Connect with Us

“Lyl ke shkelur rregullat e sëmundjes”/ Braçe: Basha nuk dëgjohet asnjë moment

Aktualitet

“Lyl ke shkelur rregullat e sëmundjes”/ Braçe: Basha nuk dëgjohet asnjë moment

Publikuar

-

Organizimi i Ermal Mamaqit/ Braçe: Krim, policia mos bëj sikur nuk sheh

Zv.kryeministri Erion Braçe publikon një video të një mitingu të mbajtur nga kreu i PD Lulzim Basha në datë 30 maj 2020, në mes të pandemisë së Covid-19, kur këto aktivitete ishin të ndaluara.

Braçe shkruan se këto aktivitete nuk bëheshin në asnjë vend të Europës, ndërsa Basha i bënte në Shqipëri.

Sipas zv.kryeministrit, Basha ka thyer ligjet dhe ka shkelur brutalisht rregullat e sëmundjes.

“E I MBARUAR LYL, I MBARUAR! TI NUK DEGJOHESH NE ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE VITIT! Por urdhero; 6 MUAJ ME PARE-30 MAJ, TI BEJE MITINGJE E THOJE FIKS KETO; Ne mes te #PANDEMISE, mitingjet ndaloheshin me ligj, konsideroheshin burim i forte infektimi, ndeshkoheshin si krim!

Nuk kishte udheheqes ne Evrope qe bente si ti, fliste si ti; Kudo, te tillet si ti, ndeshkoheshin, nuk faleshin sic u fale ti! Ke qe ne shkurt qe ben vec kete; Llallalllalla lart e poshte duke thyer ligje e shkelur brutalisht rregullat e semundjes; Shembull i lig e banal me idene kriminale se sa me shume te infektohen e sa me shume te humbin jeten, aq me shpejt kap ti karrigen e pushtetit perseri e perseri! Per ty shqiptaret duhen te semure ne fillim, te pajete sa me shpejt;

Ndryshe ti nuk ke cu thua, nuk ke cu jep, vec fjalise me idiote tipike per ty ama:

LEXO EDHE:  Rama i bën sërish ftesë Bashës/ Pendohet dhe fshin postimin

JU INFEKTON QEVERIA! Ndaj ti nuk degjohesh, asnje minute, asnje ore, asnje dite, sot e mot! Bej ndonje pune Lyl, bej ndonje pune”, shkruan Braçe. CNA.al/

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Foto/ Plagosja me armë zjarri në mes të Korçës, zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet I.Q 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jasht  rrezikut për jetën.

Ndërkaq vijon puna për kapjen e autorëve.

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 7, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Publikuar

-

Nga

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të vjetër.

I plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE