LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi i përgjigjet ashpër Ramës/ Socialistët nuk janë dele, ke sjellë një çetë hajdutësh

13 Nëntor 2020, 16:07, Politikë CNA
Bardhi i përgjigjet ashpër Ramës/ Socialistët nuk janë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur deklaratave të Ramës ku nga Fieri ftoi demokratët të votonin PS-në.

Bardhi është shprehur se kryeministri Rama i ofron socialistëve trafikantë droge, vrasës për deputetë dhe për ministra u ofron të korruptuar apo dhe burrat e ish-grave.

Sipas Bardhit, kryeministri Rama që në momentin që ka ardhur në pushtet ka zbatuar një model fyes për socialistët duke mos i përfshirë kurrë në vendimmarrjen e partisë së tyre. Më tej Bardhi shkruan se për këtë arsye socialistët e ndershëm nuk do ta votojnë Edi Ramën në 25 prill.

Një orë fjalim përsëriti të njëjtat gënjeshtra, duke u shfaqur edhe njëherë si një Kryeministër i lodhur, i vjetëruar, pa ide dhe pa bilanc. Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër dhe 23 vjet në politikë nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.
Socialistëve u ofron PËR DEPUTETË trafikantë droge, trafikantë vajzash, vrasës, hajdutë; PËR MINISTRA u nxjerr disa të korruptuar, klientë të vetët, shoqet e gruas, burrat e ish-grave të veta e plot anonimë të tjerë personalë që nuk dinë ku bie dera e PS; PËR DREJTORË u çon një çetë hajdutësh e injorantësh.
Që kur ka ardhur në pushtet, ka zbatuar këtë model fyes për socialistët, duke mos i përfshirë kurrë ato në vendimmarrjen e partisë së tyre. Kjo është arsyeja pse socialistët, si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të të gjitha bindjeve politike, nuk do ta votojnë Edi Ramën.
Socialistët nuk janë dele që një mashtrues dhe besëprerë si Edi Rama t?i marrë ata zvarrë, duke i sakrifikuar që ai me bandën e vet të hajdutëve të mbushin xhepat. Socialistët e ndershëm e duan Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit, prandaj më 25 Prill do ta refuzojnë masivisht modelin e Komitetit të Hajdutëve të Rilindur”, shkruan Bardhi në facebook./ CNA.al

Lajmet e fundit nga