LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon "ping-pongu" i mëngjesit/ Basha i përgjigjet Ramës: Je një dështim i madh

12 Nëntor 2020, 09:05, Politikë CNA
Vijon "ping-pongu" i mëngjesit/ Basha i përgjigjet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama nëpërmjet një statusi në Twitter.

Basha ka shkruar se askush nuk e përtyp arrogancën fallso të Ramës dhe përsëritur dhe një herë se shëndetësia është në kolaps dhe se të sëmurët nuk kanë para për të blerë ilaçet.

?Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë. Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit?, ka shkruar Basha.

Pak më parë Rama shkroi në Twitter se një opozitë që nuk bëhet bashkë me shumicën në një kohë të tillë nuk i duhet as dreqit./CNA.al

Lajmet e fundit nga