LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngeci në Vettingun parlamentar/ Granit Shahu nën “ethe” nga KPK

12 Nëntor 2020, 10:02, Vetingu CNA

CNA.al e ka ndjekur hap pas hapi procesin e Vettingut, që prej fillimit.

Pa dallim gjyqtarë dhe prokurorë që i janë nënshtruar Vettingut apo presin përballjen, kanë kaluar në filtrin e CNA.al.
Bazuar mbi të kaluarën e tyre profesionale, në integritetin e tyre apo edhe në aspektin e pasurisë, si tre kriteret mbi të cilat heton Vettingu.
Granit Shahu, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë që prej një viti po hetohet nga Vettingu.

Pasi ngeci në Vettingun parlamentar, në vitin 2017, Shahu do të përballet me Vettingun e drejtësisë. Kujtojmë se në kohën kur kandidoi për t?u zgjedhur si i përkohshëm në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Shahu nuk arriti të tejkalonte Komisionin e Ligjeve
Me 15 dhjetor 2017, Bledi Çuçi, nga Komisioni i Ligjev, ndërsa ka prezantuar raportin e komisionit për kandidatët për kryeprokuror të Pergjithshëm, ka treguar edhe arsyet se përse u skualifikua prokurori Granit Shahu, i cili ndër vite ka psur në duar edhe ?dosje të nxehta?.

?Nuk përmbush kushtin e vjetërsisë me pasjen e jo më pak se 15 vjet përvojë pune si prokuror. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore sa i përket integritetit moral dhe professional. Për më tepër shikoni përgjigjet e ardhura nga dy institucionet përkatëse, nga ILDKP dhe nga Autoriteti i Dosjeve?, kështu ka deklaruar Çuçi, gjatë prezantimit të raportit.

Por prokurori Shahu ka mohuar të ketë qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

?Relatori ku është shprehur në raportin përfundimtar referon për autoritetin e dosjeve në lidhje me emrin tim, dua të sqaroj gjithë opinionin se autoriteti i dosjeve ka objekt të vet punën e ish-sigurimit të shtetit para viteve ?90 e përpara për punën e sigurimit të shtetit. Kohë në të cilën unë kam qenë a s?kam qenë 16 vjeç?, ka arsyetuar prokurori Shahu, në vitin 2017.

Më vonë në raportin përfundimtar, është hequr pjesa e lidhjes me sigurimin e shtetit dhe si problematika janë evidentuar pasuria, integriteti profesional dhe mosplotësimi i viteve të punës.

Këto janë kritere mbi të cilat pritet të hedhë dritë Vettingu. Mos kualifikimi ka bërë që prokurori Granit Shahu të hedhë dyshime në atë për një proces fiktiv ku prokurori i Pëërgjithshëm i përkohshëm ishte vendosur para se të hyjë në garë.

Madje Shahu pati paralajmëruar se do ti drejtohej Gjykatës, por një gjë e tillë duket se nuk ka ndodhur.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e prokurorit Granit Shahu dhe ditët në vijim do të ndalet dhe në aspektin profesional, në lidhje me dosjet që ka pasur në duar.

Ai rezulton pronar i një banese me sipërfaaqe 105 m2, që kushton 3.6 milion lekë, të cilën deklaronte se e ka blerë me kursine dhe me kredi prej 26 000 dollarë.

Prokurori Shahu preferon makinat e shtrenjta, të cilat i ka ndërruar njëra pas tjetrës, duke filluar me një BMV X5, që sipas tij ka kushtuar 990 000 lekë. Pasi ka shitur X5, ka blerë një Range Rover me vlerë 2 000 000 lekë, që më pas e ka shitur 27 000 euro, për të blerë një Ford Fiesta me vlerë 13 500 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga