LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama publikon videon brenda COVID 2/ Lehaqeniet e opozitarizmit të shohin realitetin!

12 Nëntor 2020, 07:41, Politikë CNA
Rama publikon videon brenda COVID 2/ Lehaqeniet e opozitarizmit të shohin

Kryeministri EdiRama i është përgjigjur me video, akuzave të opozitës sebrenda spitaleve COVID nuk ka kapacitete pasi janë ezauruar të gjithë shtretërit me pacientë.

Rama ka publikuar një video nga spitali “Shefqet Ndroqi” që ndryshe njihet si COVID 2. Kreu i qeverisë shkruan se edhe pse s’duan opozitarët realiteti i spitaleve është a që shihet në video.

“Mirëmëngjes dhe duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të ekskluzives, nga spitali Covid 2, në Sanatoriumin e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama.

Drejtori i Spitalit Shefqet Ndroqi, Perlat Kapisizy, tha se në këtë spital ka edhe 30 shtretër kurse gjithsej janë 170 të shtruar deri më tani.

“Është një staf 470 punonjësish ku punojnë çdo ditë me ndërgjegje.As në ëndërr se kam menduar që do vijnë respiratore të tillë duke filluar që nga respiratorët donacion poor edhe ato të ardhur si rezultat i ndërhyrjes së qeverisë. Aktualisht kemi rreth 170 të shtruar, pra janë dhe 30 shtretër të lirë të cilët mund të përdoren. Kanë ardhur edhe monitorë jo vetëm respiratorë”, tha mjeku./CNA.al

Lajmet e fundit nga