Connect with Us

Kandidatit të kualifikuar i zhdukin dosjen e masterit në konkurrim

Denoncim

Kandidatit të kualifikuar i zhdukin dosjen e masterit në konkurrim

Publikuar

-

Emisioni “Stop” u ndal këtë të premte në Prizren, pasi i riu 27-vjeçar, Shkumbin Miftari ka mbaruar Universitetin e Arteve në Tiranë bashkë me masterin për Fizarmonikë dhe po has vështirësi në punësim.

Arsyeja, për të cilën ai i është drejtuar emisionit “Stop”, është, se Shkumbini është i vetmi në Republikën e Kosovës me master si mësues fizarmonike, por ka 4 vjet, që është pa punë.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë Komunale të Arsimit, Inspektoratit të Punës dhe Komunës Prizren. Të gjithë zyrtarët e këtyre institucioneve u shmangën nga përgjegjësia, duke u bërë palë me tre procedurat e konkurrimit për një vend pune si mësues fizarmonike.

Juristja DKA, PrizrenËshtë dy mijë euro më vete për këtë, se e kam zyrën e zënë, kështu që po folim këtu.

Shkumbin MiftariNë mungesë të…në mungesë tëë…

Juristja DKA, Prizrenkuadrit.

Shkumbin MiftariPo, kuadrit të kualifikuar me master, është anuluar dhe në fund të konkursit, prapë po shkon, që po e marrin, ato të pa kualifikuar.

Juristja DKA, Prizren: Për vitin e kaluar, se çfarë ka ndodhur nuk e di, se nuk kam qenë.

Shkumbin MiftariPo!

Juristja DKA, PrizrenEdhe s’mund me të dhënë përgjigje.

Shkumbin MiftariInspektorati i punës ë?

Inspektorati i Punës: Po!

Shkumbin MiftariKam një problem me shkollën, me një konkurs me DKA-në

Inspektorati i Punës: Po, ta pres shkurt unë, deri tash kemi pas kompetenca në krahasim me shëndetësinë, prej këtij muaji, prej datës 16, na janë heq arsimi dhe shëndetësia.

Shkumbin Miftari: Nejse, unë vetëm këtë desha me dit, komuna me DKA-në s’paska. Unë të vazhdoj diku tjetër?

Komuna Prizren: Domethënë atje i drejtohesh edhe për këto konkurse, që në fund të konkursit. Kam ngelur i pakënaqur.

Shkumbin Miftari: Po, ankesë!

Komuna Prizren: Që jam i pakënaqur

Shkumbin Miftari: Po, po, faleminderit shumë!

Ndërsa drejtoresha e DKA Prizren, nxorri pretendimin, se Shkumbin Miftari në konkursin e tretë, nuk e kishte të noterizuar diplomën e masterit, procedurë, që ai e ka bërë që në vitin 2018. Kur e përballim me këtë fakt, drejtoresha dhe juristja thonë, se në dosjen e Shkumbinit, ky dokument nuk ekziston.

Drejtoresha DKA, Prizren: Nuk e shoh të arsyeshme, shumë sinqerisht po ju them, me shumë kortezi dhe mirësjellje. Ne kemi shtetin tonë, unë nuk e mohoj, unë gëzohem, që kemi mbërrit deri në këtë shkallë, me të vërtetë me Shqipërinë edhe tash bëhet një çështje ndërkombëtare, pavarësisht, çfarë është interesi juaj… Të lutem të jemi… shumëë pa doreza!

Gazetari: Jo, pa doreza ideja, është një problem, që ne e ndjekim, e kemi shtrirë emisionin, s’është i pari ky, jemi marrë dhe me disa problematika të tjera.

Drejtoresha DKA, Prizren: Okej, më vjen mirë, që komunikimi prej nivelit kulturor ka kaluar dhe në nivele të tjera. Gëzohem!

Gazetari: Dhe kjo është pozitive, besoj!

Drejtoresha DKA, Prizren: Po!

Gazetari: Sa flasim një gjuhë, sa kuptohemi, sa jemi të gjithë shqiptarë, pse jo, domethënë kufiri është sa për… institucional.

Drejtoresha DKA, Prizren: Dhe që mbërrin çështja deri këtu, s’ma ka marrë mendja…

Gazetari: Po, ja mbërriti.

Drejtoresha DKA, Prizren: Janë raste individuale edhe prej Qershorit deri tash, i kemi pas shtatë konkurse, kështu që mundeni me marr me mend çfarë rrëmuje. A ka mundësi, me më tregu paraprakisht, çfarë ju ka thënë ky kundër-kandidati?

Gazetari: Ideja është, a ka ndonjë mundësi, për t’i dhënë një zgjidhje rastit? Ta zgjidhim pozitivisht, mos merremi me…

Drejtoresha DKA, Prizren: Nuk kemi mundësi me e zgjidh rastin pozitivisht, se në radhë së pari, kandidati juaj…,rasti, që ka ardhur deri te ju, është puna, që e ka kryer në Universitetin e Tiranës këtë masterin për fizarmonikë. Mirëpo nuk e ka pas të nostrifikuar. (noterizuar)

Gazetari: E ka pas.

Drejtoresha DKA, Prizren: Jo, nuk e ka pas, nuk e ka pas të nostrifikuar dhe është kusht në konkurs, nëse nuk e ke të nostrifikuar, nuk mundesh.

Gazetari: Po e ka…

Drejtoresha DKA, Prizren: Jo, jo, nuk e ka pas. Ja ku i kemi dokumentet të gjitha, nuk e ka pas të nostrifikuar diplomën…Edhe automatikisht skualifikohet..

Gazetari: Aty është. A mund ta shohim? Se ai thotë, që e kam pasur të nostrifikuar..

Drejtoresha DKA, Prizren: Nuk ka pas mundësi, të jetë ashtu.

Gazetari: Ja ta…, sepse unë e di, që nostrifikohet një herë diploma, kur vjen nga një shtet tjetër dhe është ekuivalente.

Drejtoresha DKA, Prizren: Po, është valide, mirëpo pa nostrifikim, është kusht në konkurs.

Drejtoresha DKA, Prizren: Zotëri! Ja, ku e ke dosjen dhe nostrifikim nga ministria jonë, nuk ka.  Master po, nostrifikim jo, edhe pa nostrifikim ne nuk mundemi, domethënë të kualifikojmë, se nuk merret si e kryer.

Gazetari: Ai thotë, që unë e kam dorëzuar…

Drejtoresha DKA, Prizren: Po, ja ku i keni dokumentet!

Gazetari: Shkumbin, si kalove?

Shkumbin MiftariGenci, mirë faleminderit! Si je ti?

Gazetari: Të lutem, ma dërgo pak atë diplomën e nostrifikuar?

Shkumbin MiftariPo, nostrifikimin!

Gazetari: Po!

Shkumbin Miftari: Tash ta skanoj dhe ta dërgoj!

Gazetari: Po, ky është! Ja shihe njëherë.

Juristja DKA, Prizren: Në dosjen e tij nuk ka.

Drejtoresha DKA, Prizren: Në dosjen, që e kemi na, nuk ka ai.

Juristja DKA, Prizren: Po, ky është vendimi nga ministria, mirëpo në dosjen e tij, nuk janë./ tvklan.al

Me master në fizarmonike, por e skualifikojnë 3 herë në konkurrim

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Arsimi në shpartallim”/ Shkollat ende pa regjistra 9 javë pas fillimit të mësimit

Publikuar

-

Nga

“Arsimi në shpartallim”/ Shkollat ende pa regjistra 9 javë pas fillimit të mësimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon faktin që shkollat nuk janë paisur ende me regjistra, ndonëse ka 9 javë që ka filluar mësimi.

Sipas tij, kjo bëhet për të fshehur numrin e mungesave nga Covid, të mësuesve dhe nxënësve.

Shkollat pa rregjistrat baze!

Keshtu fshihet numri i mungesave nga covid19

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha.

Megjithse kane kaluar 9 jave nga fillimi i vitit asnje shkolle nuk eshte paisur me regjistrat shkollore,si dokumenti baze.

Mire tamponat vijne nga jashte po paisje me regjistra eshte gjeja me elementare.

Mos valle dhe keto do behen 3D qe te “pelcase” Gjermania nga inati.

Nuk eshte e rastesishme kjo.Keto fshehin numrin jashtezakonisht te larte te mungesave te nxenesve dhe te mesuesve.

Kur nuk dokumenton dijen,pranon injorancen dhe ushqen propoganden.

Heshtja sot,vret te ardhmen.

Respekte per ju,zeri i te vertetes ne kete kohe pandemie shendeti dhe politike.

Anonim se terbimi i tyre sot djeg dhe gurin.

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Laboratori në Malësinë e Madhe, 15 minuta për përgjigjen e Covid 19!

Publikuar

-

Nga

Denoncimi / Laboratori në Malësinë e Madhe, 15 minuta për përgjigjen e Covid 19!

Një laborator mjekësor në Malësinë e Madhe ka thyer rekord shqiptar, europian, madje edhe botëror, për nxjerrjen në kohë “rekord” të përgjigjes për Covid 19!

Për vetëm 15 minuta, ku laborator të jep në “dorë” dokumentin nëse ke apo jo virusin. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankuan disa emigrantë, të cilët, pasi kishin marrë këtë dokument dhe kishin kaluar në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë hasur probleme në vendet e tjera, pasi dokumenti ishte shumë i dyshimtë. Ata janë detyruar që të ribëjnë këto analiza në një vend tjetër për të kaluar nga njëri shtet në tjetër, ndërsa kërkuan ndihmën e Fiksit për të faktuar mashtrimin e këtij laboratori.

Një bashkëpunëtor i emisionit “Fiks Fare” shkoi në këtë laborator dhe kërkoi bërjen e tamponit. Fiksi shkoi në godinën e laboratorit “Euro Lab”, në qytetin e Koplikut, duke i kërkuar punonjëses se kërkon të bëjë tampon për Covid 19, për të kaluar në Mal të Zi. Punonjësit e laboratorit i thonë dakord dhe se përgjigjja del nga 15 deri në 20 minuta. Ato i marrin gjak dhe i thonë që duhet të vijë pas 15-20 minutash. Dhe, ky shërbim kushton vetëm 8 mijë lekë të vjetra. Pas çerek ore, bashkëpunëtori shkon sërish dhe merr përgjigjen me një fletë. Punonjësit i thonë se përgjigjja e analizës është gati dhe qytetari ka dalë negativ.

Në fakt, nga përgjigjja e analizës që mori Fiks Fare, rezulton se laboratori i ka bërë qytetarit një analizë PCR. Fiks Fare e dërgoi këtë dokument te disa mjekë dhe laborantë dhe morëm përgjigje se kjo analizë nuk është për Covid 19. Megjithatë, me këtë analizë, kalon në pikën e kalimit kufitar në Muriqan. Punonjësi i doganës i tha Fiksit se ky dokument vlen për 72 orë!

Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me numrin e telefonit të vendosur në fletën e analizave, ku e pyesin punonjësit nëse kjo analizë është për tampon ose jo. Punonjësi i thotë se bashkëpunojnë me një laborator të certifikuar dhe akredituar për analiza COVID nga Ministria e Shëndetësisë. Por, thotë se analiza që kanë bërë nuk është për COVID, megjithëse bashkëpunëtori i Fiks Fare i kërkoi analizë nëse e ka kaluar apo jo COVID-in.

Fiks Fare pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë për laboratorët e akredituar për bërjen e tamponëve dhe analizave për COVID. Sipas saj, në faqen e internetit të ministrisë janë publikuar laboratorët e akredituar dhe certifikuar, ndërsa nga verifikimi rezultoi se ky laborator nuk është në këtë listë. Fiksi iu drejtua edhe me një kërkesë zyrtare ISHP-së, ku mori përgjigje se analiza e kryer nga ky laborator nuk është për COVID 19.

***

Bisedë me punonjësit e Laboratorit në Malësinë e Madhe

Fiksi – Nuk e di, për Covidin bëjnë këta? Për me ik jashtë.

Qytetari – Po, po bëjnë.

Fiksi – Ore zgjat shumë…

Qytetari – 20!

Fiksi – Ëëë?

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Zbulohet shkolla ku mësuesi i dënuar luan kumar me nxënësit

LEXO EDHE:  Denoncim/ Leonard Olli: Njeriu i Taulant Ballës ndërton në Tiranë dy kate pa leje, policia dhe bashkia nuk reagojnë

Qytetari – 20 minuta.

Fiksi – Sa kushtonte?

Qytetari – 8 mijë lekë.

Fiksi – Dua të bëj një analizë për Covidin, desha me kalu për…

Punonjësja e laboratorit – Mal të Zi!

Fiksi – Mal të Zi.

Punonjësja e laboratorit – Edhe don me bë tamponin?!

Fiksi – Normale.

Punonjësja e laboratorit – Një sekondë, një sekondë.

Fiksi – Më fal, më fal.

Punonjësja e laboratorit – Ose ec futu se nuk ka gjë

Fiksi – Vallai me frikë e kam edhe tamponin dhe s’po di.

Punonjësja e laboratorit – Ça ke mo burrë?

Fiksi – Jo s’kam asnjë gjë unë i shkreti.

Punonjësja e laboratorit – Ça të frikëson ty te na?

Fiksi – Jo.

Punonjësja e laboratorit – Shiringat janë me një përdorim. Këtu me hy me maskë se nuk i dihet, gjë tjetër s’ka ça ndodh te na.

Fiksi – Sa vonon të lutem?

Punonjësja e laboratorit – Sa vonon, 20 minuta. 8 mijë lekë të vjetra ose 7 euro, si të duash.

Fiksi – S’është problem, 10. Veç për shpejtësi kam hallin, për gjë tjetër s’ka problem.

Punonjësja e laboratorit – Ke patent?

Fiksi – Kam patent.

Punonjësja e laboratorit – Se na duhet për dokument, se duhet më i ba se të kthejnë për Zotin.

Fiksi – Atë e di unë.

Punonjësja e laboratorit – Tani du kartën ose pasaportën dhe pagesën zotnis.

Fiksi – Po, po. (Fiksi i jep 10 mijë lekë të vjetra). Këtë 10 mijë lekë…

Punonjësi i laboratorit – Kam me të kthy 2 mijë.

Fiksi – Mos e vrit mendjen, kur vjen puna te… në rregull.

Punonjësja e laboratorit – Atëherë, gjithë të mirat.

Fiksi – Të vij pas 10 minutash ta marr?

Punonjësja e laboratorit – 20 minuta! Çerek ore, 20 minuta. Ne këtu na ke deri në 8 të darkës.

Pas 15 minutash…

Fiksi – Të marrim përgjigjen.

Qytetari 2 – Ta nxjerrin te dera. Ta nxjerr këtu, ta jep sa të dalë. Ka me vu firmën, vulën. Ai për hatër i bën për 30 sekonda, thotë sa më parë fiuuu. Tu ble letrën me lekë…

Fiksi – Më fal, doli ajo e imja se kam ardhur fiks për 20 minuta. A doli ajo e imja?

Punonjësja e laboratorit 2 – Si e ke emrin?

Fiksi – … e ajo.

(Punonjësi bën gati fletën e analizave)

Punonjësi i laboratorit – Emri yt?

Fiksi – Po.

Punonjësja e laboratorit – … dhe …

Fiksi – Shumë faleminderit.

Punonjësja e laboratorit – Respekte!

Fiksi – Fiks në orar kemi ardh.

Dogana e Hanit të Hotit

Fiksi – Deri sa kohë më ashtu kjo e tamponit?

Punonjësi i doganës – 72 orë.

Fiksi – 72 orë? Tani e bëra.

Punonjësi i doganës – 72 orë e ke.

Fiksi – E bërë në Koplik.

Punonjësi i doganës – Ëë?

Fiksi – Në Koplik e bëra.

Punonjësi i doganës – 72 orë e bëra.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Konflikti i interesit dhe korrupsioni i kryetarit të ri të Bashkisë së Vorës

Publikuar

-

Nga

Konflikti i interesit dhe korrupsioni i kryetarit të ri të Bashkisë së Vorës

“Stop” tregoi me fakte dy raste abuzimi me pasojat e tërmetit të vitit të kaluar në Vorë. Rasti i parë me pallatin nr. 8 në lagjen “Demokracia”, që u shpall i dëmtuar edhe pse nuk ishte i tillë.

Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me gllabërimin e 250 m2 truall ndaj biznesmenit Hamid Mema, edhe pse ky i fundit disponon të gjithë dokumentacionin.

Në gjithë këtë rrëmujë, posti i kryetarit të Bashkisë i kaloi biznesmenit Shefki Karamuça, pas dorëheqjeve të kryetarit Brahimaj dhe nënkryetares Laureta Omeri.

Shefki Karamuça ka qenë kryetar i Bashkisë Vorë në vitet 1999 deri në 2003-shin. Ai është larguar nga ky post nga votat e të majtës dhe për 16 vite Bashkia e Vorës është drejtuar nga PD-ja.

Në vitin 2015 ai shfaqet përsëri si këshilltar i LSI-së deri në vitin 2019. Befasisht më 25 Gusht të 2020, pas dorëheqjes së nënkryetares Vorë, Laureta Omeri, Karamuça merr postin e nënkryetarit.

Pas disa ditësh jep dorëheqjen edhe Hekuran Brahimaj dhe Karamuça vetëshpallet kryetar bashkie pa kaluar në Këshillin Bashkiak.

LEXO EDHE:  Denoncim/ Leonard Olli: Njeriu i Taulant Ballës ndërton në Tiranë dy kate pa leje, policia dhe bashkia nuk reagojnë

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Zbulohet shkolla ku mësuesi i dënuar luan kumar me nxënësit

Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuça, sapo mori postin, nisi të ndërtojë objektin e tij privat ngjitur me Bashkinë dhe sipas informacioneve ky objekt është pa leje. Veç kësaj, stafi i firmës private të Karamuçës, është punësuar në Bashkinë e Vorës.

Përveç përfshirjes në politikë, Shefki Karamuça njihet edhe si ndërtues. Figuron që stafi i firmës ndërtuese private që ai ka në pronësi është punësuar në Bashkinë e Vorës. Ky staf është aq i veçuar saqë ka marrë zyra me qira në objektin privat ndërtuar nga Karamuça. Thuhet gjithashtu se zyra e re e Karamuçës është në godinën e tij. I bie që kryetari i Bashkisë së Vorës i jep me qira vetes së vet ambientet e godinës private që ai ndërtoi sapo u bë kryetar.

“Stop” shkoi në godinën në pronësi të Karamuçës, vetëm pak metra të godinës së transferuar të Bashkisë së Vorës. Vetëm pak kohë para se Karamuça të merrte pozicionin e kryetarit të Bashkisë, godina ishte e pandërtuar./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE