuar neper ekrane dhe me jarge dhe spërkla histerie mëton te mbyse kedo nuk thote ate qe i do qejfi atij.
Me te neveritshem individ shqiptaret nuk kane pare.
Nje individ i paafte, i pa bosht dhe i pa mendim, qe mbledh copa fjalesh, cerek frazash dhe pasi i qep me perin e cmendur te trurit te shkaterruar, kete zhele psikotike e hedh neper ekrane, banaqe mediash dhe portale si shperthim ujrash te zeza.
Mbi mjeke e profesioniste bien zhelet e llumit te injorances se ketij sharlatani, qe ngrehoset si gjeli mbaje plehut dhe u krenohet te veteve e u thote: ” jua rregulloj une qejfin atyre”.
Kush eshte ky e kush jane ata?
Ata jane profesioniste qe kane derdhur jeten energjite e mendjes dhe te trupit nje kauze qe ja kane dedikuar jeten e tyre dhe ne fund kane fituar nje titull te madh: Profesionist.
Ndersa ky eshte nje landfill psiqik perversitetesh, nje gjysmak qe s’ndrin ne asgje, pa asnje strukture mendimi, qe urren shkencen dhe shkencetaret, nje inkuizitor i peshtire i cdo mendimi qe buron nga dija.
Thjesht kemi perballe nje njeri qe shendeti dhe vdekjet nga Pandemia nuk i thone asgje, vetem karrigia ere urine e tij, qe do ta mbaje me cdo kusht ky eshte qellimi i vetem.
Fati i ketij sharlatani eshte pa kthim dhe asnje gulcime histerie nuk ndryshon gje, thjesht i shkaterron mushkerite e pakta qe i kane mbetur.
Por demaskimi i ketij mostre duhet kthyer ne mision, qe askurre më dhe askush te mos guxoje te neperkembe profesionistet, qytetaret, gazetaret a kedo qe gezon lirine per te shprehur ate qe mendon pa i marre leje kujt.
Landfill psiqik te erdhi fundi….!”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Publikuar

-

Nga

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Zv.kryeministri Erion Braçe thotë se çdo votë që ka sjellë fitoren e Partisë Socialiste është e pastër dhe e pacënueshme, dhe kurrë e blerë.

Ai thekson me anë të një statusi në rrjetet sociale se nuk ka pasur kërcënime, shantazh, dhunë apo presion ndërsa shton se kurrë nuk i ka trajtuar njerëzit si plaçkë që mund të blihen me zarfe.

“17. 611 vota për PSSH! 54.57% te votës popullore! 19.23% te votave  te Partise Socialiste ne  qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS ne Divjake, Terbuf, Grabian, Gradishte, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonje!

Cdo vote, cdo vote deri tek vota e 17. 611-te, e paster, e pacenueshme! vote mundi e djerse, vote prej punes, vetem prej punes! kurre e blere!

LEXO EDHE:  ‘Boom’ rastesh me Covid/ Mbi 1000 të infektuar në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

LEXO EDHE:  Meta nuk i ndahet Dvoranit/ Provokoi që të shkelja hapur Kushtetutën

Kurre e marre me kercenim, shantazh, presion, dhune! Kurre e kushtezuar! Zero! Asnje e tille! perkundrazi,  vote e sfiduar nga nje sistem kriminal prej te pasurish nga evazioni, tenderat, kontratat mizerabel, krimi sic nga ballshi ne terbuf e grabian, nga Malesia e Kukesi ne Mize e Zharnec, nga Lushnja ne Remas e Bedat,

Nga Divjaka me zarfa ne lagjet e saj! Kurre ne jeten time nuk i trajtova njerezit si placke! Kurre ne jeten time nuk i vura njeriut cmim! Ndaj i shoh ne sy te gjithe; mbeshtetes, votues, kundershtues!”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Publikuar

-

Nga

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati ka folur mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se ditën e nesërme në Kuvend do  të vendoset nëse do të miratohet apo jo raporti i komisionit të ligjeve.

Ajo tha se pas votimit të raportit do të ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë për shkeljet e bëra.

Më tej, ajo shton se presidenti ka të drejtë të kërkojë që të dëgjohet dhe komisioni cakton orën dhe datën dhe i jep kohën e mjaftueshme për tu sqaruar.

“Disa nga arsyet e parashtruara në kërkesën bërë nga kolegët deputetë janë shkeljen e parimit të unitetit kombëtare. Duke mbështetur opozitën dhe denigruar mazhorancën, nxitje e urrejtjes. Në fazën e dytë kalon nesër, do të votohet nëse do ta miratojnë apo jo raportin e komisionit të ligjeve. Duhet të jenë 90 vota dhe unë mendoj se ata vota do të jenë. Ka premisa që kjo kërkesë të arrihet. Nesër do të vendoset për raportin dhe do të ngrihet komisioni hetimor që do të hetojë shkeljet. Presidenti thirret për tu dëgjuar mbi këta akuza.

Në fakt rregullorja që nëse ai dëshiron mund të dëgjohet në komision do ti japë kohën për tu sqaruar. Kjo çështje vendoset nga komisioni i ligjeve.”, deklaroi Ferhati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kadilli: Basha përgjegjësi i vetëm për humbjen e PD, erdhi si trashëgimtar i Berishës, por është projekt i shteruar

Publikuar

-

Nga

I ftuar në Euronews Albania, Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, tha se përpara humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka qenë asnjëherë në projektet e tij që të synonte kreun e partisë, por vendimi i tij për të shpallur kandidaturën për kryetar të PD erdhi për faktin se sipas tij situata kërkon një reagim të menjëhershëm.

Z. Kadilli bëri përgjegjës të vetëm për humbjen e PD në zgjedhje, kreun e partisë Lulzim basha i cili sipas tij është një projekt i shteruar, edhe pse është një nga investimet më të mëdha që ka bërë PD prej 16 vjetësh, duke e besuar si trashëgimtari i Berishës.

“U rikonfirmua pas një dështimi të turpshëm për faj të tij në 2017. Për këtë arsye kam kërkuar i pari largimin e Bashës nga PD, pasi ai nuk mund të jetë njeriu që do të na çojë në fitore. Kam kandiduar si një projekt i ri për të zëvendësuar një projekt të dështuar. Është qëllimi për t’u dhënë demokratëve një projekt  të ri për fitore që mund të realizohet vetëm me një lidership të ri dhe një ekip të ri”, tha z. Kadilli./euronews

LEXO EDHE:  Rikthim pas në kohë/ Leksioni i Sokol Olldashit shtatë vite më parë dhe premtimet e pambajtura të Ramës

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë/ Qytetarët i bëjnë “gjëmën” Ramës

LEXO TE PLOTE