LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumenti i shkarkimit/ Kadia: PD është e papjekur, Basha nuk ka bërë reformim

13 Nëntor 2020, 21:54, Politikë CNA
Dokumenti i shkarkimit/ Kadia: PD është e papjekur, Basha nuk ka

Besart Kadia, i cili mbante detyrën e sekretarit për Sipërmarrjen e Lirë dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar në PD, u emërua zv.ministër Financash dhe Ekonomie në qeverinë Rama.

Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha tentuan të gënjejnë publikun dhe nxorën një dokument me të cilin pretendonin se vërtetonin se Kadia nuk ishte më pjesë e PD.

Por CNA.al zbuloi se ky dokument ishte i rremë, pasi Kryesia e PD nuk kishte bërë asnjë mbledhje për të shkarkuar Besart Kadian nga posti si sekretar për Sipërmarrjen e Lirë.

Por duket se publikimin e këtij dokumenti nuk e ka pritur mirë as ekonomisti, i cili tha në emisionin ?Zonë e Lirë? se nuk ka qenë në dijeni për shkarkimin.

Ai tha se PD është e papjekur, ndërsa deklaroi se kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë reformim.

?Isha duke parë tv kur kam parë që kam qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Nuk kam asnjë funksion. Vece kam qenë sekretar për Sipërmarrjen e Lirë.

Letra për shkarkimin nga anëtarësia, tregon sesa e papjekur është PD si parti që dëshiron të qeverisë, tregon sesa joprofesionalë janë nëse nuk më dërgon mua një mesazh të paktën që je i shkarkuar. Kjo ka ndodhur para një viti për lëvizjen ?Alternativa?.

Unë kam patur ofertë dhe bashkëpunim me struktura të PD që më propozuan para një muaji për deputet të PD dhe më kanë kërkuar të dërgojë CV. por unë s?mund të çoj CV kur kam qenë në PD. Flas para një muaji, para një muaji e kam refuzuar se nuk më bën sens procesi 3000 veta për të nxjerrë 40. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ishte i palogjikshëm. Kryetari Lulzim Basha nuk mendoj se ka bërë ndonjë reformim të PD për të qenë atraktive?, theksoi ai./ CNA.al

Besart Kadia si emërim i parë i qeverisë Rama-Basha

Rama e emëroi zv.ministër/ Reagon PD: E shkarkuam Besart Kadian që në 2019-ën

Basha falsifikon aktet e Kryesisë së PD/ Shkarkimi i Besart Kadias vendim i rremë

Lajmet e fundit nga