Aktualitet
“Situata është e vështirë”/ Spahiu: Qytetarët nuk duhet të abuzojnë me mjekime të parakohshme

Deputetja socialiste, njëkohësisht edhe mjeke, Klodiana Spahiu, ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë dhe problemet me të cilat përballet shëndetësia dhe qytetarët.
Duke e cilësuar të vështirë situatën, Spahiu nuk pranon ta quajë katastrofë, por thotë se numri në rritje i rasteve ishte parashikuar.
“Është situatë shumë e vështirë, janë situata që ndodhin një herë në 100 vjet. Të thuash që jemi apo jo në katastrofë unë si mjeke nuk do të doja kurrë ta pranoja. Duhet ta shohim në aspekt tjetër, të dimë sa janë mundësitë e kapacitet tona. E vërtetë që numri është në rritje, krahasuar me dy- tri javë më parë, por ky trend do të vazhdojë. Ne i kishim parashikuar këto shifra, madje më të larta. Ne duhet të përpiqemi ta shohim si situatë që do ta përballojmë e do t’ia dalim”, tha ajo në një intervistë për “A2 CNN”.
Sipas Spahiut, Durrësi është qyteti i dytë pas Tiranës me numër më të lartë rastesh aktive. Ajo thotë se situata është shumë e vështirë për personelin, pacientët dhe familjarët, ndërsa shton se mirëkupton qytetarët dhe ankesat e tyre.
“Durrësi po përballet me numër të lartë rastesh, jemi qyteti i dytë pas Tiranës dhe fluksi është shumë i lartë, është situatë e vështirë për personelin, pacientët dhe familjarët. Unë si mjeke ndjehem në borxh karshi atyre që e vuajnë këtë situatë. Sporti është maksimal në lidhje me çfarë mund të shërbehet në spitale e çfarë ofron mjeku i familjes. 90% e rasteve kalohet në shtëpi, i mirëkuptoj qytetarët dhe ankesat e tyre. Situatat janë nga më të ndryshmet, por do të theksoja solidaritetin që duhet të na bashkojë të gjithëve. Ne do të dalim me paketë mbështetëse me familjet në nevojë dhe ata që kanë të sëmurë covid”, tha Klodiana Spahiu.
Por ajo që vëren Spahiu është abuzimi me fillimin e parakohshëm të mjekimit, i cili nuk jep efekt kur duhet, në ditën e 10 apo 11.
“Sipas të gjitha kritereve dhe protokolleve ne duhet të jemi të kujdesshëm në mjekim se kemi vënë re që ka abuzim të shtuar me rifillimin e parakohshëm të medikamenteve. Nëse i fillojmë përpara, efekti i tyre kur duhet në ditën e 10 e 11, nuk kanë më efekt. Nuk kemi pse të rëndohemi me receta të rënda jo vetëm ekonomikisht, por që nuk japin as efektin e duhur. Ajo që po ndodh është e dëmshme. Shpresoj që ta kemi kaluar situatën më të vështirë. Jam e lumtur për vaksinën dhe që u bëmë pjesë e Covax dhe atij projekti europian”, u shpreh ajo.
Ajo pranoi vonesat në përgjigjet e tamponëve dhe i quajti sfidë me Ministrinë e Shëndetësisë testet e shpejta, por shtoi se numri i testimeve është rritur krahasuar me disa muaj më parë.
“Ne duhet të pranojmë disa fakte të rëndësishme që para disa muajve ishim me 500 testime. Sot, jemi me 3 mijë, testet e shpejta, të gjitha këto janë sfida sidomos për Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjitha këto bëhen sipas udhëzimeve të Komitetit të Ekspertëve. Gjykojnë ata që përgatisin strategji për këtë punë ka pasur vonesa në përgjigjen e tamponëve”, u shpreh Klodiana Spahiu. CNA.al/
Lajme të Rekomanduara:

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...