LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e borxhit publik/ KLSH i kërkon “llogari” qeverisë: Ka devijime të buxhetit të vitit 2019

12 Nëntor 2020, 13:36, Aktualitet CNA
Rritja e borxhit publik/ KLSH i kërkon “llogari” qeverisë:

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, në raportimin e sotëm që ka bërë përpara Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ka pasur një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe pushtetit vendor për të disiplinuar administrimin e buxhetit të shtetit për vitin 2019.

Kreu i KLSH, në raportin e tij ka paraqitur disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet e institucionit që ai drejton prej vetëm pak muajsh. Shehu theksoj se KLSH ka konstatuar devijime materiale dhe cilësore të buxhetit të vitit 2019 në disa çështje apo zëra buxhetorë, të cilat administrohen nga organe apo pjesë të ndryshme të administratës.

Në lidhje me të ardhurat buxhetore, Shehu tha se këtë vit ka pasur të ardhura më të mëdha krahasuar se një vit më parë, por në lidhje me debitin nuk ka një raportim të saktë dhe real të situatës buxhetore.

Ndërkaq, në lidhje me çështjen kyçe të debatit publik, që është çështja e PPP-ve apo pagesat që qeveria i bën subjekteve që ka lidhur akte koncensionare, Shehu tha se niveli i pagesave është  3.27%, pra brenda kufirit ligjor të këtyre pagesave në vit.

Shehu, më pas ka deklaruar se deficiti ka pësuar devijime sa i përket financimeve të brendshme apo të huaja. Këto kanë sjellë një nivel deficiti që nuk është real. KLSH rekomandon marrjen e masave që do të favorizonin këto devijime, që rrisin nivelin e borxhit publik dhe sjellin një risk të shtuar në menaxhimin e të ardhurave, kjo të merret në konsideratë në buxhetin e ri.

?Ulja në shërbimin e borxhit i atribuohet kryesisht uljes së komisioneve të huamarrjes së jashtme në krahasim me vitin e kaluar me rreth 2.4 miliard lekë. Kjo për arsye se gjatë vitit 2018, u realizua emetimi dhe blerja mbrapsht e transaksioneve të lidhura me Eurobondin që u shoqëruan me kostot atipike përkatëse të ndërmjetësimit dhe të primit të paguar. Megjithatë, shpenzimet e interesit në raport me një vit më parë për borxhin e jashtëm kanë ardhur në rritje me rreth 1.3 miliard lekë, e kushtëzuar nga kostot më të larta të huamarrjes drejt institucioneve ndërkombëtare dhe huamarrje të tjera të jashtme?, thuhet në raportin e KLSH-së.

Kryetari i institucionit që menaxhon zbatimin dhe disiplinimin e buxhetit raportoi se ka vijuar një performancë jo e rregullt në marrëdhënien e organeve shtetërore me thesarin e shtetit, ku mjaft kontrata apo pagesa raportohen me vonësë. ?63% e kontratave janë në tejkalim të afatit ligjor?, tha Shehu.

Në lidhje me shpenzimet korente, kreu i KLSH-së tha se ka një nivel prej 85% të realizimit, kurse për shpenzimet kapitale, pra për investimet, Shehu tha se shpesh angazhohen investime pa pasur lek në arkën e shtetit, gjë që ka krijuar mundësinë e rritjes apo krijimit të borxhit të ri.

Shehu tha se ka një monitorim të pamjaftueshëm nga Ministria Financave, pasi tek shpenzimet buxhetore nuk raportohen vendimet gjyqësore si shpenzime buxhetore. Kjo krijon kushte për akumulimin e kamatëvonesave.

Detyrimet e prapambetura në këtë aspekt janë 3946 milionë lekë. KLSH kërkon të trajtohen përgjegjësitë për këtë çështje. Në lidhje me borxhin publik, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit tha se nuk janë vendosur kufizime për borxhin dhe jep mundësi për rritjen e tij. Kjo ka vijuar edhe në aktet normative, e sipas tij huaja ka sjellë një tejkalim të planit. Sipas ministrisë së Financave borxhi është në nivelin e 75.9%, por sipas KLSH borxhi ka ardhur në rritje si pasojë e shtesës së huamarrjes.

?Sipas llogarisë 486 në sistemin e thesarit, stoku i detyrimeve të prapambetura më datën 31.12.2019 është 17,279 milion lekë, nga të cilat 8,372 milion lekë i përkasin njësive të qeverisjes qendrore dhe 8,907 milion lekë njësive të vetëqeverisjes vendore?, tha Shehu.

Stoku paraqitet i nënvlerësuar dhe detyrimet e reja kapin shumën e 49 milionë eurove, ku në krye është sektori energjetik, më pas pushteti vendor dhe ujësjellës kanalizime.

KLSH, konstaton një numër të lartë rishikimesh të fondeve buxhetore përfshirë këtu 1169 projekte për investime me financim të brendshëm, me një ndryshim buxheti neto prej 4.13 miliard lekë. Kërkesat për rialokime fondesh, sipas SIFQ janë bërë nga 612 njësi ekonomike. Ky fenomen vihet re i përhapur edhe në projektet e njësive të qeverisjes vendore ku rezultojnë rialokime për rreth 1500 kode projektesh me financim të fondeve të veta nga rreth 100 njësi: bashki dhe njësitë e tyre varësisë.

?KLSH, konstaton një numër të lartë rishikimesh të fondeve buxhetore përfshirë këtu 1169 projekte për investime me financim të brendshëm, me një ndryshim buxheti neto prej 4.13 miliard lekë. Kërkesat për rialokime fondesh, sipas SIFQ janë bërë nga 612 njësi ekonomike. Ky fenomen vihet re i përhapur edhe në projektet e njësive të qeverisjes vendore ku rezultojnë rialokime për rreth 1500 kode projektesh me financim të fondeve të veta nga rreth 100 njësi: bashki dhe njësitë e tyre varësisë?, tha kryekontrollori i financave shqiptare.

Raporti i KLSH mbi buxhetin faktik të 2019-ës është i plotë dhe është dorëzuar në Kuvend, i cili më pas do të shikohet me detaje për të nxjerrë zëra të veçantë. Në komision kanë nisur diskutimet ku palët po e komentojnë sipas pikëpamjeve politike të tyre. CNA.al/ 

 

Lajmet e fundit nga